• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debate në Komisionin hetimor për serverin e tatimeve, PD: Të dëshmojë Briseida Shehaj

by A R
18/11/2015 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni hetimor për “Serverin e Tatimeve” do të thërrasë për të dhënë dëshmi edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Plani hetimor i rishikuar nga kryetari demokrat i komisionit, Arben Ristani parashikon mbledhjen e informacionit për ndërhyrjen në server, të pretenduar nga opozita, nga Ministria  e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dhe pjesë e hetimeve do të jetë edhe dëshmia e Shehajt, gjë e cila u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Deputeti socialist, Ervin Bushati kërkoi që të mos bëheshin publik emrat në prani të medias, pasi komisioni s’ka miratuar ende kalendarin e punimeve, planin hetimor dhe as projektvendimin për thërritjen e dëshmitarëve. “S’ke pse thua emra të përveçëm këtu në prani të mediave. Në fund mund të na rezultojë që kemi thërritur edhe njerëz kot. Duhet të jemi më seriozë para administratës. Çfarë të drejte kemi ne që të themi njerëz në prani të mediave?”, u shpreh Bushati.

Mazhoranca kërkoi më tepër kohë për të shqyrtuar planin e hetimit të rishikuar. Sikurse kundërshtoi edhe thërritjen e dëshmitarëve me argumentin se Prokuroria e ka mbyllur çështjen e hetimit të serverit të tatimeve. Të premten komisioni do të miratojë planin hetimor, kalendarin dhe projektvendimin për thërritjen e dëshmitarëve. Mandati i tij skadon në 22 Janar 2016, ndërsa institucionet shtetërore kanë afat deri në 25 nëntor që t’i përgjigjen kërkesave të komisionit për hetimin. Ndërkaq komisioni vendosi të përfshijë në planin e punës edhe dosjen e Prokurorisë e cila ka mbyllur këtë çështje.

Debatet

Vasilika Hysi: Dokumenti që na erdhi seancën e kaluar ishte ndryshe. Jo sa herë parlamenti voton komisionin, ne duhet ta fillojmë nga e para.

Blerina Gjylameti: Në email s’na kanë ardhur dokumentet për të cilat jemi dakordësuar.

Arben Ristani: Përpara keni planin e hetimit, ça do kërkojmë nga MFf, Tatimet, KLSH, AKSH etj.

Blerina Gjylameti: Për këtë kemi rënë dakord, s’kemi pse e diskutojmë. Pse të mos ta kemi nga stafi i komisionit një dokument me ndryshimet që kemi kërkuar.

Arben Ristani: Le ta bëjë stafi ndihmës i komisionit. Duhet të shtojmë që të marrim dosjen hetimore nga Prokuroria. Besoj se biem dakord. Kemi një vendim të prokuroriëë që ka pushuar ëështjen. Me një shkresë do t’i kërkojmë të na sjellë të gjithë dosjen hetimore. Komisioni duhet të mbarojë punë deri në 22 janar. Të llogarisim pak kohën e projektbuxheti dhe kemi vetëm 1 muaj kohë. Duhet të zhvillojmë seanca frekuente.

Vasilika Hysi:Oraret e komisionit hetimor të lihen për më vonë, sepse sapo kam ardhur nga komisioni i ligjeve dhe nuk mundemi ta përballojmë kështu.

Arben Ristani:Do thërrasim një listë dëshmitarësh, ekspertët e urdhërit që kanë bërë auditimin, ekspertët e IT, Drejtoreshën e Tatimeve.

Ervin Bushati:S’ke pse thua emra të përveçëm këtu në prani të mediave.

Florjon Mima: Media për atë punë është këtu që të dëgjojë emrat.

Ervin Bushati:S’kemi pse t’i përmendim emrat. Kush do të thërritet tu çohet shkresë zyrtare.

Vasilika Hysi
:Komisioni duhet të marrë vendim të ndërmjetëm për të thërritur dëshmitarët. Duhet të përgatitet kalendari fillimisht.

Arben Ristani:Kohën e dëshmitarëve do ta përcaktojmë kur të vijnë shkresat nga Prokuroria dhe institucionet e tjera.

Sherefedin Shehu:Të punojmë paralelisht me dëshmitarët dhe dokumentet. Sduhet t’i fshihemi as medias, se komisioni është i hapur. S’duhet të kemi frikë se në fund do të bëjmë një raport dhe ne s’jemi pretenca.

Ervin Bushati:Në fund mund të na rezultojë që kemi thërritur edhe njerëz kot. Duhet të jemi më serioz para administratës. Ça të drejte kemi ne që të themi njerëz në media?

Arben Ristani
:Do ta përziejmë kalendarin? Apo do të vazhdojmë me radhë?

Florjon Mima:Këtu jemi vetëm prej kurajos së medias për të zbardhur skandalin. Mos e thuaj më atë që media sduhet të jetë këtu apo se s’duhen përmendur emra në prani të medias.

Helidon Bushati
:Të kërkohet rregullorja e aksesimit nga Drejtoria e Tatimeve.

Vasilika Hysi:Si mund të punojë ky komision pa miratuar planin hetimor. Duhet urgjentisht që të miratohet plani hetimor. Vendimi i ndërmjetëm për thërritjen e dëshmitarëve, s mund të miratohet pa planin hetimor. S’mund të vendoset thërritja e seancave dëgjimore, propozoj që sot stafi mbështetës të japin formën finale të planit të veprimit.

Sherefedin Shehu:Mos bëj politikë këtu. Të thash 3 herë fol dhe vazhdon të merresh me mua.

Arben Ristani:Deri në datën 25 presim përgjigjet e institucioneve.  Shqiptarja.com

Next Post

Ja skemat dhe formacionet e skuadrave në EURO 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In