• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati në Shkodër/ Kishë apo Xhami ajo që ndodhet në Kalanë e Rozafës? Turqia “hyn” në debat: Trashëgimi e muslimanëve

by Java News
11/01/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy komunitetet më të mëdha fetare në Shkodër, të krishterët katolikë dhe myslimanët, përmes përfaqësive të tyre zyrtare nuk e kanë gjetur prej vitesh qetësinë, paqen e harmoninë që pretendojnë mes njëra-tjetrës kur për diskutim,  është shtruar pyetja nëse monumenti i kulturës kishë-xhami që ndodhet në kalanë Rozafa iu përket të dy komuniteteve apo vetëm njërit.

Ky debat ka nisur që herët për objektin që ka shërbyer edhe si kishë por më së shumti si xhami. Në fakt dy komunitetet fetare më parë kanë patur një pakt mes tyre që të zhvillohen ceremoni të ndryshme fetare aty por pa u bërë publike dhe pa u trumbetuar në media, raporton “BalkanWeb”.

Untitled

Vitet e fundit ky pakt u thye dhe nuk u respektua më. Kisha katolike nisi t’i bëjë publike ceremonitë dhe meshat fetare të përvitshme të 26 dhjetorit, siç ndodhi edhe vitin e kaluar në kremtimin e meshës për Shën Shtjefnin gjë e cila më pas ka sjellë edhe reagimin, mospranimin dhe përplasjen në largësi përmes deklaratave të drejtuesve të dy komuniteteve.

meshaFamullia e Shën Shtjefnit gjatë meshës së shenjtë të organizuar në kalanë e Rozafës në 26 dhjetor 2016

Kohë më parë Ambasada Amerikane në Shqipëri tentoi me prezantimin e një projekti për restaurimin e atij objekti të lashtë që sot është monument kulture por menjëherë pati reagime të forta nga të dy komunitetet gjë e cila e bëri të pamundur realizimin e atij projekti. Por gjatë faljes së xhumasë në xhaminë e Parrucës, muaj më parë, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari do ta quante provokim të rëndë meshën e kremtuar në kalanë “Rozafa”.

NDËRHYRJA E TURQISË

Pikërisht pjesë e këtij debati, që nuk i përket aspak, duket se tenton të bëhet edhe Turqia, raporton “BalkanWeb”. Televizioni shtetëror turk, në një kronikë speciale kushtuar monumentit të kulturës kishë-xhami që ndodhet në kalanë “Rozafa”, ka mbajtur qartësisht anë duke mos e vënë as në diskutim faktin se objekti është xhami dhe se sipas TRT-së ka qenë përherë xhami.

“Xhamia në kalanë e Shkodrës, pjesë e trashëgimisë shpirtërore e myslimanëve shqiptarë”, – është edhe titulli provokativ që TRT-ja i ka vendosur artikullit që e shoqëron edhe me fermane të vjetra osmane për të vërtetuar sipas saj këtë pretendim.

5874c8d161496

Dhe për të justifikuar këtë ndërhyrje në një debat të brendshëm mes komuniteteve fetare në Shqipëri, televizioni shtetëror i Turqisë i referohet një deklarate të dhënë për të nga Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed B. Syrtari, i cili ndër të tjera është shprehur për TRT-në se “Çdo bashkëpunim me ambasadën turke, me shtetin turk dhe me agjencinë TIKA për këtë xhami do të ishte më se i dobishëm, meqenëse ky objekt lidhet edhe me emrin e madh të Sulltan Mehmet Fatihut, për arsye se ata kanë eksperiencë shumë më të madhe dhe kanë mundësi shumë më të mëdha se sa shteti ynë, ministria e jonë e kulturës si dhe instituti i monumenteve të kulturës për restaurimin dhe kthimin në identitet të kësaj xhamie shekullore”.

muhamed-sytari

Myftiu i Shkodrës shkon edhe më larg me deklaratat e tij provokuese për komunitetin katolik të Shkodrës kur deklaron se “është e nevojshme që të përsëritet, të thuhet dhe të lajmërohet më të madhe se objekti i kultit në kalanë e Shkodrës është xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut! Nuk ka nevojë për asnjë etiketim tjetër dhe nuk ka nevojë për asnjë cilësim tjetër shpesh herë edhe qesharak që i bëhet këtij objekti për qëllime krejt të panevojshme që shpeshherë kthehen në objekte provokimi ndaj historisë sonë, ndaj identitetit tonë islam dhe ndaj gjurmëve të trashëgimisë tonë historike, kombëtare dhe kulturore”, – shprehet ai.

5874ca00e73b4

Ndërhyrja e Turqisë në këtë debat pritet të shkaktojë mjaft reagime në Shkodër dhe në opinionin publik shqiptar, pasi pozicionimi në këtë debat më shumë se sa “shërues” i hedh “benzinë zjarrit”, duke patur parasysh se ky fill i rrezikshëm mund të çojë edhe në konflikt fetar ashtu siç për pak u rrezikua në vitin e luftës civile 1997 në qytetin e Shkodrës.

Për më tepër që kjo ndërhyrje e Turqisë është e njëjtë si ajo e Greqisë për rastet e kishave orthodhokse në Jug të vendit, veçanërisht në zonën e Himarës, për të cilat ka patur reagim zyrtar edhe nga Tirana, që në këtë rast duhet të mbajë të njëjtin qëndrim edhe ndaj Ankarasë./a.k

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Izet Haxhia: Berisha më kërkoi të dhunoja ambasadoren amerikane, e quajti "lavire"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

“Pago për të ndikuar” skandali që përfshin “Shtëpinë e Bardhë”, Trump kërkon hetim për Richard Grenell

October 20, 2026
Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

SHBA ndalon përdorimin e mjeteve kineze të IA-së DeepSeek nga agjencitë qeveritare

October 20, 2026
Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

Studentët protestues nisin sulmet me gurë, breshëri fishekzjarresh dhe sende të forta ndaj Policisë, shpërndahen me ujë dhe gaz! Arlind Qori pengon shoqërimin e të dyshuarit

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

October 20, 2026
“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

October 20, 2026
Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com