• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debatet për buxhetin/ PD: Asnjë investim, Braçe: Ulim borxhin për herë të parë

by A R
24/11/2015 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet në komisionin parlamentar të ekonomisë në lidhje me buxhetin kanë ndaluar në uljen e shpenzimeve dhe borxhit qeveritar. Demokratët kanë vënë theksin se për vitin e ardhshëm qeveria do të shpenzojë rreth 4 miliardë lekë më pak si dhe do të ulë investimet, në një kohë kur propagandon se ekonomia po rritet.

Argumentin e ka kundërshtuar kreu i komisionit, socialisti Erjon Braçe, i cili ka thënë se për herë të parë Shqipëria do të marrë një borxh më të ulët se çdo vit pararendës.

Debatet:

Sherefedin Shehu: Vitin e ardhshëm shpenzimet e buxhetit do të jenë 4 miliardë lekë më të ulëta se këtë vit. Nga ana tjetër pretendohet se ka rritje ekonomike

Erjon Braçe: Është viti i parë që ne marrim borxh më pak se çdo vit pararendës. Pra, i gjithë korpusi i ligjeve financiare, për herë të parë pas kaq vitesh, vjen në Parlament me ulje. E gjitha ndodh në kushtet kur të ardhurat janë planifikuar me rritje
Jorida Tabaku: I vetmi lajm i mirë i këtij buxheti është se nuk i rrit taksat shumë, po për të rritur, taksat rriten

Debate të forta ka patur edhe për transfertat sociale, përmes të cilave qeveria ndihmon shtresat në nevojë.

“Në lidhje me shpenzimet për ndihmën ekonomike, parashikohen 20.5 miliardë lekë, por mos harroni që ne kemi pastruar listat nga ata që janë futur nga ish-qeveria për arsye politike”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Shehu tha: “Ju thoni se po pastroni listat e ndihmës ekonomike dhe këtë e bëni vetëm për të justifikuar uljen e buxhetit social. Ai në fakt është buxhet lëmoshe. Buxheti social është më i ulët sesa ai i këtij viti.

Në fakt, mazhoranca ka qenë mes dy zjarreve, pasi përveç kritikave të opozitës, u është dashur t’i përgjigjet edhe atyre që vijnë nga brenda saj. Erjon Braçe ka dashur të nënvizojë faktin se vitin e ardhshëm huamarrja e qeverisë është 2.2% e prodhimit kombëtar, ndërsa investimet 6%.

“Nuk po marrim borxh për të paguar paga e pensione, por vetëm për investime”, theksoi Braçe.

Buxheti i vitit 2016 është i pari që zbaton reformën e re territoriale duke transferuar tek pushteti vendor një sërë shërbimesh dhe funksionesh publike.

Next Post

Gjoksi i Encës tremb Ermalin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In