• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për adresat e qytetarëve, reagon Lleshaj: Qendrat e votimit nuk preken

by A R
30/09/2020 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy ditësh ka një debat të hapur lidhur me ndryshimin e adresave të banimit për disa qytetarë, pa dijeninë e tyre.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish për këtë çështje duke thënë se qendrat e votimit të qytetarëve nuk preken.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë se qendrat e tyre të votimit NUK preken nga puna për zbatimin e Sistemit të Adresave në Shqipëri”, shkruan ministri.

Postimi i plotë:

Një zëdhënës i PD nxitoi të reagonte shpejt, pra edhe gabim, për statusin tim lidhur me listat e zgjedhësve.

E vetmja gjë me vlerë në atë reagim ishte një fjali e huazuar që thotë se injoranca nuk është alibi.

Absolutisht kështu është: injoranca nuk mund të jetë alibi.

Nëse zëdhënësi ende nuk e di diferencën mes konceptit të vendbanimit dhe atij të adresës, është mirë të lexojë vetëm nenin 1/1 të Ligjit për Sistemin e Adresave ku thuhet: “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti ose të një trualli të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë.

Duhet inteligjencë minimale për të kuptuar se neni 46 i Kodit Zgjedhor nuk preket aspak.

Ai kërkon që listat të dalin në bazë të vendbanimit dhe ato do të dalin ekzaktësisht siç përcakton ky nen, në bazë të VENDBANIMIT.

Adresa është diçka tjetër nga vendbanimi. Shumë qytetarë kanë të njëjtin vendbanim, si për shembull Tiranë, por ata kanë adresa të ndryshme brenda këtij vendbanimi.

Ajo që po ndodh, jo sot, por që prej vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Adresave, është vendosja e adresave.

Vendosja e adresave NUK e ndryshon vendbanimin. Ajo vetëm sa e zbardh atë. Vendosja e një numri në derë nuk e lëviz as derën dhe as shtëpinë nga vendi.

Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë se qendrat e tyre të votimit NUK preken nga puna për zbatimin e Sistemit të Adresave në Shqipëri.

Vendosja e këtij sistemi vetëm sa na afron më shumë me standardet e vendeve të qytetëruara.

Të gjithë kanë nevojë të kenë një adresë.

Duhet të shkëputemi nga tendencat për ta mbajtur shoqërinë në një stad paraurban, pa shtet, pa identitet, pa adresë apo pa dinjitet.

/a.r

Next Post
Si do bëhet plazh këtë verë? Klosi zbulon sa persona do qëndrojnë në 10 metra katrorë

Pse nuk lejohet muzika në bare? Klosi: Valët e muzikës përhapin virusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Protestat e dhunshme si terapi në grup

March 1, 2026
Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

March 1, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

March 1, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In