• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De facto, Lulzim Basha është i shkarkuar si kryetar

by Artur Ajazi
12/03/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në çdo vend demokratik, publikimi qoftë edhe i një skandali për politikanin, qeveritarin apo edhe kreun e shtetit, përbën hapin e parë të dorëheqjes së pakthyeshme nga detyra dhe posti. Kjo edukatë pune dhe ky moral qytetar, tregues të formimit karakterial, duket se nuk ka shanse të adaptohet nga klasa politike shqiptare. Muajt dhe ditët e fundit, një prej politikanëve të mbytur me “surpriza” të pakëndshme dhe skandale të shumta, është edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sikur të mos mjaftonin konfliktet dhe debatet brënda partisë, me ata që ka në kryesi dhe ata që kanë mbetur jashtë saj, sikur të mos mjaftonin dështimet dhe bllofet me “opozitën” që ai bën në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, sikur të mos mjaftonin akuzat dhe denoncimet nga figura të spikatura të shoqerisë shqiptare për kursin e tij politik, së fundi Lulzimin akuzohet edhe për “flirte me rusët”. Një skandal më vehte që përbën një objekt të veçantë për punën e Prokurorisë, që lidhet ndoshta me marrëveshje dhe bashkëpunime të nëdheshme të një politikani shqiptar me qarqe të huaja lindore, që rrezikon edhe sigurinë kombëtare.

Gjithmonë sipas medias amerikane, financimi nga rusët i një politikani shqiptar, sidomos në fushatë elektorale apo edhe kohë të ndryshme për foto dhe takime presidenciale, natyrisht është diçka serioze për një vend që është pjesë integrale e NATO-s dhe që po bëhet gati të anëtarësohet në BE. Lajmi u përhap me shpejtësinë e erës, dhe u publikua nga një media dinjitoze amerikane, u ripublikua edhe nga mediat shqiptare referuar atyre, me shqetësim maksimal, por i vetmi që nuk u shqetësua fare, ishte Lulzim Basha dhe shpura e tij e servilëve.

Sikur të mos kishte ndodhur gjë, Luli edhe pse dërgoi sekretarin organizativ në Prokurori për të dhënë “sqarimet e nevojshme”, ka pranuar të dalë para kamerave dhe të deklarohet se “është i pastër, dhe nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur”. Skena dhe shfajësia , bëhej edhe më qesharake, kur Luli deklaronte se “gazetaren e huaj e ka paguar Rama”, gjë e cila e thellon edhe më tej skandalin financiar dhe politik në të cilin është zhytur kryetari i PD. Sipas medias së huaj “Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe klane të ndryshme ruse, kanë lidhje të ndjeshme, të cilat janë kthyer në mbështetje politike e financiare”, duke e trajtuar si një rast, që në pragun e zgjedhjeve politike të qershorit 2017 mund të shërbente edhe si shkak për destabilizim të vendit.

Ndërkohë edhe kryeministri Rama disa muaj më parë, theksoi faktin se “segmente të politikës ruse po ndërhyjnë në Ballkan dhe kanë synime dashakeqëse ndaj vendit tonë, shumë kush mund ta ketë ndjerë si një përpjekje qeveritare për të tërhequr vëmendjen nga përditshmëria”. Por ajo që e bën më të besueshëm investigimin e medias amerikane, ishte deklarata e ambasadës ruse në Tiranë, që duke u distancuar nga skandali, u mundua t’ja hedhë “topin” PD, e cila ka mbetur si guake deri sot.

Ndërkohë Basha në PD, vazhdon të njëjtën rrugë me sulmet anti-perëndimore, duke i kthyer në slogan akuzat ndaj tyre, njëherësh duke shtuar dyshimet ndaj tij. Deri tani, askush nuk e dinte se si erdhi Lulzim Basha në politikën shqiptare, kush e “përzgjodhi”, dhe cila ishte merita që kishte në politikë deri në momentin që erdhi në PD, si u shfaq në një parti si Partia Demokratike, e cila pas 8 vite në opozitë , synonte të merrte pushtetin ? Gjithsesi kjo mbetet mister, deri në sqarimin nga vetë zoti Basha.

Por le ti lemë pas akuzat, denoncimet, shpifjet, sajimet, dhe le të themi se gjithçka është “intrigë e Ramës” apo e grupimit kundërshtar në PD. Edhe sikur të ishte kështu gjëja e parë që mund të bënte një politikan që sipas Lulit “është shkolluar në perëndim”, do të ishte largimi, dorëheqja deri në momentin kur gjërat të sqaroheshin plotësisht. De facto sot Lulzim Basha, nuk është më kryetar i PD, dhe kjo për çdo anëtar kryesie, për çdo anëtar të Këshillit Kombëtar të asaj partie, dhe për çdo militant që mendon dhe gjykon se kryetari duhet të sqarojë përfundimisht gjithçka lidhet me emrin dhe pozicionin e tij politik, të sqarojë institucionalisht lajmet dhe akuzat e botuara në shtypin amerikan.

Lulzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori, dhe jo kjo e fundit të marrë në pyetje vartësit e tij. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulzim Bashën, sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht me “gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë”, por në radhë të parë lidhet me nevojën për të ditur të vërtetën e kësaj historie të re të tij. Natyrisht do të ishte një krim politik në dëm të sigurisë kombëtare dhe Shqipërisë Europiane, në rast se vërtetohen ato që janë shkruar në median dinjitoze amerikane, gjë e cila do ta bënte edhe më bindës (vetë) largimin e tij nga PD si kryetar i saj.

Next Post
Kolegji i Apelimit shkarkon Komisionerin Heral Saraçi

"Saraçi fluturoi se kërkoi të shpëtonte Adriatik Llallën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com