• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet brenda PD, Tritan Shehu e sheh shqetësues publikimin në media

by Java News
28/02/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Tritan Shehu është kundër publikimit të debateve brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një problem shqetësues. I intervistuar nga gazeta Panorama, ish-kryetari i Partisë Demokratike, thotë se duhet që kreu i grupit parlamentar duhet të mbajë qëndrim lidhur me këtë çështje.

“Mua më ka shqetësuar dhe besoj se të njëjtin sensacion kanë pasur dhe kolegët e mi. Së pari unë dua të them që është normale të debatohet dhe të ketë mendime të ndryshme, kritika, sugjerime në një grup parlamentar”, thotë Shehu.

“Në PD ka pasur gjithmonë grupe deputetësh “luftarakë”, që asnjëherë nuk u janë shmangur debateve, me qëllimin përmirësimin e aktivitetit të tij apo të partisë. Kjo është një e drejtë thelbësore e gjithsekujt dhe bën pjesë në parimet e demokracisë. Kështu unë nuk komentoj mendimet e ndryshme të kolegëve, ndaj ose jo të njëjtin opinion me ata”, tha Shehu, duke sqaruar se për publikimet në media “nuk mund të konfirmoj nëse janë apo jo besnike me realitetin”.

“Por, sidoqoftë, në të dy rastet kemi të bëjmë me një situatë të papëlqyeshme, ndaj së cilës duhet reaguar. Dhe kjo mendoj se është detyrë së pari e kryetarit të Grupit tonë Parlamentar. Në qoftë se ato që publikohen janë sajesa të medias, veçanërisht duke qenë të përsëritura, bëhen me keqdashje, për të krijuar opinione të deformuara e dëmtuese për PD-në, pra duhen përgënjeshtruar”.

Edhe në rast se ato që publikohen janë të vërteta, Shehu thotë se “mbështes çdo debat në forumet e partisë, qoftë dhe të ashpra. Por kur këto zhvillohen me “dyer të mbyllura”, ngelin brenda atyre mureve”.

Arsyeja për një pretendim të tillë është dashakeqësia në interpretim, edhe pse shpeshherë debatet jepen pa koment, vetëm një zbardhje e atyre çka është thënë.

“Transmetimi i detajuar e i përsëritur i tyre jashtë, nga pjesëmarrës në mbledhje (dhe këtu unë nuk bëj asnjë insinuatë për debatuesit), pa asnjë dyshim do të bëhej me dashakeqësi, për të dëmtuar imazhin e partisë, kryetarit të saj, apo forumit përkatës. Në fakt, unë do ta konsideroja këtë edhe si një provokacion ndaj vetë personalitetit të personave në gojën e të cilëve vihen shprehjet e publikuara. Gjithsekush sot, nëse dëshiron, mund të bëjë vetë e direkt publike objeksionet e mendimet e tij në rrugë normale. Pra këtu do të kishim të bënim edhe me një vepër të dënueshme moralisht e politikisht, larg principeve të etikës. Dhe kjo do të ishte shumë më shqetësuese, sesa në rastin që do të kishim të bënim me sajesa të medias”, thotë Shehu.

Next Post

PS zgjedh delegatët në katër qarqe, kryetarët pas Kongresit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

June 23, 2026
Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

June 23, 2026
“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

June 23, 2026
Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

June 23, 2026
As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

June 23, 2026
Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

June 23, 2026
Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

June 23, 2026
Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In