• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në parlament/ Blushi: Futët në qeveri edhe kriminelin Berisha; Rama: Je njeri i tepsive!

by A R
22/05/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka rinisur me debate seanca parlamentare në të cilën do të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal. Kreu i LIBRA Ben Blushi ka hedhur akuza të rënda pas implementimit të marrëveshjes Rama-Basha. Ai tha se mazhoranca ka marrë banditët pranë saj, numri i të cilëve sipas tij u shtua me Berishën. Atij zgjodhi t’i përgjigjet kryeministri Rama. Ai tha se ndryshimet në qeveri nuk kanë lidhje me ndarjen e tepsisë së pushtetit. Sipas tij, ai ndihet jashtë tepsisë ndaj akuzon.

“Ben Blushi ka lidhje të fortë me tepsinë. Ndihet i privuar në pjesën e tepsisë. Është bërë jo ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që sot janë votuar këtu nuk kanë ardhur në qeveri për të përfaqësuar PD, por për të garantuar PD dhe opozitën si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve. Edhe sikur PD mos të hynte në zgjedhje, kishte dalë një urdhër më parë që tashmë do monitorohet nga zv.kryeministrja për ndalimin e të gjitha shpenzimeve dhe procedurave të reja në të gjithë kohën e fushatës. Faktikisht edhe pa PD në zgjedhje qeveria deri në 25 Qershor do ishte thjesht administratore e të përditshmes”, deklaroi Rama.

Më herët Blushi e quajti marrëveshjan Rama-Basha si katastrofë për vendin. Ai tha se tashmë qeverisë PS-LSI i është bashkuar edhe çadra e Bashës.

“Do ishte e papërshtatshmje t’ua prishja dasmën. Sapo krijuat një qeveri të përbashkët. Ëhstë ëpr të qeshur por edhe për të qarë. Pas 27 vjetësh sharjesh, fyerjesh dhe vjedhjesh, Edi Ramën dhe Sali Berishën i keni bashkë. Saliu qesh, se e donte këtë marrëveshje me Rilindjen. U fut Saliu në çadër tre muaj, E doli si hero i Republikës së Re dhe dolët me fitoren e burgjeve, hipotekën, OSHEE. Kjo është çadra e Rilindjes. Ju që s’latë bandit edhe kriminel, edhe vrasës në Rilindje, u kishte mbetur vetëm 1 pa futur, Sali Berisha, e futët edhe Sali Berishën. Ku e keni Lulin sot? Luli e mori biberonin në gojë, pushoi nuk qan më”, tha Blushi.

Në nisje të seancës Blushi ka kërkuar prezantimin e ndryshimeve ligjore dhe zhvillimin e debateve. Sipas tij nuk mund të bëhen ndryshimet ligjore pa u njohur me to.

“Sipas rregullit dikush duhet t’i prezantojë ndryshimet. Ju nuk mund të kaloni në votim para se të ezauroni këtë procedurë standarte. Ligj, Kod pa debat nuk mund të kalojë. Na lini mundësi të flasim pavarësisht se na i sollët në momentet e fundit”, tha ai.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deutetit të PS Taulant Balla. Ai tha se kemi të bëjmë me një seancë të posaçme, dhe sipas tij ndryshimet ligjore janë bërë të njohura.

“Ka një procedurë të konsoliduar për ato që quhen seanca të posaçme, kjo ëhstë një seancë e posaçme. Rregullimet në ligjin e mediave vizive ëpr t’i dhënë fund një historie abuzimi, e kemi kryer, dhe ëprforicmin dhe ashpërsimin e dënimit penal ndaj shkeljeve zgjehdore përsëri nuk ka deputet në sallë të jetë kkundër dënimit për Kodin Zgjedhor”, tha Balla./a.m.

 

Next Post
Komisioni i vettingut, votohen Hysi, Manja e Luan Rama, rrëzohet kandidatura e Idrizit

"Luli mori biberonin, nuk qan më..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In