• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për tabelat në greqisht, Rama përmend Kanunin dhe…

by Java News
06/05/2019 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për çështjen e tabelave në greqisht në jug të vendit, pranë zonave ku banon minoriteti grek.

Gjatë prezantimit të aplikacionit “Ambasada ime”, Rama tha se tabelat u hoqën pasi ishin jashtë kriterëve dhe se deri të premten do të rivendosen nga ARRSH në bazë të legjislacionit shqiptar. Ai komentoi dhe deklaratat e ndryshme dhe kritikat në drejtim të qeverisë, si dhe marrëveshjen me Greqinë.

“Për ne diplomacia ka pasur dy shtylla. Nga njëra anë nevojën për t’i dhënë një dinamikë të re politikës sonë të jashtme dhe një rol të ri Shqipërisë në rajon dhe nga tjetër për ta bërë shërbimin tonë më eficient për qytetarët tanë.
Qeveria jonë ka filluar dhe ka mbyllur negociatat me 7 vende për pensionet e shqiptarëve që punojnë jashtë vendit dhe ndërkohë po vijojmë negociatat me vendet e tjera duke marrë parasysh dhe vështirësinë.

Për Greqinë, dua të them se sa rëndësi ka procesi dhe se sa shumë është bërë për ta dinamizuar këtë marrëdhënie duke adresuar probleme të vjetra dhe duke bërë çmos që ato të mos rishfaqen si të reja si shkak i arsyes së mosarsyes politike. Dy gjëra dua të sjell, nga njëra anë marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar, tradhtar ne këtej, tradhtarë ata andej domethënë që procesi po shkon si duhet pasi nuk ka mundësi që të dyja palët të kenë tradhtuar. Përkundrazi të dyja palët po kërkojnë rrugën e zgjedhjes.
Para pak ditësh u ngrit një tjetër furtunë, u ngrit këtu, vazhdoi andej për disa tabela rrugore të vendosura pranë një zone me shumicë minoritare. U tha, ç’nuk u tha këtej, u pasua andej gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, ndërkohë që është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën sepse kishin lidhje me minoritetin por se ishin jashtë kritereve teknike dhe pa marrë parasysh parametrat e sigurisë, duke shmangur nevojën e një leje që do evitonte këto. Nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do të fillojnë të vendosen dhe deri të premten do jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH mbi bazën e legjislacionit në fuqi”, deklaroi kryeministri.

Atyre që patën kritika për tabelat në greqisht, Rama iu kujtoi kanunin.

“Të gjithë atyre që bëjnë patriotin, apo ultra atdhetarin duke vënë kujën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet dhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për Europën flasim edhe për këtë. Përveç se për traditën tonë të respektit reciprok dhe të trajtimit të barabartë të kujtdo, pavarësisht kombësisë që jeton në këtë shtëpi. Kush do të bëjë vota dhe propagandë më këtë lloj politike le të vazhdojë por kur nuk do të arrijë të kthejë mbrapsht rrugën e një tradite që është e shënuar që në kanunin tonë dhe është e shënuar në Kushtetutën tonë”, u shpreh kreu i qeverisë.

/a.rada

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja parashikimi gjatë datave 6-12 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In