• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri, nuk pranojmë presione!

by A R
13/06/2025 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një debat qeverinë me gjyqësorin.

Pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama që kundërshton rritjen e pagave për gjykatëst, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thotë se kjo gjykatë pranon kritika, por jo presione.

Në një prononcim për gazetarët, Zaçaj theksoi se kritikat janë kufiri për Gjykatën Kushtetuese.

“Ne vlerësojmë që çdo vendim i yni mund të jetë objekt kritikash. Ju vetë (për gazetarët) keni pasur të tilla dhe unë e kam inkurajuar faktin që e drejta dhe liria e shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri te kritika dhe jo tek presionet”.

E pyetur nga gazetarët për faktin që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar, znj.Zaçaj deklaroi se ky fakt në fund të fundit tregon nivelin e demokracisë në vend.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon në fakt stadin e demokracisë, sigurisht kemi ende punë për të bërë.

Vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të cilat politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Kur flasim për pushtete të tjera.

E rëndësishme është që Gjykata funksionon, gjykata doli dje me një prononcim, sepse detyra është t’i garantojmë publikut që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme. Mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe mendimet që jep media, ndonjëherë duke verifikuar burimet e informacionit dhe ndonjëherë duke mos i verifikuar ato, ne i çmojmë por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i mirëinformuar, të marri informacionin e duhur, dhe nga ana jonë ne të sigurojmë publikun që në fakt jemi të pavarur dhe të paanshëm dhe bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat apo se si mendojnë palët e përfshira në proces, dhe jo vetëm.

Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi dhe median. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë seç duhet mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona.

Megjithatë, përsa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias, kjo është një vlerë e shtuar”, u shpreh kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçja.

Kryeministri Edi Rama e konsideron skandaloze kërkesën për rritje të pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur kundër rritjet së pagave me 700 Euro për gjyqtarët.

Next Post
Të martën nis rinumërimi i votave për Tiranën

Të martën nis rinumërimi i votave për Tiranën

Comments 1

  1. Xxx says:
    1 year ago

    S’po iu del paga ketyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com