• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

by Ben Andoni
21/09/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka kumtin e të vërtetës gati absolute. Një gjë e tillë ka ndodhur dikur me ambasadorët respektivë të ish-Jugosllavisë së pas luftës, ish-BRSS, Kinës. Në fakt është pak më ndryshe rasti i SHBA-së. Jo sepse kjo i kushtoi shumë Berishës, ish-presidentit të vendit, porse kudo kur është futur SHBA është marrë si pikë referimi në vend dhe veç kësaj i ka shërbyer konjukturave ndërkombëtare të vendit. “Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara e shpëtoi Shqipërinë; shpëtuam nga tragjedia e copëtimit: dhe deklarata e haptë e Presidentit Wilson më 1920, që Shqipëria kish të drejtë të jetë indipendente dhe e lirë, i shtrëngoi Fuqitë e Mëdha të binden që t’i japin edhe një herë fund çështjes shqiptare”, na vjen në ndihmë Konica në një nga krijimet e veta (Vepra 3, f. 260).

Debati i fundit ka në sfond SHBA-në dhe sjelljen tonë ndaj saj po në një aspekt tjetër. Kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha, për muaj me radhë ka luajtur me mesazhet amerikane por pa u shprehur asnjëherë si duhet, përveç sloganeve të zakonshme për demokracinë. Pak orë para nisjes së legjislaturës së 10-të, ai arriti të godasë rëndë mentorin dhe paraardhësin e tij Sali Berisha në një nga mënyrat më cinike të mundshme, duke e lënë jashtë radhëve parlamentare të PD-së. Me hijen e SHBA-së pas vetes, ish-njeriun e SHBA-së. Debati sot nga ana e tij nuk është për zgjedhjen mes Berishës dhe SHBA-së, por respektit absolut ndaj vendit më të madh të botës dhe aleatit tonë më të madh, sa i përket fuqisë strategjike. Berisha, nga ana tjetër, i fyer nga kërbaçi i kryetarit të PD-së nuk e ka kaluar asnjëherë masën ndaj SHBA-së, veç ngritjes së zërit të përkrahësve të tij dhe më shumë ndaj ambasadores aktuale.

E vërteta është se për Shqipërinë debati brenda PD-së tashmë është ai që ka vite i cili shtrohet në botë, nëse na duhet më apo jo theksimi i sovranitetit dhe respekti ndaj tij. Ky debat ka kohë që bëhet dhe nuk përfshin më demokracinë por qasjen ndaj tij, që do t’i shërbejnë brezave të ardhshëm. Ndaj politikanët tanë janë të vegjël sepse akoma nuk qasen dot në trajtesa kaq të thella dhe bindja e tyre shpesh është e shëmtuar. Tek e fundit, mund ta kuptosh lehtë me masën e demokracisë në Shqipëri. Dieter Grimm në librin e tij “Sovereignty. The Origin and Future of a Political and Legal Concept” e thekson arsyen se vërtet rënia e sovranitetit për fat të mirë ka thyer absolutizmin shtetëror; megjithatë nuk duhet harruar se është shoqëruar me humbje të mëdha në demokraci dhe legjitimim. Rasti i Shqipërisë me përmendjen vend pa vend të SHBA-së është një nga rastet më të hapura që i shërben këtij arsyetim. Për këtë arsye, autori i mësipërm thekson se: nga një perspektivë normative, humbja kushtetuese e sovranitetit nuk është e dëshirueshme; përkundrazi, sovraniteti këto ditë është sinonim i mbrojtjes së demokracisë: “Funksioni më i rëndësishëm i sovranitetit sot qëndron në mbrojtjen e vetëvendosjes demokratike të një shoqërie të bashkuar politikisht në lidhje me rendin që i përshtatet më së miri. Sot sovraniteti mbron demokracinë”. Ashtu si autorë të tjerë mëtojnë gati të kundërtën. Kështu, më i njohuri mes tyre, Jean Cohen te“Globalization and Sovereignty” ndryshe nga Grimm supozon se ne përballemi me një rënie të theksuar të sovranitetit. Sipas Cohen, sovraniteti me siguri duhet të ripërkufizohet këtej e tutje në mënyrë thelbësore, pasi vazhdon të mbetet absolutisht i rëndësishëm si një parim urdhërues i ligjit dhe politikës.

A mund të kuptohet ky debat në kohën tonë, kur Shqipëria e ka lëshuar krejt sovranitetin dhe për debatin e Berishës flitet thjesht nëse kjo është prej respektit të SHBA-së apo jo?! Vëzhgimi i mësipërm, që i referohet dy studiuesve, ka ardhur nga studiuesi Christian Volk tek “The Problem of Sovereignty in Globalized Times”. Një gjë kuptohet bajagi mirë. “Të gjitha këto përpjekje synojnë të rimendojnë dhe ripërcaktojnë kuptimin dhe funksionin e sovranitetit për një rend global të sapo shfaqur”, sipas tij.

Për fat të mirë, debati Berisha-Basha pa dashur na ka shërbyer për një çështje e cila ngrihet shumë mbi nivelin e zakonshëm të politikës shqiptare, në atë që lidhet me demokracinë e madhe në një botë krejt të globalizuar, ku Shqipëria është pjesë e pamohueshme e saj. Do të vazhdojmë t’u bindemi verbazi të huajve apo do respektojmë institucionet tona? Po nëse institucionet tona janë apatike dhe nuk thonë gjë, si në rastin “Berisha”? Debati është i madh por mënyra sesi po e zbresin tashmë kundërshtinë Basha-Berisha është pa peshë, mbi të gjitha kur futen në lojë ambasadorë që ende nuk e njohin si duhet vendin. Ja pse thëniet e ambasadorëve të huaj mund të dëgjohen por ato nuk shprehin dot atë nivel, ku janë kërkesat e demokracisë sot. (Javanews)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi i Berishës nga një ndëshkim i ri amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

October 3, 2026
“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt! Ja lë Drejtësisë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com