• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati PS-PD mbi ekonominë, Ahmetaj: Paketa e opozitës shkatërron Shqipërinë, e çon borxhin 115%

by Java News
06/06/2017 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Top Story” organizoi për herë të parë në këtë fushatë një debat midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mbi ekonominë. Cilat janë ofertat, avantazhet dhe disavantazhet e njërës palë dhe tjetrës.

Të ftuar në studio ishin Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave, Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Agron Shehaj, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë dhe Dorian Teliti, kandidat për deputet i PD-së në listën e Tiranës.

Arben Ahmetaj e konsideroi paketën e opozitës si “joserioze”. “Nuk duhet debatuar fare sepse e shkatërron Shqipërinë, e çon borxhin 115%. Spiranca kryesore e programit tonë është ulja e borxhit në 60%”, deklaroi Ahmetaj.

Agron Shehaj u përgjigj se mazhoranca duhet të japë llogari për 4 vitet e qeverisjes: “Pas premtimeve që bënë, të japin përgjigje se çfarë bënë këto 4 vite e më pas të flasin se çfarë do të bëjnë në 4 vitet e ardhshme. Kanë ikur 280 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe flitet për sukses. Nuk e kuptoj se me çfarë kurajoje kërkojnë mandat të dytë”.

Ndërkohë, Erion Braçe theksoi se “shqiptarët e dinë kush e ka rrënuar ekonominë dhe kush e ka ringritur”.

“Shumë kompani “rating”-u thonë gjëra të tjera nga ato që dëgjuam këtu në studio”, tha Braçe.

Dorian Teliti nënvizoi se varfëria ka pllakosur për pjesën dërrmuese të shqiptarëve.

“Falimenti shihet në të gjitha rrethinat e Tiranës dhe në qytetet ku ka pllakosur varfëria. Këtë e thonë punëtorët dhe biznesmenët e vegjël. Nuk ka pllakosur për 100% të shqiptarëve, por për pjesën dërrmuese të tyre. Republika e Re ka për objektiv të bëjë reforma strukturore. Filozofia jonë është ajo e uljes së taksave. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë nivel taksimi më të ulët se ne dhe mblidhen më shumë taksa. Ne do e bëjmë të mundur këtë duke ua kthyer paratë qytetarëve dhe biznesit”, deklaroi Teliti./TCH

a.ç

Next Post
VIDEO/Ja si mund ta largoni erën e keqe të gojës

VIDEO/Ja si mund ta largoni erën e keqe të gojës

Comments 5

  1. Mondi says:
    9 years ago

    si gjithmone opozita ska patur ndonjehere programe serioz per ekonomine apo per Shqiperine, sa here kane patur pushtetin gjithmone e kane cuar ekonomine ne zero, kane fytyre dhe flasin sikur cfare kane bere ne 20 e kusur vite vecse shkaterrimit asgje tjeter skane sjelle

    Reply
  2. Fatri says:
    9 years ago

    Bravo Ahmetajt per punen dinjitoze ne kryr te financave, pavaresisht sulmeve politike ekonomia shqiptare ka nje permiresim te ndjeshem gje qe vleresohet dhe nga institucionet prestigjoze. Sa per opozite me keto programet gjasme me afer shtresave ne nevoje jane nje mashtrim i radhes.

    Reply
  3. Rona says:
    9 years ago

    Programi PD nje program medioker, fundja e kane treguar veten sesa te afte jane ne mbajtjen e fjales, ne ter ato vite pushtet skane deshmuar se dine te bejne ndonje gje perse mbari. Do i kthejme parate qytetareve, bizneseve… jane llafe qe sbesoj se ka ngel njeri se i beson me.

    Reply
  4. Rona says:
    9 years ago

    Suksese gjigand, nje bravo per punen e pa lodhour…

    Reply
  5. petriti says:
    9 years ago

    paketa e opozites nuk esht serioze

    Reply

Leave a Reply to Rona Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com