• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

De Biasi për revistën e FIFA-s: Si e ngrita Kombëtaren Shqiptare

by
11/09/2015 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista javore e FIFA-s “The Weekly” i ka kushtuar kopertinën futbollit shqiptar pas arritjeve historike këtë edicion të në arenën ndërkombëtare me kombëtaren në eliminatoret e ‘Euro 2016”, por edhe në nivel klubesh, pasi sigurimi i fazës së grupeve të Europa League nga Skënderbeu ishte një tjetër sukses për ekipet shqiptare në Europë, pasi askush më parë nuk kishte arritur një gjë të tillë.

Revista analizon ngjitjen e futbollit shqiptar përmes një analize të gjatë dhe intervistës me trajnerin italian që drejton kombëtaren. Revista e nis në këtë mënyrë shkrimin “Hap pas hapi, Shqipëria e drejtuar nga De Biasi arriti që të ngjitej në vendin e 25 në FIFA duke lënë pas emra si SHBA, Meksikë apo Suedi”.

Më pas, në revistën javore të FIFA-s është publikuar dhe një intervistë e trajnerit Gianni De Biasi, i cili thekson se gjëja më e vështirë gjatë punës së tij me përfaqësuesen shqiptare ishte ajo që duhet të ndryshonte mentalitetin e njerëzve.

“Nga eksperienca ime kam vënë re se futbollistët shqiptarë kanë tendencën të kënaqen me nivelin e arritur. Askush nuk është mësuar të shohë përpara dhe të vendosur objektiva më madhorë. Ajo që është më e rëndësishmja për ne është që të punojmë vazhdimisht”, shprehet De Biasi.

Tekniku deklaroi se pavarësisht problemeve që ka hasur në infrastrukturë, skuadra Kombëtare po ecën mire, kjo dhe falë punës mjaft të mirë të bërë nga Federata Shqiptare.

Për sa u përket eliminatoreve dhe shanseve që ka Kombëtarja për të shkuar në Francë, De Biasi pohoi se sigurimi i “play off”-it është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë, pasi askush nuk e imagjinonte një gjë të tillë në fillim të këtyre kualifikueseve.

Në fokusin e gazetarëve të revistës javore të FIFA-s ishte edhe çështja e Kosovës dhe ndikimi që mund të kishte ajo në rast se federata e saj do të pranohej me të drejta të plota në FIFA. Për këtë çështje, italiani 59-vjeçar theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se FFK nuk do të kërkojë të marrë futbollistët që tashmë luajnë me fanellën e Shqipërisë.

Next Post

Edukimi në vazhdim i mjekëve, MSH: Vendimi, në zbatim të ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com