• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet/ “Ti preve trungun e PD…” Endira Bushati kryqëzon Bashën, Paloka bën avokatin

by A R
22/09/2017 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e kryesisë së PD e mbajur dje prodhoi mjaft debate mes kryetarit Basha dhe kritikëve tä7 tij që janë ende pjesë e kryesisë.

“Panorama” ka arritur të sigurojë nga anëtarë të kryesisë së PD një pjesë të debatit mes Endira Bushatit, Edi Palokës dhe kryetarit të partisë Lulzim Basha në mbledhjen e pasdites së sotme në selinë blu.

Endira Bushati: Kjo Kryesi nuk është përfillur as ditën e marrëveshjes, asnjëri nga ne nuk ishte as i kthejllët…zoti Basha cfarë po bëni? Po na lexoni marrëveshjen për ta miratuar? Një gjë për të cilën kanë rënë vetëm dy persona dakort pa asnjë përfaqësues politik?

Po na thoni që po e shpallni në kohë reale sic e …pra po e bëni njësoj si Rama para organeve e forumeve të veta thjesht për të na njoftuar apo cfarë?

Po, ne atë ditë heshtëm dhe ky është faji ynë, askush nga ne se pati zotësinë të thoshte prit, kë pyete?

Ju atëherë mund të na kishit thënë që më detyruan amerikanët sic e thatë në një emision televiziv, dhe ne do ishim më të qartë, më të qetë sot, dhe nuk do ishim sot këtu duke ju kërkuar llogari.

Por nuk e bëmë, prapë faji ynë, po të ishim ne anëtarë të vërtetë kryesie, ditën kur ju me një të rënë të lapsit pretë trungun e PD, pa asnjë kriter politik, në mesnatë, do duhet të mblidheshim këtu që atë natë ose në mëngjes, dhe të thonim: “ou ku po shkon” por ne as këtë se bëmë.

Në fund na erdhën disave mend dhe kërkuam që zgjedhjet për kryetar të shtyheshin dhe të bëhej analiza në fillim pra këtë që po kërkoni ju të bëni dhe kjo Kryesi atë ditë e në atë mbledhje kryesuar nga Paloka e Spaho u nda më tresh, kishte 14 vota që nuk donin analiza 11 që e donin dhe 20 abstenime.

Edi Paloka: Mos genje per gjera qe kane ndodhur ketu. Duhet te jesh e sinqerte kur flet.

Endira: Tani jemi këtu dhe na thuhet po ju konsultojmë për të bërë analizë pas 3 muajsh zgjedhje kur analizën e ka bërë gjithë publiku, zgjedhësit, mediat, gazetarët e publicistët e këtij vendi. Po të jetë puna sa për të kaluar radhën hajde shkojmë në Seksion ose pse bëmë marrëveshjen e 17-18 majit. Pse u shkel statuti zoti kryetar?

Ja do shkoj në Shkodër si tua shpjegoj unë që kryetari i partisë ishte i teti në listë dhe kryetarët e dy bashkive humbëse në mënyrë sistematike ishin në vende fituese, për të bërë analzia sa për të kaluar radhën nuk bëjmë të jemi të sinqertë me veten dhe të nisim një proces reflektimi se ku po e cojmë këtë punë. Këto janë cështjet nëse duam realisht të ngremë dicka, meqënëse kemi vite dhe na dhemb kjo punë mendoj që kështu niset biseda.

Lulzim Basha: Faleminderit zonja Bushati. Unë I thashë ç’kisha për të thënë dhe do dëgjoj e do mbaj shënime. Procesi i zgjehdjeve të kryetarit ka qenë një mundësi për një dialog dhe debat shterues me anëtarësinë. Mbi 68 takime, disa prej tyre edhe në prani të kandidatit tjetër. Një pjesë etyre janë transmetuar edhe në media. Ky ka qenë një debat shterues sepse në atë moment duhej të trajtohej përgjegjësia ime. Bindja ime është që ky duhet të jetë një process konsultimi për zgjedhjet e orientuara nga e nesërmja. Këtu duhet të sillemi me përgjegjësi të lartë. Demokratët presin dhe meritojnë përmes një procesi përbashkues një perspektivë për nesër. Dhe kjo perspektivë duhet të vijë përmes konsultimit për ndryshimin që partia duhet të ketë. Unë kam dëgjuar përmes medias, por ehde personalisht, nga anëtarë të kryesisë, dëshirën per ti paraprirë dhe për ti dhënë formë institucionale nevojës për ndryshim.

Endira Bushati: Cfarë të pengoi këto tre vjet?

Lulzim Basha: Si? Është debat i superuar ky. Ne mund ta bëjmë, shumë gjëra kanë ndodhur në tre vjet që nuk kanë qenë në përputhje me statutin. Disa prej tyre janë përgjegjësi e imja, mo themi që të gjitha. Ne duhet të shkojmë me një vullnet përbashkues për ta forcuar PD-në. Në qoftë se është kështu, të ngremë dorën dhe të nisim mënjeherë procesin.

Edi Paloka: Me këtë që tha Bushati, u abuzua për numrin e votave. Nuk ishin 14 vota kundër, ishin më tepër.

Endira Bushati: Sa?

Edi Paloka: Ju këtu ishit kur thashë “nuk po I numëroj të tjerët”. E numërova deri te 14 dhe e lashë.

Endira Bushati: Sa ishin pra sipas jush?

Lulzim Basha:
 Ia vlen ky debat tani?

/Panorama/a.m.

Next Post
Mësuesja e martuar marrëdhënie me 4 nxënës, mesazhet që u dërgonte dhe çfarë tha për burrin…

Mësuesja e martuar marrëdhënie me 4 nxënës, mesazhet që u dërgonte dhe çfarë tha për burrin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In