• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati i letërsisë/Askush nuk i detyroi recensat, shërbimi jepej me dëshirë

by Ben Andoni
14/03/2017 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tregojnë për një kallzim që i bënë kolegët e rinj prof. Çabejt, pas kthimit prej një aktiviteti ndërkombëtar në Austri kushtuar studimeve të shqipes. Prej puthjes së dorës që i bëri shefes së katedrës të shqipes, kërkohej masë prej kolegëve të tij, paradoksalisht nxënës të pedagoges ruse. Përgjigja e profesorit do t’i habiste njerëzit e Partisë: “Jam shumë plak të ndryshoj zakon. Mos më nxirrni më jashtë shtetit, sepse do të bëj njësoj”. Kuptohet se studiuesit të njohur, megjithë sikletet, nuk do t’i bënin gjë, vetëm duhet ta paralajmëronin. Ç’fituan kolegët e tij, cili i detyroi? Askush. Megjithëse patjetër e kanë fituar ndonjë ngritje në detyrë. Kurse sot, kokën nën shalë…

Koha që po jetojmë po na mëson gjithnjë e më shumë sesi të mësojmë nga e shkuara. Më saktë të mos përsërisim ato që po vuajmë dhe që e kanë përçudnuar vendin tonë. Por, historia ka treguar se pak herë njerëzit mësojnë nga ajo. Hegeli e kishte parandjerë shumë e shumë kohë më parë kur nga shekujt e shkuar do shprehej se: “Historia na mëson që njeriu nuk mëson nga historia”.

Me pak fjalë është fare e lehtë në ditët tona që të bësh trimin, të papërlyerin, të pastërtin dhe të fërkosh duart si Pons Pilati. E vërteta është e thjeshtë, kur nuk vishet dhe nuk shëmtohet si në ditët tona mbushur me kinse të pafund dhe me shfajësime mjerane.

Duke u kthyer në debatin për recensat e shkrimtarëve dhe artistëve për kolegët e tyre, askush në atë kohë (përveç rasteve specifike) nuk të detyronte! Vetëm se piketoheshin njerëzit që zellin e kishin të lartë për të bërë karrierë. Mu ata ishin gati të bënin gjithçka. Ndërkohë kishte plot njerëz, autoritete që nuk janë ngarë sepse dihej prej staturës së tyre që nuk do korruptoheshin, vetëm se këta të fundit në garën e shkencës, artit duhet të fillonin pastaj nga shumë pas për karrierë, sepse në start ishin ata të devotshmit, që ‘ua kishin’ marrë punën. Ata që ishin gati për gjithçka. Mu për këtë shkak, edhe pa ia kërkuar njeri, shumë syresh e mbushën me fletërrufe profesor Çabejn, Buza Plaku fshinte punët, kurse Trebeshinës i dilnin pa i kërkuar dëshmitar pas dëshmitari dhe atyre poetëve të ngratë ia shtuan dënimin!

SIGURIMI ishte një armë e shtetit të Diktaturës së Proletariatit, që nuk mund të funksiononte pa vigjilencën e kinseve, pa spiunët gratis, e jo thjesht ata që e kishin për detyrë dhe të zellshmit e kudogjendur.

Më keq akoma, në kohën tonë në një paralelizëm disi direkt mund të shikosh lloj-lloj kinsesh sesi kanë ngritur karrierat e tyre në kurriz të shumë fatkeqëve apo emrave të nderuar, duke i spiunuar, duke i marrë nëpër këmbë dhe duke i shmangur pa asnjë lloj vrasje mëndje. Sa profesorë të nderuar, të rinj të talentuar kanë mbetur udhëve prej këtyre të zellshmëve militantë!

Nuk mëdyshohet të thuhet se në këtë kohë mbase po ia kalojmë sërish me përçudnim ndaj njerëzve të zotë, atyre që janë të kualifikuar, sepse në ballë duhet të dalin ata që edhe pa i detyruar askush, japin shërbimin. Ja pse mea culpat e sotme të pak njerëzve janë të padobishme apo shfajësimet e tepruara, ashtu si do jenë nesër të shumë kinseve sot, që po i ngrenë karrierat e tyre mbi fatkeqësitë e shumë njerëzve, që nuk bëzajnë dot. (Javanews)

Next Post
Zjarr i përmasave të mëdha në Kashar, 20 forca zjarrfikëse në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Kashar, 20 forca zjarrfikëse në terren

Comments 1

  1. F.M. says:
    9 years ago

    Shume kthjellet, bravo Ben…
    Me mire pa emra, pa akuzime te drejte perdrejta, secili ofron udhen per te dale te gjithe nga ajo llahtari… Tere ngaterresa nisi kur diktatura dekretoi pluralizmin dhe u shpallem te tere bashkevuajtes dhe bashkefajtore…
    fm

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In