• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dëbimi i diplomatëve rusë/ Eshtë ftohtë, por është kohë e kthjellët

by S M
26/03/2018 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shqipëria vendosi të hënën dëbimin e dy diplomatëve rusë, me një lëvizje surprizë, e cila krijoi habi dhe ngritje supesh në ambjentin shqiptar. Megjithatë gjithçka u bë më e qartë, kur u mësua se një një numër vendesh anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Republikën Çeke, Finlandën, Gjermanine, Danimarkën, Suedinë, Lituaninë, Letoninë dhe Holandën, kishin ndërmarrë të njëjtin gjest ndaj diplomatëve rusë. Këto lëvizje vijnë si pjesë e një veprimi ndërkombëtar që përfshin edhe SHBA e Kanadanë, pas helmimit me lëndë helmuese luftarake, të ish-agjentit rus Skripal dhe vajzës së tij në Britani pak javë më parë.

Vendimi shqiptar për të larguar si “persona non grata” sekretarin e parë të ambasadës ruse dhe atasheun ushtarak, shihet si një gjest konkret i Shqipërisë për t’ju bashkuar dënimit ndërkombëtar ndaj helmimit të Skripal. Edhe përzgjedhja e dy diplomatëve në fjalë duket jo rastësore, nga momenti që bëhet fjalë për dy poste diplomatike që shpesh kanë të bëjnë me sferën e shërbimeve.

Shpallja non grata e diplomatëve rusë pritet të sjellë natyrshëm të njëjtin reagim nga pala ruse, e cila i ka tashmë të gatshme listat e diplomatëve britanikë dhe amerikanë që do të përzërë nga Moska apo konsullata të tjera të huaja në tokën ruse. Helmimi i Skripal erdhi në një fazë delikate të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, teksa në SHBA vijon i fortë debati për rolin rus në zgjedhjet e fundit presidenciale, kurse në vendet e tjera të Europës Perëndimore po diskutohet çeshtja e sanksioneve që lidhen me aneksimin e Krimesë, por edhe situatën e të drejtave të njeriut e zgjedhjet e lira. Pak ditë më parë presidenti Putin u rikonfirmua në zgjedhje me rreth 76% të votave, një shifër kjo bën të rrudhen shumë buzë në Perëndim.

Roli i Shqipërisë në këtë ashpërsim global të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit është thjesht simbolik. Qëndrimi rus ndaj vendit tonë ka qenë tradicionalisht i influencuar nga miqësia tradicionale ruso-serbe, e kjo ka bërë që pala ruse të shprehet më shumë se një herë me tone të ashpra ndaj Tiranës zyrtare, përfshirë qeverinë aktuale dhe kryeministrin Rama, siç ndodhi pas zhvillimeve në Maqedoni.

Megjithatë bie në sy fakti se kur bëhet fjalë për dëbimin e diplomatëve, Shqipëria ia ka kaluar edhe disa prej vendeve baltike, historikisht në konflikt me Rusinë fqinje. Kur merr parasysh numrin e vogël të diplomatëve që ne kemi në një vend si Rusia, përzënia e dy diplomatëve rusë, e pasuar nga një gjest simetrik i ministrisë së jashtme ruse, do ta linte praktikisht bosh ambasadën tonë në Moskë. Megjithatë kjo është kostoja reale e të bërit pjesë në një organiztë si Nato apo edhe si një vend në orbitën e BE.

Duke ju bashkuar një reagimi të caktuar ndaj Rusisë, nuk kemi humbur një aleat. Thjesht kemi ngritur zërin tonë të vogël ndaj një shteti që sa herë ka qenë për të ngritur dorën në tryezat ndërkombëtare, ka votuar kundër shqiptarëve. Eshtë ftohtë, por është kohë e kthjellët. Ky është përcaktimi që i shkon për shtat asaj që sapo ka ndodhur mes nesh dhe palës ruse.

Next Post
FOTOT / Bashkia nis rikonstruksionin e një tjetër rruge në kryeqytet, fund baltës dhe pluhurit

FOTOT / Bashkia nis rikonstruksionin e një tjetër rruge në kryeqytet, fund baltës dhe pluhurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In