• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për Portin e Durrësit, Balluku-opozitës: Për akuzat me Vuçiçëra dhe Serbira, ju flet Frojdi…

by A R
09/11/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në debatin për portin e Durrësit gjatë seancës plenare në Kuvend është përfshirë edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Ajo u shpreh se Durrësi do të bëhet një nga polet turistike më të rëndësishme të Europës dhe do të ketë portin komercial më modern të rajonit. Duke iu drejtuar opozitës, ajo u shpreh se mazhoranca socialiste është poli i zhvillimit dhe punon për shqiptarët dhe Shqipërinë.

“Duhet të jetë shumë dhimbshme dhe e kuptojmë që është çështje e natyrës njerëzore që të kaloni në by passin e Vlorës, të kaloni në by passin e Fierit, që supozohet i nisët vetë dhe as në 2% të punimeve nuk i çuat. Duhet të jetë e dhimbshme shumë kur të kaloni tunelin e Llogarasë apo kur në shtëpinë tuaj të vijnë dritat nga Skavica. Këto i keni pasur ëndrra në sirtar dhe do ju përndjekin gjithë jetën pasi nuk arritët ti realizoni kurrë. Natyra juaj njerëzore tregon që e vuani pafundësisht faktin që Shqipëria po zhvillohet. Në Shqipëri po ndodhin vepra të mëdha që ju vetëm flisnit për to. Quani një aferë një nga projektet më të mëdha jo vetëm të Shqipërisë, por të rajonit, madje edhe të Europës. Për më tepër kjo është procedurë, “government to government” e njohur dhe nuk ka asgjë për t’u sharë. Është procedurë zyrtare. Bëjeni zërin dysh sepse në fund fare bashkoheni me idetë tuaja, bëheni kot si të ndarë. Keni që në mëngjes merreni me ballinën ujore të Durrësit dhe portin e jahteve një investim prej 2 mld eurosh që nuk kemi nga t’i marrim se do të vijnë në formë investimi. As t’i jep kush, as nuk t’i merr kush se aty e keni mendjen ju si do të merren lekët. Historitë me Vuçiçëra dhe Serbira, unë e kuptoj që ju flet Frojdi, se janë të gjitha historitë që keni pas bërë ju me thyerje embargoje e me çudira të tjera. Jo se keni pas bërë ju dhe loboheshit ju nga lobet serbe, ruse, siç loboheni sot e kësaj dite, patjetër duhet ta bëjmë dhe ne. Ne nuk jemi pasqyrim i juaji, nuk jemi relektimi juaj, jemi komplet poli juaj i kundërt. Ne jemi poli i zhvillimit, ne jemi ata që sjellim ndryshimin, jemi ata që bëjmë rrugët që latë ju rrugëve. Nuk mund të flisni ju për afera kur jeni ju që keni bërë aferat më të mëdha historikisht në Shqipëri. Ju nuk mund të na njehsoni me veten tuaj, sepse nuk jemi si ju. Nuk i përkasim asnjë lobi, ne punojmë për shqiptarë dhe punojmë për Shqipërinë. Durrësi do të bëhet një nga polet turistike më të rëndësishme të Europës. Durrësi do të ketë portin komercial më modern të rajonit që nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë”, u shpreh Balluku

/a.r

Next Post
Putin shmang takimin e G20 nga frika se mund ta godasin me shuplakë në fytyrë

Putin shmang takimin e G20 nga frika se mund ta godasin me shuplakë në fytyrë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Misi i edvin karapushtit,k/hajduti i vendit,ka bere zevendese misin e vete,e mesoje te mashtroje te vjedhe e te beje te gjitha pislliqet qe ben komandandti i ndyre isaje edvini.Ju jeni turpi i njezimit,ju skeni shtylle kurrizore,ju njihni vetem parane e krimet.Do ju zene frymen,nuke do ta keni shume te gjate rrugen.Burgu ju pret,e sekuestrimi i parave e cdo pasurie qe ju ka keni plackite shqiptarve ju ndytsirat e njerzimit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In