• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Debati i medias në Prishtinë: A po islamizohen emrat në Kosovë?

by Java News
04/01/2022 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dua Osmani lindi në ditën e fundit të majit 2020. Mbiemri mund t’i dallojë, por emrin e ndanë bashkë me 210 vajza të tjera që lindën në 2020-ën, e që u emërtuan po njësoj. Del se ky është edhe emri i vetëm shqip, në mesin e 5 emrave më të shpeshtë që u lanë atë vit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – ndonëse mund të marrë edhe një kuptim.

“Dua në shqip është me dashtë diçka të mirë, por edhe arabisht është lutje ndaj Zotit”, sqaron teologu Fitim Flugaj.

Katër emrat e tjerë nuk kanë ndonjë kuptim në gjuhën shqipe, Ajla, Alea, Asja e Inara. Ndonëse njihen si arabë, nuk janë të tillë, të paktën arabët i përdorin si emra pasi tingëllojnë bukur dhe kryesisht i shkurtojnë nga emrat tjerë më të gjatë.

“Ajla është emër me origjinë nga Irlanda, pra nga Ijla, Ejla e te në ka përfundu si emër Ajla, përdoret edhe tek arabët. Asja, është nga emrat më të vjetër në botë, e ka pasur gruaja e një faraoni të Egjiptit”, thotë Flugaj.

Kjo formë e pagëzimit të fëmijëve nuk i duket aspak e udhës gjuhëtarit Bardh Rugova, njofton Klan Kosova.

“Po tregon se ka një ndryshim të narrativës, përnjëherë kemi më shumë prindër që po e lënë anash identetin etnik shqiptar e po merren me ku e di unë, islam, e kjo po tregon kah po shkon shoqëria jonë,” ka thënë Bardh Rugova, profesor gjuhës shqipe.

Por sipas teologut Flugaj, jo domosdoshmërish, shqiptarët duhet lidhur për fenë kur emërtojnë të vegjlit.

“Feja islame është mjaft demokrate dhe jep hapësirë që emrat të jenë me kuptim të mirë edhe qoftë në gjuhën e vendit ku jeton ai popull, shqiptar p.sh.”.

Praktikën e zbehjes së emrave vendorë, e kritikon edhe një etnolog, që thotë se emërimi i foshnjave duhet kontrolluar nga shteti. Zymer Neziri vlerëson se emrat shqip janë mjaft të çmuar sa t’u bëjnë ballë shekujve.

“Emrat e brumit shqip të mesjetës dhe emrat e kohës ilire i kemi të pranishëm edhe sot” thotë studiuesi pranë Institutit Albanologjik.

Neziri jo vetëm për gjuhën e emrave, por edhe trajtën e tyre ka ankesë në qytetarët që thotë se ndikohen nga jashtë e nga padijenia emërtojnë gabim fëmijët, kryesisht vajzat.

“Oj Teutë bie fjala, por kur shkon me mbiemrin nuk shkon me A. A-ja është ndikim nga gjuha romane e sllave.”

Ndërkohë profesori Bardh Rugova ka edhe një shpjegim pse në Kosovë nuk i përdorin më aq shpesh emrat që moti kohë identifikojnë shqiptarët.

“Të jesh shqiptar, jo doemos është një markë shumë e mirë në botë, ose të paktën kështu e perceptojnë vetë shqiptarët dhe e ndjejnë një nevojë të identifikohen me emra të huaj.”

Emra të dëgjuar kryesisht në lindje janë edhe 5 më të shpeshtit tek djemtë si Ajan, Tiar, Amar, Noar e Omer.

Next Post
Çollaku: Kjo është vija e kuqe nëse do të dhunohet selia

Çollaku: Kjo është vija e kuqe nëse do të dhunohet selia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com