• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate të ashpra te Siguria, Xhaferaj: Policia si drejtori e Ministrisë së Bujqësisë që vetëm korr hashash

by A R
23/09/2024 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme u mblodh Komisioni për Sigurinë Kombëtare, pasi deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kërkuan seancë dëgjimore me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Kryetari i këtij Komisioni, Nasip Naço tha se seanca është kërkuar nga deputetët e PD dhe i dha fjalën nënkryetarit të këtij Komisioni, Ferdinand Xhaferaj.

Nasip Naço: Sot kemi një seancë dëgjimore kërkuar nga deputetët e PD me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Të ftuar janë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zonja Suzana Hoxha sekretare e Përgjithshme, Sokol Bizhga, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i caktuar në detyrë.

Ferdinand Xhaferaj, parashtroi situatën e sigurisë dhe ngjarjeve kriminale në vend dhe kërkoi “llogari” nga ministri Hoxha lidhur me krimet e ndodhura që ende nuk kanë autor. Sipas Xhaferajt, policia e Shtetit është transformuar në një departament të ministrisë së Bujqësisë, pasi policët thjesht korrin bimët narkotike pasi ato kultivohen.

Ferdinand Xhaferaj: Ne në një seancë maratonë, para se Kuvendi të ndërpriste punimet, kaluam projketligjin për policinë e shtetit. Ne i kërkuam ministrit të atëhershëm zotit Balla që problemet e evidentuara të shërbenin si mësime për të marrë të gjitha masat që të mos përsëriteshin më. Kërkuam që nisur nga shtimi i popullsisë në verë, të merrte masat që mos kishim shtim të aksidenteve. Po kështu, nisur nga problematikat ku organizatat kriminale vijnë në Shqipëri për të likujduar llogaritë e hapura të merreshin masat.

Çfarë ndodhi? Situata degradoi shumë keq.  Gjatë tre muajve të verës kishim 288 aksidente më shumë krahasuar me një vit më parë. Lidhur me situatën e krimit në muajin gusht, kulmuam me 7 të vrarë brenda një jave. Krimi nuk e ka frikë policinë. Krimi ekzekuton në Shkodër, Tiranë, kudo sepse nuk e ka frikë ligjin. Krimi ka shkaktuar 12 viktima në gusht.

Ku qëndron polica? Viti 2020 numëroi 12 krime të pazbardhura, në 2021 21 ekzekutime pa autor. Zoti ministër, në këto kushte prezenca juaj në këtë komision është e domosdoshme për të shpjeguar cilat janë arsyet që krimi vepron lirshëm pa e pasur frikë policinë?

Cilat janë rezultatet konkrete në punën parandaluese të policisë? Çfarë masash janë marrë për të parandaluar vrasjet e paralajmëruara? Cilat janë arsyet e ndryshimeve të shpeshta në strukturën e policisë në bazë? Çfarë masash janë marrë për përdoruesit e aplikacioneve Sky dhe Encrochat? Pse SPAK e sheh policinë e shtetit si një insititucion të inkriminuar? A ju duket e turpshme që policia e shtetit është transformuar në departament të ministrisë së Bujqësisë. Policët thjesht korrin bimët narkotike pasi ato kultivohen.

Ministri Hoxha tha se situata e rendit dhe qetësisë është e qëndrueshme. Ai deklaroi se nuk është i kënaqur me rezultatet e deritanishme të Policisë së Shtetit.

Ministri Ervin Hoxha: Situata e rendit dhe e sigurisë publike është shumë e qëndrueshme në Shqipëri. Nuk jam i kënaqur për rezultatet e deritanishme të policisë së shtetit, por policia e shtetit është në krye të detyrës. Ju siguroj që kam gjetur një polici profesionale e cila më inkurajon çdo ditë të bëj detyrën e ministrit të Brendshëm.

Siguria qytetare e shtetasve shqiptarë dhe çdo individi që viziton Shqipërinë është boshti dhe fokusi i ministrisë. Vëmendja ndaj sigurisë së shqiptarëve ka udhëhequr çdo përpjekje dhe arritje të MB dhe policisë së shtetit si për hartimin e legjislacionit ashtu dhe për rritjen e bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese në vend dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Rendi dhe siguria në vend është në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vendet e BE. Shqipëria vijon me rendin rritës të numrit të turistëve. Kemi pasur një sezon me zero ngjarje kriminale me pushues të huaj për të dytin vit.

Numri i automjeteve që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria kaloi shifrën 7 milionë. Angazhimi i Shqipërisë dhe organizimi nga Policia e Shtetit morën vlerësimet maksimale nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit dhe delegacionet e vendeve anëtare. Ju më kërkuar informacion për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhur a gjatë verës, për të cilat do të keni një shpjegim. Është e vërtetë që në muajin gusht të këtij viti pati një rritje të veprës penale vrasje krahasuar me muajt e tjerë. Në analizën e treguesve të 8 mujorit mbi statistikat e ngjarjeve krimianle dhe vrasjeve jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar, që kaa shënuar numrin më të ulët të vrasjeve të tre dekadat e fundit.

/a.r

Next Post
“Shqipëria e priti tim bir si mbret”, gazetarja e Euronews rrëfen pushimet në vendin tonë

“Shqipëria e priti tim bir si mbret”, gazetarja e Euronews rrëfen pushimet në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In