• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debakli i Dibrës, fryti i hidhur i 8 janarit 2022

by Ylli Pata
19/04/2025 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dibra është një qark që Partia Demokratike e ka pasur një lloj bastioni. Jo absolut, por gjithsesi i qëndrueshëm, me një hambar votash në të katër bashkitë e qarkut: Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër.

Që nga 2009-a, kur hyri në fuqi ky sistem zgjedhor sipas rajoneve, PD ose i ka fituar 3 deputetë, pra 2 më shumë se PS-ja, ose i ka shkuar afër siç ka ndodhur në zgjedhjet e 2021-shit.

Bastionet e PD-së kanë konsistuar në Mat, ajo që quhet zona D, përkatësisht Macukulli dhe fshatrat e mëdha rreth tij, në Klos, fshatrat përreth Bulqizës, si zonën mjaft të populluar të Maqellarës.

Ndër vite, Dibra si qark ka pësuar si pasojë e de-instustrializimit masiv të pas viteve 90, është braktisur si askush nga zonat apo krahinat e Shqipërisë. Në një të dhënë që publikoi INSTAT para pak kohësh, theksohej se në Tiranë, komuniteti më i madh është ai i ardhur nga Dibra. Ndërkohë që pjesëtarë të tij janë gjithashtu në numra jo të vegjël në Durrës, Lezhë, Elbasan, por edhe qarqe të tjera.

Gjithashtu, një numër të madh, madje shumë të konsiderueshëm komuniteti dibran është në emigracion. Në Itali dhe Greqi, dibranët dhe matjanët janë ndër komunitetet më numeroze, gjithashtu edhe në Britaninë e Madhe, kryesojnë, si dhe në SHBA, Kanada, Gjermani etj.

Profesionistët, inxhinierët e minierave, gjeologët, teknikët dhe ekspertët e industrisë nxjerrëse e përpunuese, kanë qenë ndër të parët që u larguan, pasi ishin të parët që u Persekutuan nga “qeveria e parë demokratike”. Që nxor në pension të parakohshëm masiv, një fuqi punëtore e të kualifikuar të cilësisë të parë, të cilin e thithi menjëherë Perëndimi, duke e trajtuar si ujët e pakët. Sidomos në kohët e sotme, ku forca humane e kualifikuar është drejt tharjes.

Krahinat e Dibrës dhe Matit, të cilat përbëjnë qarkun e 4 bashkive, nuk e kanë prej vitesh atë strukturë popullsie, por edhe ekonomie për njerëzit që banojnë atje. Minierat dhe industritë përpunuese nuk ekzistojnë dhe e vetmja mundësi për ato krahina janë agrobiznesi dhe agroturizmi.

Me ndryshimin e strukturës së popullsisë dhe asaj ekonomike, ka ndryshuar edhe konfigurimi i jetës dhe strukturave politike të paradisa viteve.

PD ka pasur një strukturë të qëndrueshme të saj në Dibër, nga kanë dalë ministra, drejtues të dytë e të tretë të administratës së kësaj partie kur qeveriste, e një numër të madh grupesh që ishin të lidhura me këtë pjesë politike.

Që nga SHIK-u, policia, ushtria, doganat e tatimet, ujësjellësa apo ndërmarrje të tjera të mëdha, gjatë qeverisjeve të PD-së janë kontrolluar nga zyrtarë të rëndësishëm të saj, që kanë qenë edhe armë politike e Sali Berishën ndër vite.

Klanet dhe lobet që ata kanë krijuar në rrjetet e tyre në Dibër, Mat, por edhe Tiranë e rrethet e tjera ku ndodhet kjo diasporë, i kanë dhënë PD-së fryte të pasura politike.

Bashkia e Kamzës dhe komuna Paskuqan e cila ka qenë në vete para 2015, kanë qenë depozitat e mëdha elektorale të PD-së që mbanin ekuilibër qarkun Tiranë. Diferenca e PD-së në vitet 2009, 2011 në Kamëz e Paskuqan arrite mbi 8 mijë vota, një diferencë e frikshme që mundohej të ekuilibronte “Stalingradin” e njësisë 5.

