Gjekmarkaj tha se partitë e krijuara nga Patozi dhe Topalli janë në aleancë me kryeministrin Rama, edhe përtej këtij fakti, kandidati për deputet shtoi se ai nuk i ka sulmuar. Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Topalli, e cila tha se emri i saj është përdorur nga Gjekmarkajt, në takimet elektorale që ka pasur ky i fundit.
Pjesë e debatit:
Agron Gjekmarkaj: Edhe pse keni zgjedhur të jeni aleat me Edi Ramën unë s’ju kam sulmuar.
Jozefina Topalli: Bën mirë që shkon nëpër katunde apo për shtëpia.
Agron Gjekmarkaj: Nuk ju kam zënë kurrë me gojë. Të kërkoj falje publikisht nëse unë të kam përmendur.
Jozefina Topalli: Ky është bërë shoqëruesi i dytë i Lulit. Pra problemi është çdo bëhet, do e injorojmë.
Agron Gjekmarkaj: Është një diskutim folklorik banal. Kjo më thotë ma ke zënë emrin në fushatë, kurrë s’ja kam zënë me gojë.
Jozefina Topalli: Pse skuqesh?
Agron Gjekmarkaj: I kuq jam nga natyra, sepse kam alergji nga këto që thoni ju.