• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makthi i Berishës nga një ndëshkim i ri amerikan

by Mero Baze
21/09/2021 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet t’i dalë përpara një ndëshkim të ri të mundshëm nga presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili ka zgjeruar kompetencat e tij duke futur në listën e zezë politikanë që përfshihen në konspiracion ndaj paqes në rajonin e Ballkanit, duke shpresuar që militantët e PD ta mëshirojne ate si një njeri qe SHBA e ka sakrifikuar si “patriot” qe ka shpëtuar Kosovën nga SHBA.

Në takimin e sotëm në Fier, Sali Berisha, i cili nuk i jep shumë rëndësi faktit sa herë gënjen, i paraqiti bisedimet Serbi- Kosovë në vitin 2018, nën mbikëqyrjen e SHBA dhe këshilltarit Bolton, si bisedime nën udhëheqjen e Xhorxh Sorosit, armikut më të madh të presidentit Trump dhe ekipit të tij.

Pra Berisha e ka shumë të thjeshtë për të gënjyer një turmë pa tru. Ai shpik sikur në vitin 2018 Soros ka qenë president i SHBA, dhe jo Trumpi, armiku i tij. Pastaj pasi thotë një gënjeshtër kaq të madhe, gënjeshtrat e tjera që vijojnë  duken më të lehta për t’u pranuar.

E gjithë shpikja e kësaj gënjeshtre bëhet vetëm që ai të justifikojë një tjetër shpikje të tij, “përpjekjen e Sorosit për ta ndëshkuar për konspiracion ndaj paqes në rajon”. Në fakt, Sorosi dhe Berisha kanë qenë miq deri më 2013 dhe Sorosi ndoshta as nuk ka idenë që Berishën e ka armik, se nuk janë grindur sa herë janë takuar, por janë përqafuar, por problemi i Berishës me sa duket është makthi se ndëshkimi ndaj tij mund të avancojë duke hyrë në listën e zezë të presidentit të SHBA, pikërisht për atë që ai pretendon se ka bërë më 2018, por që në fakt, siç ka gënjyer atëhere, po gënjen dhe tani.

Fjalimi i tij në mënyrë të pazakontë është i mbushur me lajme të rreme mbi Kosovën dhe Serbin dhe raportet mes tyre, duke shpikur gjëra të cilat ai shpreson t’i përdorë si arsyetim më vonë, nëse ndëshkimet ndaj tij avancojnë.

Fakti që sot në Fier ai harxhoi gjysmë ore të shpjegonte se si Sorosi ka drejtuar politikën amerikane nën udhëheqjen e Trumpit dhe se si Berisha ka kundërshtuar Minishengenin që ka firmosur Hoti në zyrën e Trumpit, por që ai e quan të Sorosit, tregon se Berisha po i druhet një ndëshkim të ri dhe kërkon që kur ai të vijë, ky të justifikohet për shkak të “retorikës nacionaliste” që po përdor në këto takime.

Në të vërtetë, SHBA e di të vërtetën e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, di dhe qëndrimet e Berishës ndaj Kosovës, se i ka në dosjen e saj dhe mund të tmerrojnë çdo shqiptar kur t’i lexojë.

Ky është njeriu që në zyrën e Bill Klintonit i ka kërkuar presidentit të SHBA që Kosovës t’i japin vetëm një autonomi, “pavarësisht se çfarë kërkojnë ata” dhe këtë e ka bërë pa ja kërkuar Bill Klintoni, por që ky i fundit të mos i zinte në gojë arrestimin e Fatos Nanos dhe pesë minoritarëve grekë, si dhe problemat me drejtësinë.

Sali Berisha e ka shitur Kosovën për çdo hall të tij të vogël, deri dhe për lekët e Shkëlzneit në një tender interkonjeksioni. Përpjekja e tij për t’u dukur si viktimë e një projekti të tij kombëtar është makthi i një njeriu që e di që e pret më e keqja, por do të marrë me vete dhe budallenjtë e tij nga pas.

