• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

by A. Q
22/09/2026 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet politike përfshinë sot edhe Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes (22 shtator), ku shkak u bënë lajmet për masën e caktuar ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe kontrollet në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se i ka dërguar një letër Vlora Hysenit dhe ka ftuar institucionet ligjzbatuese të marrin përgjigjet e saj në Parlament.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Bledi Çuçi kërkoi që kjo çështje t’i lihej drejtësisë dhe të vazhdohej me rendin e ditës.

Debati në Komision:

Balliu: Aty ku jeni ju sot, ka qenë edhe Vlora Hyseni, kreu i SHISH, të cilës i kam dërguar këtë letër, ku e pyes konkretisht nëse ka pasur kontakt me Ergys Agasin, datë 26.01.2026. Institucionet ligjzbatuese janë të mirëpritura në Parlament dhe të marrin përgjigjet që ka dhënë Vlora Hyseni. Është e paprecedentë që kreu i SHISH të jetë e lidhur me grupe kriminale. Për të njëjtën çështje është larguar nga Kosova. Në vend që të ishte kriter për të mos i dhënë post të rëndësishëm, Edi Rama ja dha këtë post. Çfarë kuptimi ka të vazhdojë kjo situatë? A ka njeri në këtë rruzull tokësor që Edi Rama nuk di gjë nga këto? Si ka mundësi që çdo njeri që takon ky… Mori një futbollist si Igli Tare dhe e ke sot në SPAK se ndejti me këtë gjysmë ore. Është cënuar siguria e njerëzve, prandaj ndodhin vrasjet në mes të ditës në Sarandë. Ata s’pyesin se dalin mes të ditës, vrasin njerëz në mes të ditës dhe plagosin kalimtarë. Nuk ka rend dite sot. Prioriteti ynë është siguria kombëtare, këtu ka rënë. Jemi drejtuar katër vite nga një kriminel si Ilir Proda. Është turp që kemi lejuar banditë të vijnë këtu dhe na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë. A kemi qenë këtu kur kemi bërë debat. Na akuzonte ne se po e përdornim politikisht. Ky komision ka prioritet sigurinë kombëtare dhe nëse ne e vendosim për shkak të rendit të ditës, si prioritet dytësor sigurinë kombëtare, ne nuk e meritojmë të jemi në këtë sallë. Si mundet ne të rrimë të qetë dhe të vazhdojmë rendin e ditës. Si mund të merremi me sigurinë globale, kur nuk kemi atë kombëtare? Si mund t’ia lejojmë vetes si institucion. Ne duhet urgjentisht të marrim masa. Ne i kemi denoncuar përpara këto dhe janë mohuar me shkresa zyrtare. Të vijnë institucionet ligjzbatuese dhe të marrim shkresat. Pyetja ime është si do ia bëjmë që të mbrojmë shtetin nga narkoshteti i Edi Ramës? Informacionet që ne kemi sot nuk janë të sigurta. Fatkeqësisht kjo ka qenë nën dijeninë e ekzekutivit. Unë kërkoj që rend dite sot të jetë ky diskutim, siguria kombëtare.

Çuçi: Institucionet nuk janë emrat e përvetshëm. Ato kanë strukturat dhe sistemet e veta. Përgjegjësia personale është e gjithkujt që merr përsipër të ushtrojë një funksion publik. Çdo person është i pafajshëm derisa të shpallet i fajshëm nga sistemi i drejtësisë. Unë mendoj që më shumë se kurrë, sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon ku pushtetet brenda republikës janë krejtësisht të pavarura dhe balancojnë njëra-tjetrën, ajo që po ndodh sot me sistemin e drejtësisë, po ndodh vetëm falë vullnetit të kësaj mazhorance. Tregon një qëndrueshmëri të shtetit shqiptar dhe shyqyr ka ardhur kjo ditë. Të tjerat t’ia lëmë drejtësisë. Pa e zbardhur drejtësia plotësisht këtë gjë, ne nuk mund të flasim më shumë dhe të themi ndoshta gjëra që nuk qëndrojnë fare.

Balliu: Nëse doni ju të pavarur, është e pavarur. Unë s’ flas për këtë. Unë po flas për një çështje që e kemi diskutuar prej kohësh, tani ka marrë rrugën. Unë ju ftoj juve dhe kolegëve të PS-së, të mos hyjmë në vallen e këtyre individëve. Faktin që ne kemi që në 2023-shin për lidhjet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, mos të vazhdojmë e të presim. Informacionet e shëtit kanë hyrë te kartelet e drogës.

Çuçi: Këto t’ia lëmë drejtësisë. Ta dëgjojmë deri në fund drejtësisë.

Balliu: Nëse vazhdoni kështu, atëherë lëreni drejtësinë të vazhdojë punën e vetë me Lubinë. Mos i ngrini kartonët. Prandaj nuk duhet të qëndrojë Edi Rama kryeministër. Nëse doni të jeni të sinqertë, mos pranoni ngritjen e kartonëve.

Next Post
I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

September 22, 2026
Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

September 22, 2026
Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

September 22, 2026
Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

September 22, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

September 22, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat dhe firmosen 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

September 22, 2026
I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

September 22, 2026
Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

September 22, 2026
“Në këto ambiente s’mund të bëhet politikë”- Eurodeputetët në Manastirin e Zvërnecit, mesazhi i At Jan Tereziut për ligjvënësit shqiptarë: Ky është vend i Zotit! (VIDEO)

“Në këto ambiente s’mund të bëhet politikë”- Eurodeputetët në Manastirin e Zvërnecit, mesazhi i At Jan Tereziut për ligjvënësit shqiptarë: Ky është vend i Zotit! (VIDEO)

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com