Parlamenti është përfshirë në debatë rreth përmbytjeve të fundit në Shqipëri.
Maxhoranca deklaroi se qeveria përballoi me sukses situatën e përmbytjeve dhe u gjend pranë familjeve në nevojë. Por nuk ka qenë i këtij mendimi ish-kryeministri Berisha.
Berisha përgëzoi qeverinë për shpërblimin e ushtarakëve përballuan situatën e emergjencës, por kërkoi që të shpërblehen edhe ata që nuk kanë kotheren e bukës
“Qytetarët janë duke vuajtuar. Ata u braktisën nga përmbytja, ndërsa ju krenoheni se Olta ka qëndruar pa gjumë 74 orë. Ju përgëzoj që shpërblyet ushtarakët, por pikë së para të shpërblehen ata që nuk kanë kotheren e bukës, se ua mori përmbytja. Keni vjedhur 10 milionë euro me pritat e Vjosës. Ju lavdëroheni më vuajtjet e qytetarëve të përmbytur“, deklaroi Berisha
javanews.al/a.ç