• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat live mes Henri Çilit dhe Alfred Lelës…”Më hoqe nga MAPO sepse nuk pranova ndryshimin pro Ramës”

by Java News
24/01/2017 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, botuesi Henri Çili dhe gazetari Alfred Lela përballen live për linjën editoriale, median, tregun, lirinë dhe parimet, pas largimit të këtij të fundit nga drejtimi i mediave ‘Mapo’.

Të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasilin në “News 24”, botuesi Henri Çili dhe gazetari Alfred Lela nuk kanë lëvizur shumë nga pozicionet e tyre të mëparshme që janë bërë publike edhe në media. Ndërsa Çili pretendon se Lela ka dështuar në realizimin e zotimeve të marra në kontratë, ky i fundit i qëndron ndryshimit të linjës editoriale.

“Unë vazhdoj të them që janë të dyja edhe mbarim kontrate dhe ndryshim i linjës. Unë dhe Henri kemi konsumuar disa kontrata, ajo që mbaroi më 31 dhjetor ishte ofertë për të vazhduar me një linjë të tillë, sa nuk mund të përtypej prej meje. Unë do mbaja linjën: Rama është reformator dhe i duhet të marrë edhe një mandat të dytë. Kam qenë me zotin Çili në këtë krah të tryezës edhe para 3 vitesh. Dua të them se dinamika e ndryshimit është e tillë sa nuk ma lejonte të isha në anën e kundërt të tryezës”,- tha Lela në nisje.

Duke sqaruar largimin, Lela tha se nuk e ka armik Çilin dhe se jeta për të do vazhdonte.
“Kam thënë largohem sepse linja editoriale më detyron të them se: Rama duhet të marrë një mandat të dytë se është reformator, unë nuk e them dot këtë. Por jeta vazhdon, nuk inskenoj dot armiqësi…Dua të flasim për kuptimin tim të një linje editoriale, ta sqarojmë ku nuk jemi takuar dhe pse jemi ndarë”,- shtoi ai.

Ndërkohë, Çili nga ana e tij ngulte këmbë se nuk ka ndryshuar linjën editoriale, por shton se: “Thelbi i diskutimit është i tillë, mekanizmat e mediave shqiptare ndryshojnë. Ne do ndahemi gjithnjë e më shumë duke na marrë rolin që na takon. Disa njerëz do shkojnë në të njëjtën vijë me pronarin, analistët në profilin e tyre, asnjë rol nuk është për tu sharë. Mapo është një media e vogël ideologjike. Në kuptimin tim nuk e kam ndryshuar linjën editoriale. Unë vjet në 4 janar kam bërë editorialin e famshëm që reformizmi në 2016 të mos ndryshojë si në 1936. Cilën ide ka ndryshuar media Mapo? Ne jemi një media aq modeste për zhurmën që është krijuar. Në kuptimin tim linja editoriale nuk ka ndryshuar”.

DEBATET
Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku: Botuesi Henri Çili dhe të tjerë e bëjnë këtë për t’i bërë shërbim Ramës dhe për të pasur përftime të paligjshme të tjera. Qeveria ushtron presione nga më të ndryshmet, përmes pronarëve, moderatorëve, për të kontrolluar gjithë sistemin mediatik. Është sistem propagande, i dështuar nëse nuk është i orkestruar. Të gjitha mediat, dhe format e komunikimit janë të orkestruara. Sikur një media të jetë e lirë, shkatërron gjithë mjedisin e mediave të tjera.

Henri Çili:
Mendoj se këto akuza i përkasin dhe shumë pronarëve të tjerë. Kanë dhe pronarët halle dhe shqetësime (qesh). Nuk ekziston asnjë formë, as e supozuar, as e dyshuar e një interesi ose presioni të qeverisë mbi rastin ‘Lela’ pasi është gënjeshtër që nuk qëndron. Ngjarjet kanë specifikën e tyre dhe kanë kontekst ku vendosen. Ky 4 vjeçar, mënyra se si kanë ardhur debatet në redaksi, evoluimi i opozitës-pozitës, ato që ka bërë opozita dhe Rama, kemi ardhur në një përfundim se për situatat aktuale është se më i sigurt përfaqësimi nga Edi Rama.

Mark Marku: Ju doni ta bëni këtë publik idiot. Ti do të thuash se idetë e Berlusconit duhet t’i ketë dhe gazetari i tij?!.

Henri Çili: Idetë e gazetarëve të Berlusconit ndryshojnë shumë.
Mark Marku-Çilit: A ke studiuar në Francë?

Henri Çili: Po.
Mark Marku: Gazetari në Francë ka të drejtë që mos të bëjë një shërbim që është kundër asaj çështje, nuk shkon. E drejta e ushtrimit të profesionit është e shenjtë, dhe nuk ndërhyn e drejta e pronarit.

Henri Çili: Në gazetën Mapo kemi dhe rubrikë, si ajo e Armando Shkullakut, që nuk mendon si unë.

Mark Marku: Nuk hiqet në botë asnjë gazetar vetëm për bindjen. Ju mund të bënit një kalim të butë.

Henri Çili: Liria e mendimit nuk ka të bëjë me një kontratë drejtori. Një nga pikat e kontratës ka qenë linja editoriale.

Alfred Lela: Unë kam qenë në atë gazetë që nga numri ‘0’ i saj. Kam ndryshe nga Shkullaku. S’dua ti them të gjitha dinamikat.
Moderatorja: T’i themi

Alfred Lela: Çili ndoshta kam ndryshuar unë. Nëse ka pasur gisht qeveria, këtë se di. S’kam asnjë fakt. Më lerë ta sintetizoj. Nëse unë dhe ti dalim tani jashtë dhe shohim se ka një klimë të ftohë, unë besoj se këtë klimë e sjell Zoti e ti natyra. Po ne nuk e shohim as Zotin e as natyrën. Kjo klime që ne e ndjejmë se bën ftohtë ose ngrohtë, ka sjell këtë. Unë skam asnjë fakt nëse ka pasur dorë qeveria. E më thënien e Galiletit unë them: Klima është aty.

Henri Çili: Nuk ka asnjë ndryshim të politikes editoriale. Po, identiteti, planet, interesat, fryma intelektuale e zotit Lela kërkon dhe të ndjek një fushë tjetër./bw/a.k

Next Post
VIDEO/ Qyteti “fantazmë” që zhduket dhe shfaqet herë pas here

VIDEO/ Qyteti “fantazmë” që zhduket dhe shfaqet herë pas here

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In