• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biazi i kthen përgjigje Astrit Hafizit: Nuk dua të humb kohë, por… Çfarë të shoh, 13 humbjet e tua?

by Java News
23/10/2016 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani de Biazi e ka pasur të pamundur që të mos kundërpërgjigjet, pas deklaratës së ish­-trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizi. Ky i fundit e cilësoi italianin arrogant dhe për kohën që kishte drejtuar vetë ekipin përfaqësues, ka theksuar se ishte një periudhë krejt tjetër, përfshirë edhe faktin që lojtarët nuk ishin “të importuar” nga jashtë, siç ndodh tani.

Më tej, shkodrani ka shprehur krenarinë që ka arritur të drejtojë Kombëtaren e vet, ndryshe nga De Biazi, që nuk mund të jetë në krye të Italisë. Mjaftueshëm “shigjeta”, që të shtyjnë 60­-vjeçarin që të reagojë përsëri. Këtë herë, ai e quan Hafizin ziliqar për çka ka arritur, ndërkohë që ka vlerësuar në maksimum kontributin e lojtarëve, që arritën të bëjnë histori me kualifikimin në Europian, por edhe me paraqitjet në kompeticionin kontinental…

Reagimi
“Do të doja të mos humbja kohë me polemika të kota dhe të shfrytëzoja gjithçka në dobi të punës për Kombëtaren tonë, por jam shumë i kujdesshëm që përveç punës sime, të mbroj edhe stafin tim, lojtarët e mi. Kur dëgjoj të më flasin për mungesë të ‘kulturës sportive’, buzëqesh dhe nuk e lejoj veten të bie kurrsesi në nivelin e tyre.

Për mua ‘kulturë sportive’ do të thotë të mos kritikosh publikisht kolegët pa kriter, por të provosh t’i kuptosh ata, ndoshta edhe t’i mbrosh kur ndodhen në vështirësi. E kam bërë këtë gjë gjithnjë kur kam qenë komentator te ‘Sky’ dhe ‘Mediaset’, por pa dyshim që sillesh në këtë mënyrë nëse ke ndjeshmërinë dhe kompetencën për ta bërë këtë dhe nëse realisht ke përjetuar eksperienca si trajner nënivele të larta.

Kur unë në ‘përgjigjen soft’ drejtuar zotit Hafizi pata deklaruar se e kuptoja motivin e kritikave të tij, reagimeve të çoroditura dhe të pavenda nga ana e tij më dhanë të drejtë. Për fat të keq, zilia është një ndjenjë shumë e keqe dhe manifestohet qartë në deklaratën e tij kur thotë se kam qenë më shumë me fat sesa i zoti. Nëse dikush dëshiron të kritikojë, por më pas nuk pranon replika, ky nuk është problemi im. Në gati 5 vite që unë drejtoj Kombëtaren nuk kam bërë polemika me askënd dhe aq më pak të kem ofenduar ndokënd. Madje, kur takoj njerëz rastësisht në rrugë, shoh se me sa respekt më trajtojnë. Nëse më pas zoti Hafizi vendos të më ftojë që unë të shoh në videokaseta ndeshjet e Kombëtares kur ai e drejtonte skuadrën, më duhet ta pyes më parë nëse duhet t’i shoh të gjitha ndeshjet…? Duhet të shoh vetëm 4 fitoret që ka mundur të marrë, apo mos ndoshta duhet të shoh 13 humbjet? Mos vallë ai do të ishte më mirë që të rishikojë mënyrën se si i gjykon gjërat?
Kjo skuadër dhe këta djem meritojnë respekt!!!
Kjo skuadër ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, me forcën dhe cilësinë e lojtarëve të saj e me vetëdijen e potencialit që zotëronte, duke bërë krenar një popull të tërë. Skuadra të tjera ndoshta luajnë me një sistem loje ndryshe, me sulmin që mund të shfaqet ndryshe në fushën e lojës, por merita e atij që e drejton atë skuadër është që të marrë maksimumin!

Maksimumin kjo skuadër e dha në kualifikueset e ‘Euro 2016’, por edhe në Francë mundi të marrë shumë më pak nga sa meritonte në fushën e lojës. Sot, kemi përpara nesh një sfidë botërore të një vështirësie të jashtëzakonshme dhe jemi të gatshëm ta përballojmë. Jemi të vetëdijshëm se sido që të shkojë, ata që na shikojnë me sy të mirë, do të gjejnë më shumë aspekte pozitive sesa të tjera gjëra. Ndërkohë ata që na shikojnë me zili do të presin që gjërat të shkojnë keq dhe më pas të buzëqeshin fshehurazi…”, tha Xhani de Biazi. (Panorama Sport)

Next Post
Grekët nuk pranojnë që në ujërat e saj të patrullojë një anije me flamur shqiptar

Grekët nuk pranojnë që në ujërat e saj të patrullojë një anije me flamur shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 21 qershor 2026

June 20, 2026
‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

June 20, 2026
Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

June 20, 2026
Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

June 20, 2026
LIVE/ “Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

LIVE/ “Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

June 20, 2026
‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

June 20, 2026
Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

June 20, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In