• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Kreshnik Spahiu ‘përplaset’ me Salianjin: Kampi i emigrantëve nuk dëmton turizmin në Lezhë

by Java News
04/06/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu debatoi me deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me kampin për emigrantët që do ngrihet në Shëngjin dhe Gjadër pas marërveshjes me Italinë. Spahiu tha në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv se është një gënjeshtër të thuash që do dëmtohet turizmi dhe imazhi i vendit nga ky kamp.

Deputeti Ervin Salianji tha se ky kamp dëmton imazhin e turizmit dhe vendit. Spahiu krijoi edhe një paralelizëm me kampin e MEK duke thënë se s’ka dëmtuar imazhin e turizmit në Durrës, por kjo për deputetin Salianji nuk qëndron, pasi muxhahedinët nuk janë emigrantë.

Replikat:

Kreshnik Spahiu: Nuk mundemi të mohojmë disa fakte. Sot zona turistike më e zhvilluar e Shqipërisë më luksoze, më e pasura është 2 km larg kampit të refugjatëve të muxhahedinëve të cilët nuk e kanë dëmtuar fare fare turizmin shqiptar.

Ervin Salianji: Ca lidhje ka, janë të dyja të pavërteta. E para nuk është ajo zona më e zhvilluar, por zona  e Golemit.  Ata nuk janë emigrantë. Kampi i muxhahedinëve, janë njerëz të pajisur me leje të posaçme të Kombeve të Bashkuara, janë njerëz që janë elitë e një shoqërie të caktuar dhe brenda një organizmi të caktuar që është MEK.

Nuk janë emigrantë, nuk kanë lidhje për të falë nga Shqipëria, kanë një projekt politik turin dhe mbështetje të forta ndërkombëtare. S’ka lidhje fare me emigrantët kjo punë. Kampi ku janë vendosur është me distancë nga zona turistike, është i rrethuar, vetëqeveriset prej tyre, mirëmbahet prej tyre, paguhet me fondet e tyre. Nuk mund të themi dy gjëra që nuk qëndrojnë.

Kreshnik Spahiu: Ti themi Shqiptarëve që kampi i refugjatëve në Gjadër do dëmtojë turizmin, është një gënjeshtër shumë e madhe. Sot çdo shtet europian, në çdo qytet ka me dhjetëra kampe si ai që do hapen në Lezhë.

Ervin Salianji: Ma thuaj një shtet që ka kamp ashtu.

Kreshnik Spahiu: I ka me konteiner madje. Hajde në Berlin, Hamburg.

Ervin Salianji: Italia që po i sjell këtu ka një kamp ne Lampedusa dhe po i sjell këtu. Greqia ka një kamp në Lesbos dhe po bën luftë me Turqinë.

Kreshnik Spahiu: E pavërtetë të thuash që dëmtohet Shqipëria dhe turizmi në Lezhë.

Ervin Salianji: Absolute./m.j

Next Post
TIMS/ Nis marrja në pyetje e ministrit të Brendshëm. Seanca  me Ballën do jetë me dyer të mbyllura, ja shkaku

TIMS/ Nis marrja në pyetje e ministrit të Brendshëm. Seanca me Ballën do jetë me dyer të mbyllura, ja shkaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In