Në fakt më e keqja për të mund të vijë, por nuk do t’i vijë si hero që mbron Kosovën, por si një hajdut që për të vjedhur vet dhe familjarët e vet, ka shitur dhe Kosovën, si një politikan që ka tentuar me vepra të devijojë kursin perëndimor të Shqipërisë, për një aleancë me botën e terrorizmit islamik, kur u zbua nga pushteti pas prishjes me amerikanët më 1996 dhe akoma më keq, si një familje kriminale, që kanë thyer rekordin më të zi në historinë e Shqipërisë, por dhe vendeve afrikane, pasi kanë vrarë për të vjedhur.

Kot e ka që pret te ndeshkohet si njeri që po sakrifikon për kombin. Do të vdesë si një njeri që tentoi të sakrifikojë kombin për të vjedhur. Bashke me atë pjesë të familjes që do lërë pas.

Next Post
Berisha i ‘tërbuar’, investimi 16 vjeçar te Basha për ta përdorur në ditë të keqe, i shkoi ‘dëm’

Berisha i ‘tërbuar’, investimi 16 vjeçar te Basha për ta përdorur në ditë të keqe, i shkoi ‘dëm’

Comments 1

  1. Tim says:
    5 years ago

    Është më se e dukëshme, që me veprimet që po bën Berisha këto kohët e fundit, sidomos pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD, po përpiqet “të bindi” njerëzit, që ai është viktimë e intrigave Politike të brëndëshme e të jashtme, dhe si njeri “me dinjitet” e “Patriot i madh”, po përpiqet të mbrojë veten, “Partinë e tij” dhe sigurisht dhe familjen e tij, që është i vetëdijshëm, që ky vet e ka nxitur dhe futur në rrugën e përfitimeve të paligjëshme, me manipulime të pa skrupullta!
    Berisha gjithmonë, e ka gënjyer veten, se vazhdon të ketë popullaritet të madh, si “në fillimet e demokracisë”, e pavarësisht nga “bëmat” e tij, dhe “përplasjet” herë pas here, me të huajt dhe kryesisht dhe me amerikanët, se ai është i pandëshkueshëm, se është “SALI BERISHA”(mor budallenj…!), se të gjitha prapësitë që ka bërë, “i ka kopsitur mirë”, dhe mbi të gjitha se ai është “simboli i Demokracisë”!!
    Por ai s’ka marrë parasysh diçka të thjeshtë, thënien e Popullit, që “Dardha e ka bishtin prapa”! Ai s’ka dashur të kuptojë, se e ka humbur me kohë simpatinë, edhe në elektoratin e vet, dhe që tani ai ndoshta nuk gëzon as 10 % mbështetje, më tepër nostralgjike, të një turmë njerëzish që ecin kuturú!
    Ai, i futur thellë në mashtrime, grabitje e krime njerëzore, harron që në Shtetin Demokratik , funksjonojnë mjaft mirë të gjitha hallkat e tij, sepse ato ecin në bazë të strukturës ligjore “të ujdisur” mirë, dhe vjen një ditë që kushdoqoftë ai, do japi llogari për çdo gjë që ka bërë në shkelje të ligjshmërisë!
    Berisha mundohet më kotë “të mbulojë Diellin me shosh”! Ai po tregon me veprimet që po bënë, edhe tani në fund të karjerës së tij politike, po edhe të jetës së tij, që është njeri pa personalitet, që s’ka as “burrërin e Malsorit”, e as të një Personaliteti politik apo publik, që të shkojë vetë në organet e Drejtësisë, dhe të pranojë, të paktën disa nga mëkatet që ka bërë…!
    Njeriu, pavarësisht nga imazhi që mund të ketë krijuar gjatë kohës në shoqëri për veten e tij, e tregon karakterin dhe dinjitetin e tij, në situata mjaft të vështira që mund t’i krijohen, sidomos kur ato i ka provokuar vet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e 12 shenjave: Ndryshime të mëdha në dashuri, punë dhe ekonomi

May 27, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

May 27, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025

May 27, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Izraeli bën masakër në jug të Libanit, mbi 30 të vrarë! Marrëveshja SHBA-Iran në “agoni”

May 27, 2026
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë, Kosova rekord

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë, Kosova rekord

May 27, 2026
180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, Rama uron Kurban Bajramin, publikon pamje nga spektakli i fishekzjarreve pranë Namazgjasë

May 27, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

May 27, 2026
Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

May 27, 2026
Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”

May 27, 2026
E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In