Daniele De Rossi në fundin e sezonit që u mbyll, i ka dhënë fund edhe eksperiencës te klubi që i kishte kushtuar jetën, Romën. Por tashmë duket se mesfushori italian ka gjetur skuadër të re dhe do të vazhdojmë ta shohim sërish në fushën e blertë.
Siç raporton “ESPN”, De Rossi do ta vazhdoj karrierën e tij në Amerikë, tek ekipi i Los Angeles.
De Rosi gëzon një formë shumë të mirë dhe është kërkuar nga shumë ekipe, por duket se marrëveshja u arrit dhe 35 vjeçari do të vazhdojë të luajë në MLS.
Pas një jete kushtuar Romës, që nga viti 2001, Daniele do largohet përtej Atlantikut, ku do të luaj në ekip me ish-sulmuesin e Arsenal, Carlos Vela dhe uruguaianin që ka spikatur Diego Rossi./l.m