• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati bajat mbi “fajin” e Amerikës në Afganistan që bëhet nga Tirana

by Ylli Pata
17/08/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Debati frenetik që ka nisur nga disa zona që “rastësisht” janë politikisht të ndara në vend për “fajin” e Amerikës në Afganistan, nuk duket se është për herë të parë.

Italianët, kryesisht politikanë, gazetarë apo edhe intelektualë, në vitin 1999 u çuditën shumë kur panë një zallamahi shqiptare pro amerikane.

Në atë kohë, Italia, me një pretendim sado të vogël perandorak, mendonte se Shqipërinë, siç ndodhën eventet në vitet 90 e kishte të sajën. E mjaft politikanë, duke nisur nga Kryeministri Massimo D’alema apo edhe gazetarë e intelektualë, shprehnin çudinë e këtij “devijacioni absurd” sipas tyre.

Kur në fakt, ishte gjëja më logjike e mundshme. Njerëz që kishin dije më të thella, si diplomati Alessandro Minuto-Rizzo, i cili shërbeu për një kohë dhe si kreu i NATO-s, apo edhe intelektualë të tjerë, e shikonin të natyrshme ndjenjën tonë të afërt me amerikanët, që natyrisht e lidhnin që në historinë e Presidentit Willson e me radhë.

Edhe sot, zëra të ndryshëm në Tiranë që janë shfaqur si “ekspertë të Lindjes së Mesme”, po sulmojnë hapur SHBA-në për largimin në Afganistan.

Mirëpo, në fakt realisht këta vetëm ekspertë të çështjes në fjalë nuk janë, megjithatë, fjalën e të drejtën e saj e ka gjithsecili.

Megjithatë, një logjikë normale kupton se çështja e Afganistanit, nuk ka qenë asnjëherë çështje strategjike e Shteteve të Bashkuara, pasi nëse do të ishte ndryshe nuk do të ndodhte që të kishim përfundimin që patëm.

SHBA është vërtetë sot fuqia më e rëndësishme politike, ushtarake e strategjike në planet, por nuk është as Perandoria Osmane e shekullit të XVII e as ajo Britanike e Shekullit të XVIII.

Kush ka lexuar lajme nga Agfanistani që kur amerikanët hynë në vitin 2001 në mediat amerikane dhe atë botërore, kanë parë shkrimet që Hamit Karzai, presidenti i Afganistanit është quajtur gjithmonë si “kryebashkiaku i Kabulit”.

Asnjëherë nuk e ka administruar vendin prej 38 milionësh qeveria që ka pasur përkrahjen e Perëndimit. I cili që në fillim, po flasim për NATO-n, ka diskutuar strategjinë e daljes prej një rajoni që nuk i takon as Aleancës së Atlantikut Verior, e as Perëndimit.

Kjo jo për të justifikuar gabimet e SHBA, Perëndimit, NATO-s zyrtarëve e gjëra të tilla të mëdha, pasi ka njerëz që merren me këto punë përditë e janë të specializuar që të bëjnë analiza preçize në mediat botërore.

E normalisht nxjerrin përfundime më të qarta e afër realitetit, por lidhja e dështimit amerikan atje me një dështim në Ballkan është një naivitet olimpik. Janë ca media serbe e ruse të nivelit të dobët që e flasin këtë logjikë që meqë SHBA dështoi në Vietnam e Afganistan, do të dështojë në Kosovë.

Në të dyja rastet ushtria amerikane nuk ka shkuar si e ftuar e popullsisë atje, madje në 2001 Presidenti Bush rrëzoi një qeveri në Kabul siç ishin Talibanët dhe i dezintegroi duke i detyruar të fshiheshin në malet Tora Bora.

Në Kosovë, në Shqipëri, madje edhe Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut e Kroaci, amerikanët janë thirrur nga popujt e këtyre vendeve për të qenë garancia e sigurisë së tyre. Vendet e Ballkanit e kanë parë se ç’do të thotë mungesë e kësaj sigurie, si në Luftën e Parë, ashtu edhe të Dytën.

NATO i jep Ballkanit siguri, i jep mundësi për tu zhvilluar për të menduar plane bashkëpunimi, tregtie, apo edhe kulture, si dhe vijimin e një debati për problemet e plagët e së kaluarës. Por sot nuk kemi ushtri rajonale që hyjnë në vendet tona, siç kanë ndodhur para 100 vjetësh. Që emëronin qeveri, apo largonin të tjera.

Fakte që kanë ndodhur deri në vitin 1999. Sot, në Ballkan, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi, nuk është më Beogradi gryka e zhvillimeve siç ka qenë në të shkuarën. I cili natyrisht që përfitonte nga aleancën me Moskën, por edhe me Parisin apo kryeqytete të tjera si Londra apo Roma.

Sot ne kemi një zhvillim gjeopolitik edhe më të përforcuar, pasi SHBA është liruar nga “pesha” e Afganistanit dhe në Lindjen e Mesme, ka kohë që administratat amerikane po mendojnë për marrëdhënie biznesi, e jo më logjika ushtarake.

E kjo sërish është superpozitive, pasi e liron shumë NATO-n nga rrezja e saj e themelimit dhe e veprimit. E bën këtë Organizatë realisht një logjikë politike brenda Europës dhe Atlantikut të Veriut. Më mirë se kaq nuk ka. Atëherë përse ka zëra të mërzitur tek ne?

Vëmendja do të jetë më e madhe si nga SHBA, apo aleatët e NATO-s tek rrezja e saj e veprimit, tek anëtarët e saj, tek aleatët. A nuk thuhej para pak kohësh se Amerika është shumë e impenjuar gjetkë e nuk merret dot me Kosovën e rajonin? Ja pra sot, Amerika është e çliruar nga një barrë politike, që në fakt nuk se i takonte si Afganistani.

SHBA është vendi më i fuqishëm i botës gjithsesi. Një nga fuqitë botërore si Kina, që është direkt i interesuar për zhvillimet në Afganistan, pasi e ka në kufi, dje ka zhvilluar konsultime të nivelit të lartë me Amerikën.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve kanë folur për një strategji si të krijojnë një situatë sa më stabël në rajon. Ku ka aktorë shumë të mëdhenj si Rusia, Irani me 90 milionë banorë, fuqi bërthamore si Pakistani, India, apo edhe super të pasurat ish-republika ish-sovjetike si Uzbekistani, Taxhikistani e Turkmenistani, që janë mjaft aleate të SHBA-së.

Pak më sipër Taxhikistanit ndodhet edhe Donald Lu-ja, tmerri i gjithë këtyre ekspertëve të gjeopolitikës së pilafit, që para ca kohësh e kthyen situatën në Kirgistan si ajo e Astirit në Tiranë.

Po ka shumë mundësi që Donald Lu-ja të ketë mbërritur në Uashington, në postin e nominuar në Departamentin e Shtetit…

Next Post
Vaksina kusht për në kafe, zbrazen lokalet në Maqedoninë e Veriut

Vaksina kusht për në kafe, zbrazen lokalet në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com