Mirëpo rënia nga pushteti e PD-së, nisi të çmontojë edhe ato pozicione të salduara që funksiononin si “forca komando” e jo struktura permanente. Pas vitit 2013 ndodhi akti i parë i këtij çmontimi, kur si pasojë e përçarjes së strukturave, PD e Dibrës në një farë mënyre doli në ankand. Një pjesë e mori LSI-ja e Ilir Metës, e cila pasi kishte fituar një deputet si pasojë e popullaritetit të parlamentarit të saj Përparim Spahiu në Bulqizë, tentoi të gërryejë PD-në edhe më shumë.

Më pas një pjesë tjetër e mori PDIU, që hyri në lojë fort në zgjedhjet e vitit 2016, pas skandalit të Shukriut, që ishte qartazi i shtyrë nga LSI. Drejtues strukturash të PD-së së Dibrës shkuan sa në një anë sa në një tjetër, e më pas kur dy “polet e treta” u shkërmoqën, ju afruan mazhorancës, duke bërë pakte me njerëz me influencë në PS.

Por pazare të vogla, vende pune apo gjëra të ngjashme.

Ndërkaq, goditjen finale e ka dhënë Sali Berisha pas shpalljes Non Grata, kur mori përsipër t’i ngulë qysqitë dhe levat në dyert më të forta të Partisë Demokratike.

Xhelal Mziu, tentoi të rikthehej në Kamzë, qoftë si kryebashkiak, qoftë si deputet, pasi aty kishte edhe aksionet më të rëndësishme politike.

Basha e çoi në Dibër në 2021, ndërkohë Sali Berisha nuk e riktheu në zgjedhjet bashkiake, duke çuar atje një personazh të lidhur me klanin e tij familjar. Por që si komunitet nuk kishte fuqi potenciale në Kamëz e Paskuqan.

Pas 8 janarit 2022, gjithçka ndryshoi. PD pore dhe degët e saj u thërrmuan. Deputetët që ndenjën me Bashën e më pas shkuan me Berishën, e panë në realitet këtë pasojë të tmerrshme të qysqive. Vetë Kreshnik Çollaku e ka pranuar këtë fakt edhe publikisht.

Rënia e strukturave për një parti politike të madhe është jetike, pasi janë pikërisht militanca e formësuar që kryen punët organizative. Që mban flamurët dhe mbush sallat, punon në komisione, e në fund edhe punësohet apo merr favoret, duke ruajtur lidhjen në territor.

PD, edhe në vitin 1997, kur u godit më shumë nuk ka pasur problem sigurimin e pjesëmarrësve në takime, por sigurinë e tyre. Në Vlorë, dega e atjeshme i kërkoi Sali Berishës të shkonte atje për të ngritur moralin e demokratëve, por doktori u këshillua të mos e bënte për arsye sigurie. U dërgua Jozefina Topalli dhe ndodhi një incident i rëndë, i cili gjithsesi duhet për tu zbardhur pasi ka edhe prapaskena politike të tjera.

Gjithsesi, ajo që i ndodhi sot PD-së në Dibër, është se drejtori politik Xhelal Mziu solli një mori njerëzit me automjete nga Tirana, ku ka edhe influencën.

Mziu mund ta kishte sjellë që në mëngjes herët pa zhurmë këtë karvan shumë të madh, por siç duket donte t’i tregonte Berishës produktin e organizimit të tij, që ja ka sjellë militantët nga Kamza dhe Paskuqani. Sepse në Dibër, siç u pa edhe Pallatin e Sportit salla ishte gjysmë e mbushur. Që është një rezultat jo i keq, pasi në vende të tjera situate ka qenë edhe më e rëndë. Kujto 2 prillin në Shkodër, kur u mblodhën vetëm 20 vetë.

Hemorragjia e anëtarësisë dhe tentimi i shkatërrimit të degëve është shkaku kryesor i kësaj tharjeje dramatike. E cila për tu rimbledhur kërkon mjaft energji, por mbi të gjitha motivim politik për të angazhuar njerëzit. Këtë motivim, së pari e jep respektimi i garës dhe i fuqisë së produkteve në territor. Rasti i Dash Sulës dhe Alesia Balliut, janë dëshmia më e mirë.

Next Post
‘T’i çojmë bufin BE-së, që t’i ngrejë tavanin!’/ Rama ‘thumbon’ Berishën: Momenti të ulemi në tavolinën e Europës si ‘zonjë Korçe’!

‘T’i çojmë bufin BE-së, që t’i ngrejë tavanin!’/ Rama ‘thumbon’ Berishën: Momenti të ulemi në tavolinën e Europës si ‘zonjë Korçe’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In