SHQIPËRIA- Po padyshim e them me sinqeritet, Shqipëria ka një bazë të mirë me të cilën të mund të punojë, ku ka mbërritur Edi dhe po bën një punë të mirë.
Në të njëjtën kohë i kanë shpërthyer disa lojtarë si edhe vetë Kumbulla, i cili është një lojtar i ri dhe me perspektivë. Broja është një lojtar i cili me siguri ka cilësi, dhe pak ditë më parë i shënoi Totenhemt të Kontes.
Ai është një futbollist i cili e sheh portën. Po luan pak me Kombëtaren shqiptare në krahasim me atë që pret ai. Por njëkohësisht mendoj se ka kohën e duhura për të ndërthurur lojën dhe për t’i dhënë peshën dhe vlerësimin e duhur.
ITALIA- Fatkeqësisht, e paguam shtrenjtë mungesën e fitores kundër Zvicrës. Mançini ka bërë një punë të madhe me një kombëtare që nuk është më e mira për sa i përket teknikës, por që mund të jetë një grup i fortë. Pengesat do të jenë të vështira, të dyja. Nuk është e garantuar që mund ta mposhtim Maqedoninë, duhet të përgatitet mirë pa menduar se tashmë kemi kaluar në raundin tjetër.
AZERBAJXHANI – Unë absolutisht duhet të jem këtu (në Baku, ) sepse lojtarët e ekipit kombëtar janë pothuajse të gjithë në kampionatin vendas. Unë ndjek disa seanca stërvitore dhe të gjitha ndeshjet me stafin tim. Në mars do të kemi shansin të kemi dy miqësore para Ligës së Kombeve në qershor”, u shpreh De Biazi./PANORAMASPORT