• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Maziere: Ndal eksodit ose do keni pasoja!

by
28/04/2015 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi për të fituar azil në Gjermani. Prandaj duhet të ndalojë eksodi ose në të kundërt do të ketë pasoja për vendin. Paralajmërimi është dhënë ditën e sotme nga Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas De Maziere gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Saimir Tahiri në kuadër të vizitës së tij në Gjermani.

Në fjalën e tij pas takimit, ministri gjerman shprehu shqetësimin  lidhur me fluksin e madh të shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil. De Maziere theksoi se të gjithë këta shqiptarë do të kthehen në vendin e tyre duke qenë se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt dhe demokratik.

Prandaj sipas Ministrit, shqiptarët duhet të ndalin eksodin, pasi në të kundërt do të ketë pasoja për vendin.

“Jam i kënaqur që takova mikun dhe kolegun tim, pas takimit që patën në Tiranë para disa muajsh, për të vazhduar bashkëpunim tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po merremi bashkarisht me një cështje që na shqetëson, sic është azili. Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh sepse mund të prodhojnë pasoja në raport me vendimn tuaj, që ju do donit t’i shmangit. Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunënim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil.” tha De Maziere

168796

Ndërsa nga ana e tij, Ministri Tahiri nënvizoi se edhe pala shqiptare po punon dhe ka marrë masa konkrete për parandalimin e largimit të shqiptarëve. Tahiri u shpreh se së bashku me partnerët ndërkombëtarë po bëhet gjithçka që të ndalet ky fenomen.

“Shqetësimi për azil-kërkuesit, është një shqetësim që po adresohet edhe në vendin tonë. E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria, dhe gjithashtu ia bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë, vijnë kërkojnë azil politik. E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike, dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë.” tha Tahiri

Pjesë e diskutimit mes dy ministrave ishte edhe bashkëpunimi në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe asistenca gjermane në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Patëm një takim të frytshëm me kolegun për të shtuar bashkëpunimin lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit duke konsideruar eksperiencën e frytshme që kemi patur deri tani, por edhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjermania ka ndihmuar me ekspertizë Policinë shqiptare dhe për të forcuar kapacitetet, dhe po kështu do të vazhdojmë, në mënyrë që të shtrojmë bazën për një bashkëpunim të sigurt lidhur me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht kundër korrupsionit elitar, krimit të organizuar dhe gjithashtu Byronë Kombëtare të Hetimit, si një institucion që do të ketë ekspertizë edhe nga partnerët gjermanë. “ u shpreh Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Asgjësohen 5780 bimë kanabis, arrestohet një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In