Ka vijuar me debati numërimi votave në KZAZ nr.65 në qytetin e Beratit.
Kandidati i “AOKBPEK” ka debatuar me komisonerët dhe me vëzhguesin e Partisë Socialiste, për shkak se kërkon që fleta e votimit të qëndrojë më gjatë në monitor, me qëllim që sipas tij fleta të lexohet më mirë.
“Unë jam një kandidat që nuk kam fituar, jam një kandidat që kam humbur, por nuk dua të mashtrohem”, ka thënë kandidati i “AOKBPEK”.
Debati ka vijuar mes tij, dhe vëzhguesit të PS-së i cili ka bërë thirrje që të ulen tonët në mënyrë që numërimi të vijojë qetësisht.
“Po thyet edhe njëherë rregullat etikës do t’ju nxjerr jashtë. Ju lutem zbatoni rregullat e etikës”, u shpreh ai.