• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për testimet/ Kryeministri Rama: Faktet e deritanishme i japin të drejtë vetëm ekspertëve!

by Java News
27/04/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se çështja e testimeve i përket ekspertëve dhe deri tani ai nuk ka dyshime se rezultatet janë pozitive.

Rama thotë se testimet janë vetëm çështje e ekspertëve kurse të tjerët filluar nga ai vetë janë si ata tifozët në stadium që i thërrasin dhe i japin këshilla lojtarëve apo trajnerëve.

Për më tej ai tha se faktet deri tani i japin të drejtë ekspertëve dhe nuk janë testimet ato që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

Nga ana tjetër Zaloshnja thekson se me rihapjen do të rritet numri i të infektuarve, pra probabiliteti është i madh që të rritet kjo por nga ana tjetër me rritjen e të infektuarve veç rritjes së testimeve duhet të rritet edhe personeli shëndetësor. Të paktën sipas Zaloshnjës këtë po bëjnë vendet më të mëdha.

DEBATI NË REAL STORY

EDI RAMA: është një debat i cili është humbje kohe përtej debatit të brendshëm në tryezën e ekspertëve. Të gjithë të tjerët nuk bëjmë asgjë tjetër bëjmë hipoteza tifozësh kur përgatisin një ndeshje në imagjinatën e tyre apo kur i japin këshilla nga shkallët lojtarëve apo trajnerit.

Ajo që ka më shumë bazë është rezultatin e ndeshjes. Rezultati është shumë pozitiv. Numri i të vdekurve është shumë pak po t’i shohësh me sa mund të ishin nëse nuk do kishim bërë këto.

Kemi një sistem shëndetësor tërësisht i relaksuar me ngarkesën në krahasim me sistemet e tjera. Këto të dyja e matin ndeshjen.

Testimet janë debat dhe çështje e ekspertëve. Ata kanë treguar me fakte që kanë të drejtë dhe nuk kam pse dyshoj tek strategjia e tyre.

Unë e thashë dhe do e them që kjo nuk është çështje as e publikut, as e gazetarëve, as e politikanëve por e atyre që udhëheqin betejën në vijën e zjarrit dhe bëjnë strategjinë e kësaj lufte. Kur rezultatet janë ato që përcaktojnë suksesin në kohë. Sa kemi të shtruar, sa në gjendje të rëndë, sa humbje jete janë në favor të tyre dhe unë u heq kapelen.

EDUART ZALOSHNJA: Deri të premten mesatarja e testesve ka qenë në 230 në ditë. Kjo në kushtet kur numri i atyre që kanë biznese pak dhe ndryshon puna.

Kurse sot kur ka njerëz në rrugë dhe bizneset hapen rritet nevoja për testime, jo testime altapeda, por testim, gjurmim, izolim.

Kur dikush ishte probabiliteti të kishte pak të infektuar, tani rritet. Nuk kërkohet testime më shumë por personel më shumë.

Personeli që do gjurmojë këto raste. Themi vetëizolim, vetëkarantinim por a shkon ai tek komshiu tek kushëriri. Edhe vendet që po hapen po shtojnë personelin. Prandaj po kërkojnë staf më shumë, personel më shumë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

November 23, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Siguracioni i makinave drejt shtrenjtimit? TPL mund të rritet nga 220 në 400 euro në vit, çfarë parashikon ligji i ri

November 23, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

November 23, 2026
“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

November 23, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

November 23, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

November 23, 2026
“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

November 23, 2026
Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

November 23, 2026
“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

November 23, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Kujdes, po vjen një javë e pazakontë! Meri Shehu paralajmëron kthesa të forta nga Hëna e Re

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In