• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet e ashpra në KLD mes Alaudin Malajt dhe Gjin Gjonit

by Aalison Pearse Stevens
24/03/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati u parapri nga një kërkesë e depozituar nga Malaj në KLD, një ditë para mbledhjes së 7 marsit 2016.  Përmes saj, Malaj kërkonte që anëtari Gjin Gjoni të mos merrte pjesë në votimin ndaj tij, për shkak të ekzistencës së një konflikti interesi. Në mbledhje, gjyqtari Gjoni është shprehur se pretendimet e Malajt nuk qëndronin dhe se kërkesa ishte pa shkaqe ligjore. Me të njëjtin arsyetim, në të njëjtën mbledhje, Gjoni nuk ka pranuar të votonte një raport të inspektoratit të KLD­-së për vlerësimin e punës së Malajt në krye të Apelit.

 DEBATI GJONI-­MALAJ

Alaudin Malaj: Ju falënderoj, zoti President, edhe juve zotërinj të KLD­-së. Para se ta marr fjalën, unë faktikisht i kam paraqitur një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për përjashtimin e zotit Gjin Gjoni nga kjo mbledhje. Meqenëse është kërkesë paraprake e imja, ju lutem dua të di a do të marrë pjesë zoti Gjin Gjoni në votimin tim apo jo?! Bujar Nishani: Po, zoti Gjoni, urdhëroni!

Gjin Gjoni: Atëherë, zoti President, unë jo nisur nga kërkesa e zotit Alaudin Malaj, sepse zoti Alaudin Malaj e di shumë mirë se çfarë kërkesash ka bërë dhe ku i ka nisur kërkesat e tij, kërkesa bazuar në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, në ligjin “Për organet kolegjiale”, në Kodin e Procedurës Administrative, e cila është një kërkesë e paligjshme, edhe po t’i referohesh kërkesës është akoma… kandidati, zoti Malaj, nuk e di që ka ndryshuar Kodi i Procedurave Administrative dhe i referohet ligjit të vjetër të Kodit të Procedurave Administrative, dhe nuk e di që ka një ligj të ri për mosmarrëveshjet administrative dhe për Gjykatën Administrative… Ja një minutë. Se e drejton Presidenti. …në mënyrë që të vazhdojë të shkruaj nëpër televizione dhe gazeta e të çojë informacione ditë për ditë, sa herë të ketë nevojë dhe të marrë edhe miqtë e mi se çfarë të botojnë dhe çfarë mos të botojnë. Unë, që të mos paragjykohesh, por jo për shkaqe ligjore dhe të uroj, të them të drejtën, jetë të gjatë dhe punë të mbarë edhe me gazetat që furnizon me material. Heq dorë dhe nuk marr pjesë në votim, por pjesën tjetër e shqyrton Presidenti i Republikës, nëse duhet të qëndroj në sallë apo jo. Faleminderit!

Alaudin Malaj: Një sqarim vetëm, zoti President. Unë ia kam marrë dorën, kam një 3 vjet që dëgjoj vetëm nga këto historirat, akuzat, kundërakuzat e historira të tjera. Unë kërkesën ia kam paraqitur Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të gjithë anëtarëve të KLD­së, pa përjashtuar askënd dhe e kam bërë publike kërkesën time për zotin Gjin Gjoni për këtë mbledhje. Më vjen keq sepse po ta shohësh kërkesën, kërkesa ime është fare e thjeshtë, është fare normale, fare administrative dhe ka të shprehur vetëm ligjshmërinë. Unë po të isha, nuk do të merrja kurrë pjesë, as s’do të bëhesha pjesë e debatit me askënd, as me zotin Gjin Gjoni, në qoftë se do të ishte në dorën time.

Bujar Nishani: Dakord, atëherë pas kërkesës së bërë nga zoti Alaudin Malaj, zoti Gjin Gjoni heq dorë me vullnetin e tij për të qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes në emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjithsesi, pretendimet e zotit Gjoni gjithashtu janë prezente në mbledhje. Unë do t’i kërkoja me mirëkuptim zotit Gjoni që, për të eliminuar çdo lloj situate psikologjike ndoshta, të qëndronte te zyra e kryetarit, deri sa të mbarojmë. (Zoti Gjoni del nga salla e mbledhjes.) …

 Alaudin Malaj:(Gjatë paraqitjes së platformës së tij si kandidat për kreun e Apelit). Edhe një gjë tjetër, unë zoti President kam qenë kohët e fundit i akuzuar nga ILDKP-­ja lidhur me pasurinë time. Ta sqaroj këtu me dy fjali. Nuk dua ta zgjas shumë. Kur bëri kallëzimin ILDKP-ja, unë s’kisha fare dijeni, nuk isha takuar asnjëherë. Ishte një rrugë ekstraligjore, ekstraadministrative. Të gjithë janë thirrur në ILDKP, kanë dhënë shpjegime, pastaj u është bërë kallëzimi. Rasti im ishte tipik hapur direkt në media, thjesht për të denigruar figurën time.  Gjithsesi, e mora me qetësi. Do t’u kërkoj të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë që ta marrin me qetësi kur të bëhet kallëzimi për pasuritë e tyre. U paraqita pranë organeve të hetimit, me një hetim 4­mujor. Nuk u hetova vetëm unë, u hetua edhe gjyshi im dhe mbas kësaj u vendos pushimi i çështjes. Sot që flasim bashkë, unë s’isha dakord me pushimin e çështjes për dispozitën ligjore që është pushuar çështja. Sot që flasim bashkë, Gjykata e Rrethit Durrës ka pranuar kërkesën time dhe është pushuar çështja ime, sepse fakti s’ekziston. Por çfarë do të thotë mes nesh fakti s’ekziston? Mes nesh fakti s’ekziston do të thotë se kallëzimi që është paraqitur ka qenë totalisht joreal dhe i pavërtetë. Kështu që e ndjeja këtë të nevojshme t’u diskutoja juve dhe përpara se… në qoftë se ju do të keni ndonjë dyshim lidhur me këtë, unë jam gati të përgjigjem para Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pastaj të votohet për mua për kryetarin e gjykatës. Kaq kisha. Faleminderit! (Panorama)

Next Post

Sulmet terroriste/ SHBA kritikon forcat belge të sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

Putin zbulon çfarë po ndodh në Kiev: Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 22, 2026
Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

August 22, 2026
Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

Pas dy javësh flakë, qetësi në Gojan! Banorët rrëfejnë tmerrin: Ka qenë situatë lufte, mirë që nuk na u dogjën shtëpitë

August 22, 2026
Katër vite në arrati, shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

Katër vite në arrati, shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

August 22, 2026
Sulmi rus vret 16 persona në Krivyi Rih, Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përgjigjet

Sulmi rus vret 16 persona në Krivyi Rih, Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përgjigjet

August 22, 2026
Fluks i madh në Kapshticë, mbi 30 mijë persona kalojnë kufirin në 4 ditë, emigrantët përballen me radhë të gjata

Fluks i madh në Kapshticë, mbi 30 mijë persona kalojnë kufirin në 4 ditë, emigrantët përballen me radhë të gjata

August 22, 2026
Ministri Hoxha takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës, ja çfarë u diskutua në Tiranë

Ministri Hoxha takim me shqiptarët e Luginës së Preshevës, ja çfarë u diskutua në Tiranë

August 22, 2026
Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Goditje për Trump, gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

August 22, 2026
“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

“Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione

August 22, 2026
“Më ço në spital, nxito”,  zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes në Ksamil

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com