• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Debati me Turqinë/ Liderët evropianë i tregojnë “dhëmbët” Erdoganit

by Java News
13/03/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa liderë evropianë kanë kritikuar Turqinë në kuadër të kontradiktës që pasoi përpjekjet e qeverisë turke për të zhvilluar mitingje në vendet evropiane. Presidenti turk Taip Rexhep Erdogan akuzoi Gjermaninë dhe Holandën si nazistë, pasi këto vende bllokuan përpjekjet turke.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se komentet e Erdogan ishin të papranueshme, pasi nuk mund të akuzohet si nazist një vend që u bombardua nga nazistët në luftë. Rute shtoi se nëse Turqia vazhdon në rrugën e saj, Holanda do të konsiderojë përgjigjen.

Në të njëjtin kuadër, ministri i jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel tha se shpreson që Turqia të ndryshojë qëndrim, ndërsa  kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, shtyu një takim të planifikuar me Erdogan, pasi tha se parimet e demokracisë janë të kërcënuara në Turqi. Rasmusen shtoi se e shtyu takimin, sepse ai nuk mund të zhvillohej i ndarë nga situata e krijuar pas sulmeve verbale turke ndaj Holandës.

Qëllimi i mitingjeve të organizuara nga qeveria turke ishte që të nxisnin turqit që jetojnë në Evropë që të votojnë për të mbështetur referendumin që zgjeron fuqitë e presidentit. Por mitingjet e planifikuara në Gjermani, Austri dhe Holandë u ndaluan nga autoritetet vendase që e justifikuan këtë me shqetësime për sigurinë dhe rritje tensionesh.

Megjithatë, ministri gjerman i brendshëm Thomas de Maiziere u tregua mjaft i qartë dhe tha se fushat zgjedhore turke nuk ka punë në Gjermani. Me referendumin e 16 prillit, Turqia do të vendosë nëse do të kthehet në një republikë presidenciale duke i dhënë Erdoganit superfuqi.

Miliona turq jetojnë jashtë vendit dhe qeveria kërkon që të marrë votat e tyre. Por duket se Ankaraja nuk kishte llogaritur reagimin e vendeve perëndimore që ndaluan mitingjet, diçka që zemëroi tej mase presidentit Erdogan.

ma.me

Next Post
VIDEO e aksidentit spektakolar, makina fluturon në çatinë e banesës

VIDEO e aksidentit spektakolar, makina fluturon në çatinë e banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In