• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biazi: Një klub i madh më kërkon, por do qëndroj tek Shqipëria

by
18/07/2015 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani De Biazi është i pranishëm thuajse i përditshëm në median italiane. Trajneri i kombëtares kuqezi njihet si një nga komentatorët më shterrues të futbollit të fqinjit tonë të përtej Adriatikut, prej nga vjen edhe vetë, ndaj herë pas here bën “skanerin” e skuadrave apo zhvillimeve të ndryshme.

Së fundmi, De Biazi ka folur për “Tuttomercatoweb”, ku ka dhënë një intervistë të shkurtër, por ka zbuluar një “sekret” të madh: “Një klub i huaj këtë verë më ka kontaktuar, por tani kam një mision tjetër përpara: ta përdor përvojën time vetëm për Shqipërinë, që të të arrijmë një rezultat të madh.”

Lidhur me kampionatin italian, mbi pritshmëritë e sezonit të ri në Seria A, De Biazi jep mendimin e tij: “Nëse duam të ngushtojmë diferencën me ekipet e tjera në Europë, duhet bërë diçka më tepër në futbollin italian. Juventusi, përshembull, ka bërë gjëra të rëndësishme. Të përballesh me ekipe si Barcelona apo Real Madridi do të thotë se ke arritur rezultate të mëdha.”

de-biasi-original

Një nga skuadrat që po lëviz në merkaton e kësaj vere është edhe Milani. A do të rikthehet ai në majat e Seria A? De Biazi ka këtë përgjigje: “Milani nuk ka bërë asgjë për dy vite, ka nevojë për rindërtim, rigjenerim të grupit. Me Mihajloviçin do të përpiqet të bëjë një hap të rëndësishëm përpara. Të presim e të shohim.”

Interi i Roberto Mançinit e ka një shqiptar, por që luan me Zvicrën, Xherdan Shaqirin. Së fundi mori edhe një tjetër, Rei Manajn, nga Cremonese. De Biazi është i kënaqur për këtë transferim:“Rei Manajn e kemi ndjekur që kur ishte në Cremona. Ai është pjesë e Kombëtares U-19, së shpejti do të thirret në atë U-21 dhe pastaj të shohim si do të veprojmë për kombëtaren e Shqipërisë.”

Dhe natyrshëm vjen pyetja, nëse De Biazin do ta shohim ende në Shqipëri. Trajneri kuqezi nuk heziton në përgjigje: “Unë do të qëndroj te Shqipëria, me të cilën shpresoj të arrij ëndrrën europiane. Ne kemi dhe ndeshjet e fundit për të luajtur në grupin kualifikues. Ekziston një dëshirë e madhe për të fituar dhe për të shkuar në Europianin e Francës.”

Por, a ka nostalgji për ndonjë klub trajneri aktual i kombëtares shqiptare? “Kjo varet…”, – përgjigjet ish-trajneri i Torninos. Dhe kur i kërkon të shpjegohet më mirë, jo vetëm me një retiçensë, ai përgjigjet: “Një klub i huaj këtë verë më ka kontaktuar, por tani kam një mision tjetër përpara: ta përdor përvojën time vetëm për Shqipërinë, që të arrijmë një rezultat të madh”.

Next Post

Shërbimet sekrete angleze: Baba Faja mbante prostituta në Teqenë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com