• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Debati për testimet vijon kudo”, reagojnë ekspertët: Strategjia jonë, sipas OBSH

by A R
07/04/2020 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i ngritur në bazë të ligjit “për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, për infeksionin e përhapur nga koronavirusi i ri, ka dalë me një deklaratë pas kërkesave të shumta të opozitës për rritjen e testimeve për COVID-19.

Ky komitet deklaron se “nuk gjen asnjë arsye për ta rikonsideruar strategjinë” dhe se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive.

DEKLARATA E PLOTË

Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga intensifikimi i debatit publik mbi numrin e testimeve që është duke kryer Shqipëria, në kuadër të luftës kundër Covid19, dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë:

Strategjia e testimit për Covid-19 bazohet në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSH për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Debati mbi testet për Covid 19, mbi sasinë e testeve që kryhen, mbi rezultatet e një modeli apo një modeli tjetër, është një debat i cili vazhdon të zhvillohet në mbarë botën dhe ka opinione e qasje nga më të ndryshmet.

Përgjegjësia e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhitin e transmetimit të infeksionit. Një strategji që, duke u nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar.

Detyra funksionale e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të udhëzojë dhe të kërkojë mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, me qëllim zbatimin rigoroz të një strategjie të përcaktuar qartë, të luftës kundër Covid19 në tërësinë e saj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente.

Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar Planin tonë të paracaktuar Strategjik.
Ne kemi një lutje për të gjitha burimet e informimit, si dhe të gjithë aktorët dhe faktorë publikë, që të sigurohen që opinionet e tyre joprofesionale, apo profesionalisht të palidhura drejtpërdrejt me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të mos krijojnë konfuzion, të hapin shtigje për hamendësime dhe gjykime të gabuara nga ana e opinionit publik, mbi punën tonë.

E fundit, të gjithë ne mendojmë se të gjithë së bashku duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne jemi tejet të inkurajuar mbi rezultatet e arritura deri më sot, dhe nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se në mungesë të masave që kemi marrë dhe strategjisë që kemi ndjekur, do të gjendeshim në kushtet e kolapsit të plotë të sistemit tonë shëndetësor.

Fakti që sistemi ynë Shëndetësor nuk gjendet në asnjë lloj presioni, si rezultat i daljes jashtë kontrolli të Covid19 – ashtu siç nuk ka edhe asnjë arsye që të flemë mbi dafina – nuk përbën arsye për të neglizhuar kur flitet për shumëçka, por nga ana tjetër harrohet ky fakt thelbësor.

Duke ndjerë përgjegjësinë kolosale të detyrës që secili prej nesh ka, në kushtet kur e gjithë bota, të gjitha shtetet, pavarësisht shkallës së zhvillimit, gjenden çdo ditë përballë dilemash jo të vogla në raport me qasjen ndaj Covid19, Komiteti Teknik i Ekspertëve siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se udhërrëfyesi ynë i vetëm, është ndërgjegja jonë profesionale.

Next Post
Pacientët në trajtim intensiv, pamje të rënda nga spitali në Francë

Pacientët në trajtim intensiv, pamje të rënda nga spitali në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In