• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

by E B
14/05/2026 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, lidhur me rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria po ndërmerr për përballimin e situatës ekonomike.

Në fjalën e tij, Bozdo u shpreh se interpelanca është thirrur për të marrë përgjigje mbi qëndrimin e qeverisë në një kohë kur, sipas tij, tensionet në Lindjen e Mesme kanë sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve, plehrave kimike dhe produkteve të shportës ushqimore.

Ai theksoi se këto kategori ndikojnë drejtpërdrejt në koston e jetesës për qytetarët, por edhe në sektorët ekonomikë si industria dhe bujqësia.

“Çmimet janë rritur në çdo sektor të jetës ekonomike. Shqiptarët janë ndër popujt më të varfër, ndoshta populli më i varfër në Europë, duke bërë çdo rritje çmimi më të ndjeshme. Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë për situatën aktuale, kur shtetet fqinje kanë ndërhyrë me shpejtësi”, u shpreh Bozdo.

Sipas tij, karburantet janë rritur me rreth 30%, plehrat kimike me 40%, ndërsa produktet ushqimore bazë, veçanërisht frutat dhe perimet, kanë shënuar rritje mbi 30%.

“Interpelanca është thirrur për të marrë përgjigje nëse ka ndërmend të bëjë diçka qeveria shqiptare, në kushtet kur për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme është verifikuar rritje shumë e ndjeshme e çmimeve të karburantit, plehrave kimik dhe mallrave të shportës ushqimore. Të treja grupet që ndikojnë drejtpërdrejtë në shtrenjtimin e jetës për shqiptarët, por edhe në mundësinë e sektorit ekonomik industrial dhe agrobujqësor. Kjo interpelancë ka në themel 4 argumente.

Çmimet janë rritur në çdo sektor të jetës ekonomike. Shqiptarët janë ndër popujt më të varfër, ndoshta populli më i varfër në Europë, duke bërë çdo rritje çmimi më të ndjeshme. Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë për situatën aktuale, kur shtetet fqinje kanë ndërhyrë me shpejtësi. Çfarë ekzaktësisht po planifikon qeveria shqiptare kur çmimet e karburantit janë rritur me 30%, çmimet e plehrave kimikë janë rritur me rreth 40% dhe çmimet e ushqimeve bazë janë rritur veçanërisht ato të fruta perimeve, të cilat e kanë kaluar 30%.

Gjermania ka miratuar një paketë prej 1.6 miliardë eurosh, duke ulur taksën e energjisë dhe TVSH-në për të mbrojtur konsumatorët. Italia po shpërndan kartën e dedikuar me rreth 500 euro për familjet në nevojë dhe ka ulur akcizën e karburanteve me një kosto prej 500 milionë eurosh, etj. Të gjitha këto vende po përdorim buxhetet e tyre për mbrojtjen e qytetarëve, ndërsa Shqipëria jo”, tha Bozdo.

Në vijim të interpelancës, ministrja Ibrahimaj u përgjigj se qeveria shqiptare ka vepruar përballë rritjes së çmimeve, dhe se ka shmangur, siç tha ajo, panikun dhe vendimet e pamatura që mund të dëmtonin buxhetin e shtetit, duke shtuar se është punuar për të garantuar ekuilibrat ekonomikë.

Sipas Ibrahimajt, që prej fillimit të krizave është vendosur komunikim i drejtpërdrejtë me furnizuesit e karburanteve në vend, ndërsa fokusi kryesor ka qenë sigurimi i furnizimit të pandërprerë të tregut.

“Kur flasim për çmimet e karburantit, flasim për një zinxhir efektesh që ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve. Në këto situata ne duhet të analizojmë dhe të veprojmë me maturi, me transparencë dhe me veprime që i shërbejnë interesit publik, kryesisht shtresave më të prekura nga këto rritje. Pyetja kryesore është si ka vepruar qeveria shqiptare për të shmangur abuzimet dhe për të të ruajtur stabilitetin ekonomik.

Përgjigja është po, ne kemi vepruar me përgjegjësi dhe maturi. Kemi shmangur panikun, kemi shmangur spekulimet dhe premtime që janë të pamatura, që dëmtojnë buxhetin. Kemi zgjedhur të reagojmë me qetësi, në ruajtjen e ekuilibrave ekonomikë të vendit. Detyra jonë kryesore është që të veprojmë me përgjegjësi përballë pasigurive që ndikohen nga kriza ndërkombëtare.

Ne jemi përpjekur të monitorojmë rritjen e kostove. Ne gjatë muajve të kaluar, që prej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, ngritëm një komunikim të menjëhershëm me furnizuesit e karburantit në vend. Shqetësimi ynë i parë ishte zinxhiri i furnizimit, që të mos kishim mungesë të karburantit në vend.

Ne ngritëm disa grupe që të monitoronin që të mos kishte abuzime me rritjen e çmimit të karburanteve, por edhe të produkteve të tjera. U aktivizua Bordi i Transparencës për karburantet. Ne gjykojmë që masat e marra e kanë pasur një efekt konkret”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë, sa i përket taksimit të karburantit, Bozdo tha më tej se qytetarët shqiptarë e paguajnë dy herë taksën e qarkullimit, ndërsa një pjesë e madhe e familjeve ndodhen në rrezik varfërie apo përjashtimi social.

“Jeni kaq të kujdesshëm sa keni zgjedhur të fryni xhepin tuaj me para që nuk ju takojnë ju. Janë para që vijnë nga rritja e çmimeve prej krizës dhe të mos jepni asgjë mbrapsht. Deri këtu arrin kujdesi juaj absurd. Pastaj thatë që pa ndërhyrjen tuaj, çmimet do të ishin rritur. A thua se ne kemi ardhur këtu sepse janë ulur çmimet.

Lidhur me taksën e qarkullimit, shqiptarët e paguajnë 2 herë. 45% e familjeve shqiptare me fëmijë jetojnë me rrezik varfërie apo përjashtimi social. Kjo do të thotë se gati gjysma e fëmijëve në këtë vend rriten pa siguri ekonomike dhe ushqim të mjaftueshëm. Ndërkohë fuqia blerëse e shqiptarëve është më e ulëta në rajon dhe BE, në një kohë që çmimet e naftës i kemi më të lartat në BE. Çmimet janë afruar me BE shumë më shpejtë sesa të ardhurat.

Çmimet kanë arritur në 64% të nivelit të BE-së, por të ardhurat janë 21 %. Diferenca, më e larta në rajon. Situata me fermerët është katastrofike. Nuk punohet toka me këto çmime karburanti, ndërkohë që plehrat kimikë janë rritur shumë. Lajmërimi i sotëm i komisionerit për energjinë ishte ‘bëhuni gati, konflikti s’ka mbaruar. Filloni racionimin e karburantit dhe përgatituni për rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore’”, tha Bozdo.

Next Post
SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com