• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta për Mbetjet: S’është mirë të votohet kur ka konflikt, kundërshtimet janë pozitive

by Java News
21/10/2016 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka theksuar sot se miratimi i ligjit për importin e mbetjeve, në kushtet e një konfliktualiteti, edhe qoftë ky i stisur nga opozita, nuk është pozitiv. Duke pranuar se çështja e mjedisit u takon të gjithëve, theksoi se “asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterues, ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancive reciproke për të mos u kthyer më pas”.

Deklarata e Metës u bë sot gjatë mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së, pasi folën dy rivalet e tij në garën për kreun e partisë.

Meta theksoi se me të drejtë kemi ndjeshmëri të shoqërisë për mjedisin dhe kjo është vendimtare për një vend që do të zhvillojë turizmin.

“Qëllimi ynë nuk ka qenë për zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut, ndaj donim dialog me shoqërinë civile. Jemi në një situatë kur kemi interpretim të ndryshëm të direktivave të BE, por deri sa të gjithë e kemi pranuar BE nuk ka arsye, nëse nuk jemi të aftë të shterojmë arsyet për te qenë mosbesues, pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE në këtë drejtim. Miratimi i ligjit në kushte konfliktuale edhe kur është i stisur nga opozita, për cështje sensitive dhe zbatimi me dyshim nuk është pozitiv. Nuk jam naiv që të besoj se për gjithçka do kemi konsensus dhe do i japim fund dallimeve pozitë-opozitë, por cështja e mjedisit u takon të gjithëve, dhe asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterues, ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancive reciproke për të mos u kthyer më pas”- tha Meta.

Ai shtoi më tej se duhet pasur parasysh se asnjë qeveri nuk punon në kushte laboratorike, por edhe në kushtet e presioneve dhe interesave nga më të ndryshme, “aq më tepër kur kemi klimë politike jo shumë konstruktive dhe të shëndetshme”.
Panorama/d.i.

Next Post
Antikanabis/ Policia aksion me Guardia di Finanzzia në Tepelenë, asgjësohen 14 mijë bimë

Aksioni antikanabis në disa qarqe, sekuestrohen qindra kg dhe mijëra bimë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com