• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati mbi “Babin e Zenit” provon misionin e “Foltores”

by Mero Baze
31/05/2022 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gazment Bardhi ka bërë një eksperiment social të suksesshëm, për t’u provuar të gjithëve se çfarë është ajo që tani quhet parti e Sali Berishës, ose mbetje e “Foltores”.

Për këtë, ai ka provuar të sulmojë ashpër Sali Berishën duke e portretizuar si “Babi i Zenit”, një epitet i cili prek plagën më të rëndë, që se ka gërvisht askush brenda PD, simbolin e degradimit të pushtetit të Partisë Demokratike  si një pushtet që sakrifikohet për të mbrojtur fëmijët e kryeministrit të zhytur në afera korruptive, që kanë kushtuar dhe dhjetëra jetë njerëzish.

Eksperimenti i dha frytet e veta.

Shumë personazhe të “Foltores” janë bashkuar më shumë se çdo herë tjetër për t’iu kundërpërgjigjur Gazment Bardhit, me një zell mbresëlënës. Mënyra si reagojnë, dëshira që kanë se kush duhet t’i dëgjojë kur reagojnë dhe mbi të gjitha, kompleksi që kanë për ta trajtuar “Zenin” si të paprekshëm, është radiografia më e mirë e asaj që ka përfunduar nga Partia Demokratike, në kullën e Sali Berishës.

Lakmusi i Gazment Bardhit provon se e gjithë ajo që ka ndodhur nga 19 maji i vitit të kaluar, deri më sot, është pikërisht një përpjekje për të mos prekur plagët e pagërvishtura të historisë së pushtetit të Berishëve në kurriz të Partisë Demokratike. Dhe akoma më shumë tregon arsyen përse Berisha e do një parti si mburojë për vete dhe fëmijët e tij problematikë.

Epiteti i Gazment Bardhit, ”Babi i Zenit”, mund të mos i shqetësonte “foltoristët”, sikur Zeni të ishte ndonjë djalë i suksesshëm, që nuk kishte emër të keq në shoqëri, apo ndonjë jetë private për të pasur zili. Përkundrazi, ishte rasti kur babi mund të mburrej me të birin.

Mënyra se si reagojnë “foltoristët”, tregon se ata jo vetëm janë të ndërgjegjshëm që Zeni i prish punë babit, por mbi të gjitha njohin hallin e babit që ka marrë rrugët në pleqëri, për shkak të hallit të fëmijëve.

Kjo e bën qesharak dhe njëkohësisht mizor gjithë misionin e Sali Berishës.

E bën qesharak, pasi kur mendon se një minues i demokracisë dhe i akuzuar familjarisht për korrupsion madhor nga SHBA, po përpiqet të kundërpërgjigjet politikisht vetëm që të mos i thonë më “Babi i Zenit”, prapë nuk ja del dot, pasi në fund të gjithë kujtohen që është “Babi i Zenit”.

Por e bën njëkohësisht dhe mizor si mision, kur mendon se i gjithë “misioni i Foltores” mbeti vetëm shkatërrimi i një partie historike, vetëm për hallin e fëmijëve të tij.

Dhe e keqja është se debati pas kësaj hyn në rrugë pa krye, pasi që “foltoristët” ta fitojnë këtë debat, ose duhet të pranojnë që Berisha nuk është “Babi i Zenit”, ose të pranojnë se Zeni është krenari e tij.

Ata nuk thonë as të parën, as të dytën, por thonë vetëm “Ç’keni me Zenin”. Për këtë është mirë të kalojnë nga varezat e Gërdecit e të pyesin ata që ka dërguar në ferr Zeni dhe shokët e tij, dhe jo Gazment Bardhin.

Ai thjesht po ju kujton, përse po e shkatërrojnë PD-në, për “Babin e Zenit”.

Next Post
Kokalari, e sinqertë: Po fitoi Berisha, do vij të hap biznes në Shqipëri!

"Plasi" tek Rithemelimi?! Kokalari sulmon sërish: Akoma nuk e kam plasur bombën, unë jam besnike vetëm ndaj një personi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In