• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për Administratën Publike, Majko: Punojnë injorantë me mesatare 6

by Java News
12/04/2016 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se do të rishikohet niveli i pagave në administratën publike, raporton sot Panorama.

Sipas saj, kërkesat dhe kompetencat në punë janë të larta, ndërkohë që pagesa për administratën është e ulët. Ajo tha se niveli i pagave do t’i nënshtrohet një strategjie, e cila po kërkon financues të huaj.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes deputetët e maxhorancës kanë ngritur shqetësime për ligjin e nëpunësit civil. Sipas Petrit Vasilit, nga testet e DAP po eliminohen persona me 20 vjet eksperiencë dhe po fitojnë të rinj që s’kanë punuar ndonjëherë në administratë.

Vasili tha dje se nga konkurset në administratë kanë aplikuar 20 mijë kandidatë dhe nga këta nuk janë plotësuar 1 mijë vende vakante, kjo sipas tij është shqetësuese.

“Kemi shpenzuar 3 vjet ne si maxhorancë, nuk mund të presim dhe një vit të katërt të ketë akoma sektorë në administratën publike dhe ministri me sektorë të gjymtuar, drejtorë që vijnë dhe ikin. Në qoftë se performanca e institucioneve është e njëjta apo më e ulëta, atëherë duartrokitja e duarve për zbatimin e ligjit besoj se është shumë e vakët”, tha Vasili. Ndërkohë që Fatmir Xhafaj tha se niveli i juristëve në administratën publike lë për të dëshiruar.

Ai theksoi se ligjet që vijnë në Kuvend janë të cilësisë shumë të dobët dhe duhen ribërë nga e para.

Ndërkohë që Pandeli Majko tha se ligji i administratës publike pengon të rinjtë dhe mbron ata që janë brenda sistemit. Sipas tij, në administratë punojnë injorantë me mesatare 6 dhe jo studentët që përfundojnë me mesatare 9.

“Imagjinoni një student që ka mbaruar me 9.5, 9.6, 9.8 dhe kanë bërë vaki që shkojnë të punojnë në call center për të mbajtur veten dhe familjen. Ndërkohë që injorantë me mesatare 6 punojnë në administratën publike. Ç’do të bëjmë, do t’i lëmë të ikin në Gjermani apo Itali?”, tha dje Majko.

DEBATI NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Bashkim Fino: Si do të bëhet transparenca e rekrutimeve? Deri më tani është bërë, por ne kërkojmë më shumë transparencë. Dhe çfarë masash do të merrni për të ndryshuar strukturën e pagave që keni miratuar në ligjin e vitit 2014? Pra, ju duhet të bëni ndryshimin e pagës.

Milena Harito: Për transparencën na e ka njohur dhe progres raporti. Për pagat është pjesë e strategjisë së Këshillit të Ministrave. Patjetër që sistemi i përgjithshëm i pagave duhet rishikuar. Po kërkojmë mbështetjen “Tvinig”. Për disa pozicione pagat janë relativisht të ulëta, ndërsa niveli i kompetencës është relativisht i lartë. Dhe për këtë arsye nuk arrijmë të përthithim njerëzit e duhur. Kjo është një çështje që do të trajtohet në strategjinë e reformës.

Vasilika Hysi: Është i treti vit, sipas raportit tuaj, që mbeten vende vakante, dhe të gjithë ministrat në mbledhjet që ne bëjmë thonë kam vende boshe, ndërkohë që njerëzit thonë s’kam punë.

Milena Harito: Ne kemi pasur 20 mijë kandidatë, dhe prapë nuk plotësohen 100% vendet e punës.

Petrit Vasili: Ka plot raste të testeve që zhvilloni ju, apo nga ju, ka njerëz që kanë eksperienca shumë të gjata dhe për hir të teksteve me pyetjet ku dihet që testi ka pyetje aproksimative, ndodh që njerëz me eksperienca 20-vjeçare dhe që e kanë provuar veten në vite, munden dhe nga një djalosh apo një vajzë që s’ka punuar asnjë ditë në administratë dhe që fiton qetësisht konkursin. Kjo ne duhet të na shqetësojë. Këtu është shkaku që konkurrojnë 20 mijë dhe nuk mbushen dot as 1 mijë vende. Ne duhet të tërheqim më të mirët, dhe jo me konkurse të tilla mekaniciste t’i përjashtojmë nga gara. Në këtë mënyrë humbin kualitet. Ia kam ngritur këtë problem dhe kryeministrit. Dhe kam dëgjuar dhe sqarime të tipit që nuk i specifikojnë mirë vendet ministritë dhe nuk bëhen 10 vende, dhe po nuk u bënë 10, nuk hapim dot konkursin. Se po u bënë 7, janë pak. Kemi shpenzuar 3 vjet ne si maxhorancë, nuk mund të presim dhe një vit të katërt të ketë akoma sektorë në administratën publike dhe ministri me sektorë të gjymtuar, drejtorë që vijnë dhe ikin. Në qoftë se performanca e institucioneve është e njëjta apo më e ulëta, atëherë duartrokitja e duarve për zbatimin e ligjit besoj se është shumë e vakët.

