• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biazi për “AS”: Ndaj Spanjës, si luftë mes gurit dhe Kallashnikovit

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle “AS” duke treguar gjithë historinë e tij me kombëtaren shqiptare dhe duke komentuar takimin e nesërm ndaj Spanjës në “Loro Boriçi”, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Ndeshja kundër Spanjës do të jetë një vazhdim i paraqitjes së mirë në Kampionatin Europian?

Shpresojmë të kemi një rendiment të mirë, edhe pse e kemi të qartë që Kampionati Europian i përket së shkaurës tashmë. Duhet të jemi të përulur dhe të përqëndruar. Madje, edhe në këtë mënyrë, diferencat mes nesh dhe Spanjës janë si të shkosh nga Toka në Hënë, ose si një luftë mes gurit dhe Kallashnikovit.

A mund të surprizojë Shqipëria në këtë grup të vështirë?

Për ne është akoma më e vështirë të bëjmë histori tani që ia arritëm njëherë. Grupi është shumë i fortë. Ndeshjet më të rëndësishme për ne janë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit. Kundër Spanjës dhe Italisë nuk kemi çfarë të humbim. Mendoj se 40% shanse të dalë e para ka Spanja, 40% Italia dhe 20%-ëshi tjetër ndahet mes 4 ekipeve të tjera.

Ju pëlqen stili i lojës së Spanjës?

Më pëlqen, por preferoj të jem më shumë konkret sesa poetik. Nëqoftëse dikush ka cilësi, mund ta bëjë atë lojë. E rëndësishme është të marrësh maksimumin e mundësive që ke. Të gjithë lojtarët e Spanjës luajnë në ekipe të mëdha. Shikoni ku luajnë lojtarët e mi.

Diego Kosta apo Morata?

Nëqoftëse nuk luan asnjëri prej tyre do të ishte më mirë (qesh).

Jeni mik me Del Bosken. Çfarë mendimi keni për të?

Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Të gjithë thonë se është e lehtë të fitosh me lojtarët që pati ai, por ai ia arriti me një përulësi të madhe. Në takimin mes trajnerëve në Paris na tha: “Kam fituar sepse kisha lojtarë të mirë.” Unë them se diçka e tillë ndihmon, por duhet t’u japësh atyre motivim për t’i bërë të fitojnë gjithnjë.

Është më e vështirë të fitosh trofe me Spanjën apo të kualifikohesh me Shqipërinë në Kampionatin Europian?

Janë dy suksese të ndryshme. Spanja pas 2008-s arriti të fitojë edhe në 2010-n dhe 2012-n. Ne shkuam në Hënë me kualifikimin për në Kampionatin Europian dhe tani është më e vështirë për ta përsëritur në vitet në vazhdim. Disa ditë më parë u thashë lojtarëve: “Jeni ngjitur nga Kategoria e dytë në të Parën. Tani duhet të tregoni që jeni lojtarë të së Dytës që luftojnë në të Parën. Nëse mendojmë se jemi lojtarë të së Parës, jemi të vdekur.”

Next Post
Haiti: 800 të vdekur nga uragani Mathew

Haiti: 800 të vdekur nga uragani Mathew

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com