• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat me Berishën? Vetëm nëse Rama do të donte të luante në baltë

by Altin Ketro
03/05/2025 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Altin Ketro

Prej disa javësh, Sali Berisha e ka kthyer në refren kërkesën që Edi Rama t’i dalë përballë në një debat televiziv. Ironikisht, të dy kanë qenë “bashkë” në debat për katër vjet rresht në të vetmen skenë që e njeh Kushtetuta: në Kuvendin e Shqipërisë. Atje kanë pasur gjithë kohën për të përplasur idetë (ose mungesën e tyre) dhe për t’i thënë njëri-tjetrit në sy gjithçka kishin për të thënë.

Në një realitet më të shëndetshëm politik, ndoshta do kishim parë një opozitë që nuk e kthente Parlamentin në arenë piroteknike, me tymuese e flakadanë. Ndoshta do kishim parë më shumë përplasje idesh dhe më pak shfaqje fizike. Por realiteti është se për katër vjet, opozita ishte më e interesuar të digjte selinë e saj, sesa të ndërtonte alternativa. Ndaj edhe Rama, me stilin e tij të zakonshëm për t’u marrë vetëm me “të mëdhenjtë”, nisi të rrallonte daljet në Kuvend. Jo se kishim humbur ndonjë akademik retorike, por kur përballë ke tym e britma, tërheqja është ndonjëherë zgjidhja më e qytetëruar.

Ironia është se edhe kur ishte në sallë, opozita kërkonte ta përjashtonte Ramën. Kur mungonte, e kërkonte me ngulm. Pra, ishte një raport që s’kishte të bënte me përballje idesh, por me nevojën për të pasur një “armik personal” përballë, që t’u japë kuptim akuzave. Me pak fjalë, prezenca e tij shërbente si justifikim për tension dhe si motivim për retorikë agresive.

Dhe tani, Berisha do debat. Si të thuash, kërkon që përballja të kalojë nga Kuvendi – ku flasin të gjithë – në televizor, ku ka më shumë dramë e më pak fakte. Në dukje, një përpjekje për transparencë. Në thelb, një përpjekje për spektakël.

Por me kë të bësh debat? Me një njeri që ka tre dekada që nuk skuqet kur gënjen? Me një kundërshtar që gjuan me gjysmë të vërteta e trillime të paverifikueshme? Kur përballë ke dikë që nuk ka asgjë për të humbur përveç humbjes së garantuar, e vetmja mënyrë për ta ndalur është të zhytesh në të njëjtin batak. Por nëse Rama e bën këtë, rrezikon të demotivojë ata që ende nuk e kanë vendosur kë do votojnë. Dhe ky është një luks që nuk e ka.

Po të imagjinosh një debat Rama-Berisha mbi 21 Janarin, është lehtësisht e parashikueshme:

Rama do thoshte: “Ju, zoti Berisha, në cilësinë e kryeministrit, jeni përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm.”

Berisha do përgjigjej: “Po të mos më sillje protestuesit poshtë dritares, s’do kishte asnjë incident. Të paralajmërova për katër snajperët. Madje unë isha i pesti.”

Rama do vijonte: “Pra, po thoni që, po të isha në vendin tuaj, do të më justifikonit që të plagosja ose vrisja protestuesit e tuaj, kur u zhvilluan protestat e dhunshme të opozitës ndaj Kryeministrisë në 2019 ku u përdorën edhe bomba molotov?”

Berisha do përgjigjej: “Ta provoje të plagosje qoftë edhe një prej protestuesve, ajo që i bëra Fatos Nanos më 14 shtator 1998 do të të dukej lule.”

Nëse kjo nuk do ishte tragjike, do ishte thjesht groteske.

Për fat të keq, kjo nuk është imagjinatë e imja. Janë fjalë që Berisha i ka thënë realisht, në intervista publike.

Në fund të ditës, e vetmja përballje që ka rëndësi është ajo mes dy modeleve të qeverisjes: Berisha 2005-2013 dhe Rama 2013-2025. Çdo qytetar që do të votojë më 11 maj i njeh mirë të dy epokat. Nuk kanë nevojë për debat televiziv midis tyre për të zgjedhur. Mjafton kujtesa. Dhe kjo përballje e heshtur, por reale, është më e rëndësishme se çdo duel në ekran.

Next Post
Grabiti shitësen dhe dyshohet se tentoi ta përdhunonte, kush është autori i shpallur në kërkim në Sarandë

Grabiti shitësen dhe dyshohet se tentoi ta përdhunonte, kush është autori i shpallur në kërkim në Sarandë

Comments 1

  1. Leka says:
    8 months ago

    Debati qe kerkon Saliu me Ramen eshte thjeshte nje monolog i tij me baltisje dhe rrena dhe Ramen nuk do e lejoj te flase dhe kjo eshte aresyeja qe Rama nuk e perfill kerkesen per debat

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

December 31, 2025
FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

December 31, 2025
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

Urgjenca Kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët

December 31, 2025
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten hetimet për Bankers Petroleum

December 31, 2025
“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

December 31, 2025
“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

December 31, 2025
Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

December 31, 2025
“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

December 31, 2025
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

December 31, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit sot/ Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com