• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate në KQZ/ Kaso: Anëtarët të mos bien pre e presioneve, do përballeni me ligjin. Biba: Na shantazhove

by Java News
23/05/2019 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar debate në lidhje me kërkesën e opozitës joparlamentare, PD-së dhe LSI-së, për të pasur komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato i kanë bojkotuar zgjedhjet dhe nuk kanë asnjë kandidat për kryetar bashkie.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike. Ivi Kaso, tha se është e drejtë ligjore për të pasur komisionerë. Ai tha në mbledhjen e KQZ, se në procesin e deritanishëm ka shkelje të mëdha ligjore që sipas tyre lidhen me regjistrimin e kandidatëve të tjerë, siç janë të Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, që sipas Kasos, por tentohet të krijohet një opozitë fasadë.

Kaso tha se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë kërcënuar për të mos pranuar regjistrimin e komisionerëve. Ndërkohë nga ana tjetër tha se nëse do të ketë ndonjë vendimmarrje kundër pranimit të komisionerëve, atëherë do të përballen me përgjegjësi penale. Anëtari i KQZ-së Denar Biba, tha se ky është një shantazh shumë i rëndë për të ndikuar në mënyrën e votimit, në sajë të kërcënimit. Kaso tha se vetëm sa parashtroi të drejtat ligjore që sipas tij i takojnë PD-së.

“Opozitë fasadë për të zëvendësuar opozitën e vërtetë. Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debati“, tha Ivi Kaso.

“Na shantazhove. Ishte shume e rëndë dhe e ulët. Është hera e parë“, u shpreh Denar Biba.

Përfaqësuesi i PD-së theksoi se ata duan të monitorojnë procesin zgjedhor, për shkak ankesave dhe denoncimeve që ata pretendojnë se ka procesi. Në këtë kontekst, Eridjan Salianji nga PS, kërkoi të di nëse PD do të monitorojë procesin, apo nëse do vërtetë të plotësojë të gjitha detyrimet ligjore që i përkasin komisionerëve. Kaso u shpreh se i duan komisionerët për të parandaluar të gjitha paligjshmëritë që mund të hasen në procesin zgjedhor.

“30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore për komisionerët.

Eridjan Salianji, PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues.

Kaso: Duam anëtarë në KZAZ, kjo është e qartë. Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar. Pastaj të lindin të drejtat për marrjen pjesë në proces.

Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje

g.kosovari

Next Post
Lufta e dosjeve, kur 8000 faqe përgjime ngatërrojnë kartat e politikës

Lufta e dosjeve, kur 8000 faqe përgjime ngatërrojnë kartat e politikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In