• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet në Komisioni për Butrintin, Kumbaro përballë PD dhe të vetëve

by A R
11/10/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit është tema kryesore e debatit që po zhvillohet LIVE në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku është thirrur për interpelancë ministrja e kulturës Mirela Kumbaro.

Por ajo që është vënë re që në nisje të kësaj seance është fakti se ministrja socialiste është braktisur edhe nga vetë deputetët e PS-së, të cilët kanë nënkuptuar kundërshtinë e tyre për ndërtimin në ambientet e brendshme të zonës arkeologjike në Butrint.

Dy deputetë të PS-së, Alket Hyseni i qarkut të Sarandës, dhe Fidel Ylli i qarkut të Durrësit janë shprehur të shqetësuar për ndërtimin brenda në parkun kombëtar.

Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit për çështjet sociale, deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, duke i cilësuar si një skandal i vërtetë.

Debati:

Albana Vokshi: Kumbaro s’na ka sjellë komunikimin me UNESCO-n. Ndërprisni tani punimet dhe vijojmë dëgjesën për atë që po ndodh në Butrint.

Luçiano Boçi: Të ndërprisni menjëherë punimet dhe seancën dëgjimore e zhvillojmë edhe në një mbledhje tjetër, kur ju të jeni gati.

Alket Hyseni: Kjo është një çështje sensitive, prek interesin e qytetarëve.

Vokshi-Kumaros: Nuk lejuat gazetarin e Report Tv të futej në parkun e Butrintit.

Mirela Kumbaro: Ka pasur një incident me gazetarin e Report Tv. Për filmimin dhe fotografimin e pasurive kulturore, të kërkohet leja e autoritetit që e administron. Ne kemi dhënë pafund leje nga BBC, CNN e deri te më të vegjlit.

Albana Vokshi: Gazetari nuk ka pasur kamera. Sot ju duhet t’i kërkonit ndjesë gazetarit dhe medias.

Mirela Kumbaro: A bëjmë një pakt të lutem? Të lëmë njëra-tjetrën të mbarojmë. Unë po të them se njoftimi që erdhi nga Parku është se një ekip që erdhi të filmojë, nuk kishte leje. Pse sot dy ekipe u lejuan? Sepse kishin marrë leje.

Albana Vokshi: Ky është rast i paprecedentë.

Fidel Ylli: Problemi është i ndjeshëm edhe për ne. Nëse ka shkelur ligjin nuk ka ku shkon as ministri e askush. Nëse ligji është shkelur unë do jem në krahun e asaj pjese që është për informimin publik.

Next Post
Rama nis vizitën në Itali, pritet nga kryeministri Gentiloni

Rama- Gentiloni: Italia mbështet integrimin, reformat kanë dhënë rezultat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In