Fatmir Xhafaj: Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces. Dhe askush nuk mund të justifikohet që cilësia ka qenë në vite, mund të ketë qenë në vite, por ka dhe një proces në vite. Vlerësimi. Pra, juristë që nuk dinë të shkruajnë ligje, për fat të keq, ne kemi me shumicë në ministri. Në mënyrën e të shkruarit ata lënë jashtëzakonisht për të dëshiruar.

Milena Harito: Shpresoj që këtë gjë nuk e keni konstatuar në ligjet që vijnë nga fusha jonë. Janë një sërë ligjesh, që tek ai me 3/5 i administratës publike deri te ligjet e teknologjisë së informacionit. Shpresoj të mos keni konstatuar këtë mungesë cilësie.

Fatmir Xhafaj: Mos e hap atë diskutim…

Milena Harito: Ju me të drejtë thoni që si do të sigurojmë më shumë transparencë dhe fakti që ne bëjmë rekrutime në grup, por duhet t’i çojmë edhe më tej. Pra, grupet duhet të jenë më të mëdha kur rekrutojmë juristë, të hapim 10 pozicione përnjëherësh dhe jo tre. Kjo do të thotë që institucionet duhet të koordinohen me DAP dhe të publikojnë vendet vakante në sistemin që ka ngritur DAP. Nëse një ministri nuk sjell pozicionet e veta, kjo ngadalëson proceset e tjera dhe kjo ka ngadalësuar procesin, për fat të keq. Kemi pasur një administratë shumë partiake para vitit 2013, të gjithë e dimë këtë. Dhe një administratë instabël që ndryshonte në mënyrë të vazhdueshme. Ligji që kemi miratuar së bashku dhe i kërkuar nga BE, krijon stabilitet në administratë. Dhe sigurisht që cilësia është ajo që vjen mbrapa. Pra, nuk mund të pretendohet që njerëz që ndërroheshin 2-3 vjet, të investonin për veten e tyre në mënyrë që të rrisnin cilësinë.

Petrit Vasili: Ka qenë një kualitet i ulët i administratës publike që nuk ka prodhuar kualitetin e duhur dhe as nevojën e duhur. Për disa fusha të interesit tim të veçantë kam parë nivele shumë të ulëta dhe unë nuk mund ta pranoj dot që në një ligj që zbatohet për t’i dhënë një tjetër nivel administratës publike, të shikoj disa nivele më të ulëta se më parë. Kuvendi ka bërë detyrën e ministrive, vetëm se cilësia ka qenë e ulët. Ka një fenomen që nuk bie fare në vëmendjen tuaj, thuhet me të drejtë që është një pjesë e administratës publike që qëndron aty. U reziston dhe tallazeve të ndryshimit të maxhorancave. Po nuk ju shqetëson juve fare që nga kjo pjesë e administratës asnjëri nuk ecën në karrierë?! Lind dhe vdes si specialist, apo promovimi në shef sektori është një gjë e jashtëzakonshme.

Bashkim Fino: Ne duhet të vendosim në projektrezolutë që në vitin 2016 do të ketë zero vendime të formës së prerë të gjykatës, këto duhet të ndiqen nga ju për gjithë institucionet. Asnjë vendim i formës së prerë të gjykatës në Shqipëri, që sot janë 91 të tilla. Duhet të jenë zero nesër. Të gjithë këta duhet të futen në punë. Dhe ju duhet që këto shifra t’i realizoni.

Pandeli Majko: Sot kemi Sekretarë të Përgjithshëm që u ngjajnë dispeçerëve sesa Sekretarëve të Përgjithshëm. Veprimtaria e DAP ngjan me një këmishë force, dhe ne diskutojmë sa po funksionon cilësia e këmishës së forcës, ne diskutojmë cilësitë e të çmendurit. Si deputet i Tiranës, mua më kanë ardhur shpeshherë studentë shumë të mirë, të cilët kanë një problem me ligjin e administratës civile, i cili është bërë në mënyrë të atillë që mbron ata që janë brenda dhe nuk lë ata që janë jashtë. Të gjithëve u kërkon eksperiencë pune. Imagjinoni një student që ka mbaruar me 9.5, 9.6, 9.8 dhe kanë bërë vaki që shkojnë të punojnë në call center për të mbajtur veten dhe familjen. Ndërkohë që injorantë me mesatare 6 punojnë në administratën publike. Kështu që ne duhet t’u japim një shans këtyre. Duhet t’u jepet një shans këtyre. 10%, 15% duhet ta kemi të hapur për studentët pa eksperiencë pune dhe mundësisht që të vënë kushtin që sapo kanë mbaruar universitetin. Ç’do të bëjmë, do t’i lëmë të ikin në Gjermani apo Itali? Sot hiq sekretarin e Këshillit të Ministrave dhe ndonjë Sektar të Përgjithshëm të ndonjë ministrie tjetër, të tjerët i kemi në nivel shumë të dobët.

Vasilika Hysi: Ndoshta ka probleme ligji dhe ky është një problem i madh.

Panorama

Next Post

8 gjërat pa të cilat nuk mund të jetojmë– të zbuluara nga myslimanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In