• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat në PD-në e Shkodrës: Të zhgënjyer nga Voltana Ademi

by Java News
21/10/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Partia Demokratike e Shkodrës që nga zgjedhjet brenda llojit pranon rënien e lirë të strukturave të saj dhe dështimin politik të kësaj partie. Në mbledhjen e radhës të kryesisë së PD-së së Shkodrës vetë kryetari i saj Ramiz Çobaj i është drejtuar demokratëve duke pranuar inaktivitetin e pjesës më të madhe të departamenteve të krijuara në nëntor të 2014 (18 departamente) dhe mars 2015 (5 departamente). Në analizën e siguruar nga “BalkanWeb” që kryetari Çobaj ka lexuar përpara kryesisë ndër të tjera thuhet se: “Nisur nga numri i departamenteve që kap shifrën 23, pjesa aktive e departamenteve ishin dhe mbeten në minorancë në krahasim me departamentet inaktive. Kjo mbetet njs shqetësim i madh jo vetëm për mua si Kryetar, por besoj edhe për të gjithë Kryesinë e PD-së. Inaktiviteti i Departamenteve ka dëmtuar në radhë të parë mënyrën e të bërit opozitë të vetë Degës së PD-së Shkodër”,- ka deklaruar Çobaj duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për pjesën më të madhe të departamenteve.
E më tej kryetari Çobaj ka gjetur edhe fajtorin. Indirekt ai ka goditur bashkinë Shkodër dhe kryetaren Voltana Ademi duke thënë se është i vetëdijshëm se një pjesë e demokratëve ndjehen të zhgënjyer, të parespektuar dhe të pavlerësuar. “Është vlerësim të jesh drejtues departamenti por njëkohësisht është edhe përgjegjësi. Të marrim përsipër secili prej nesh përgjegjësitë e veta politike dhe të dalim nga pasiviteti ku kemi rënë. Unë e kuptoj se shumë prej jush presin që të thonë se jemi të zhgënjyer, se nuk na është vlerësuar puna, se nuk ndjehemi të respektuar, se si drejtues departamenti apo anëtar kryesie nuk jam pyetur dhe nuk më është marrë mendimi për asgjë. Nuk marr përsipër t’ju them se kjo gjë nuk ka ndodhur ose të bej hipokritin se shumë shpejt gjithçka ka për të ndryshuar. Jo! Unë ju them pavarësisht zhgënjimeve, pavarësisht mungesës së dashamirësisë apo shfaqjes së respektit minimal ndaj jush, ne, të gjithë bashkë, kundërshtarët i kemi përballë dhe ata kanë emër PS dhe LSI ose Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata duhet të ndëshkohen nepërmjet punës tonë. Ata duhet të ndëshkohen nga votat e jo vetëm të demokratëve por edhe të lëkundurve dhe biles duhet të synojmë edhe për më shumë, edhe tek të majtët e zhgënjyer. Çdo pretendim i kundërt do ishte shumë i dëmshëm për ne, do të na penalizonte me një opozitë tjetër 4-vjeçare”, – u shpreh Çobaj. Teksa kryetari lokal i PD-së flet për bashkim të demokratëve nga ana tjetër është selia e PD që vërteton ndasinë me demokratët e bashkisë duke mos bërë asnjë deklaratë në mbështetje të kryebashkiakes sa herë që kryeministri Rama sipas PD-së sulmon Shkodrën.

Next Post
Çështja çame, Meta: Të qëndrojmë larg raporteve spekulative që nxisin keqkuptime

Meta për Mbetjet: S'është mirë të votohet kur ka konflikt, kundërshtimet janë pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com