• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tare: Po bëjnë zhurmë për vulën, po ua morën s’firmosin dot projekte e të marrin zarfe

by Java News
29/05/2023 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Kryetari i Komitetit Shkencor të Pasurive nënujore të Unesco-s, Auton Tare, ka reaguar në lidhje me debatin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe kalimin si njësi në varësi të Akademisë së Shkencave.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se zhurma që po mbështjell një debat të tillë është e gjitha për vulën.

Kjo pasi sipas tij pa të, ata nuk firmosin dot projekte e nuk marrin dot “zarfe”.

Kujtojmë se Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike në një deklaratë për mediat dy ditë më parë ka kundërshtuar vendimin për shkrirjen e kësaj akademie.

Senati thekson se akademikët nuk ishin vënë në dijeni për këtë fakt, ndërsa shtuan se shkelen parimet e lirisë akademike.

Reagimi i plotë:

“Parajsa shkencore” apo lufta per Vulen.

ASA u krijua pas shkeputjes se instituteve nga Akademia e Shkencave me 2008. Qellimi ishte te coheshin si institute prane Universiteteve gje qe nuk ndodhi. Ligji për Arsimin e Larte i 2015 parashikonte qe institutet kerkimore si INSTITUCIONE TE ARSMIT TE LARTE krijohen nga vete universitetet dhe keshtu ASA mbeti pa rregullim ligjor. Nuk ka asnje vendim universiteti qe te krijonte ose rikrijonte keto institute prane universiteteve. Pas nje kontrolli ligjshmerie qe beri se fundi Ministria tek ASA deklaroi qe funksionojne ne kundershtim me ligjin e kesisoj duhen te shkrihen dhe te rikrijohen nga fillimi. Dy mundesi ka: ose prane ASH se ligji e lejon, ose prane universitetit si institute me vete.

Kjo eshte esenca.
Tani modestisht do te doja te thoja dy fjale per Institutin e Arkeologjise qe e njoh qe prej 1994. Pjesa e zhurmes publike ne fakt eshte nje Lufte per Vulen. Dmth po ju marrin Vulen dhe pa Vule nuk firmos dot Projektet. Fasada e shkences eshte fasade per publikun por jam i sigurte qe nje pjese e mire e atyre qe e njohin Institutin e dine mire se kjo zhurme eshte zhurme projektesh dhe zarfash te perfituara nga Projektet. Ne se keta shkencetare me tituj pompoze do ta kishin seriozisht mbrojtjen e shkences shqiptare, ju kujtoj te gjithe atyre qe me lexojne se askush nga keta dijetare te Institutit te Arkeologjise nuk folen asnje fjale per betejen per te miren publike ne Durres, Lulishtja 1 Maji, per shkaterrimin e rrenojave arkeologjike te Velieres ( ne fakt i legjitimuan me nje germim te turpshem dhe autorin e “graduan”) Beteja per Teatrin, Beteja per amendamentin e turpshem te Ligjit te Trashegimise Kulturore, Beteja per Butrintin.

A pate ndonje nga keta personazhe te shkences shqiptare qe sot dalin para kamerave te flisnin per Butintin? Po kur nje arkeolog i huaj i talli i poshteroi dhe i quante publikish “idiote te dobishem”? Per turpin e tyre ulen koken dhe u gelltiten se fundi i fundit kishin Vulen dhe Vula ne fund te projektit te jep edhe zarfin. Krye -mbrojtesja e arkeologjise shqiptare psh eshte bashke -drejtuese apo “konsulent” e nja 7 apo 9 projekteve arkeologjike ne Republiken e Shqiperise. Ne cilen vend normal ndodh kjo mrekulli kur drejtuesi i shkences te jete aq i afte se ne cdo projekt te vendose veten e vet si bashkedrejtues projekti? ( dmth marres zarfi)
Andaj zhurma per shqiptarizmen e ketyre personazheve nuk eshte asgje me shume se lufta per Vulen e humbur. Kaq e thjeshte./m.j

Next Post
Horoskopi javor 29 maj-4 qershor 2023, çfarë thonë yjet për ju

Horoskopi javor 29 maj-4 qershor 2023, çfarë thonë yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In