• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi flet para sfidës Shqipëri-Çeki: Kuqezinjtë kualifikohen si vendi parë në grup

by Java News
12/10/2023 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani Debiazi në një interviste për A2CNN përpara ndeshjes vendimtare me Çekinë për kualifikueset e Euro2024, ka komentuar ecurinë e kuqezinjve në kompeticion, punën e kryer deri më tani nga tekniku Silvinjo dhe pikat e forta dhe të dobëta të grupit të lojtarëve të grumbulluar.

Tekniku që çoj për herë të parë Shqipërinë në një kompeticion madhor siç ishte Europiani i 2016-ës në Francë ka kërkuar nga djemtë kuqezi që të shmangin euforinë dhe të përqendrohen në fushën e blertë, pasi Shqipëria sipas tij ka kualitetin e nevojshëm për të mposhtur Republikën Çeke.

“Pak eufori. Shumë përqendrim. Këmbët në tokë dhe lojtarët të japin më të mirën. Mos të dëgjojnë shumë se çfarë thonë njerëzit, por të përpiqen vetëm të marrin pikët e plota, pasi është e vetmja mënyrë që të lejon të luash ndeshjet e mbetura në qetësi të madhe dhe të jep mundësinë që të jesh me dy këmbë, gati dy këmbë në Gjermani.  Republika Çeke është një ekip i mirë, por është një ekip që nuk ka cilësitë që ka Shqipëria dhe besoj se është një ndeshje që duhet parë me kujdes, por me bindjen që për sa i përket cilësisë, jemi superiorë.”

Xhani Debiazi – Ish-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit

Në intervistën për A2CNN, Debiazi ka rrëfyer edhe një prapaskenë nga shorti i Euro2024, duke zbuluar se ishte në Gjermani me kreun e FSHF Armand Duka dhe i ka thënë se Shqipëria do të kualifikohet në Europian.

“Sot ju them që Shqipëria kualifikohet e para”, u shpreh me bindje ai.

Sa i përket punës së kryer nga tekniku brazilian Silvinjo, Debiazi tha: “Jeni në duar të mira dhe Silvinjo po bën shumë mirë, ndaj besojini atij dhe mos bëni trajnerin, se nuk e bëni dot”.

Në gjykimin e tij ekipi kuqezi është rritur shumë në cilësi dhe ndeshjet kundër Çekisë e Polonisë, nga të cilat djemtë grumbulluan 4 pikë ishin shumë pozitive.

“Unë mendoj se është skuadra ajo që mund të bëjë diferencën, edhe pse brenda ekipit ka lojtarë me kualitete që mund të nxjerrin një gol në çfarëdolloj momenti, që nga Bajrami, Hasani dhe vetë Asllani, Broja edhe Cikalleshi nëse luan. Janë të gjithë lojtarë që mund të thonë fjalën e tyre në fushë në këtë kompeticion.

E rëndësishme është që shënojnë. Shqipëria është një skuadër që ka cilësi, teknikë, me lojtarë që kanë eksperiencë të rëndësishme në nivele ndërkombëtare me klube të mëdha. Silvinjo nuk ka nevojë për këshillat  e mia. Besoj se ajo që ka bërë deri tani është shumë e mirë. Nëse nuk ka probleme pse të ndryshojë, nëse gjërat funksionojnë. Besoj se nuk ka asnjë kuptim. Vetëm nëse ndonjë lojtar ka një problem, rënie nga forma ose që nuk është në gjendje optimale. Besoj se Silvinjo është i vetmi që mund të vendosi dhe të vlerësojë me kompetencë.”

Xhani Debiazi – Ish-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit

Teksa iu kërkua të zgjidhte trajnerin më të mirë, mes Edi Rejës dhe Silvinjos, Debiazi u përgjigj me një batutë, por nënvizoi se italiani kishte në dorë një skuadër që ishte në një fazë tranzicioni, ndërsa braziliani ka aftësinë dhe shansin për të realizuar kualifikimin e dytë në histori për Shqipërinë.

“Nëse do të ishin dy femra mund të thosha kush do të më pëlqente më shumë mes të dyjave, por duke qenë se janë dy burra, nuk përfshihem për të dhënë opinione. Secili ka mënyrën dhe stilin e tij. Kapacitetin për të menaxhuar njerëzit, në një mënyrë ose në një tjetër. Unë besoj që të dy janë trajnerë shumë të mirë dhe në këtë rast Silvinjo po merr maksimumin nga një grup lojtarësh, që siç po thosha më parë, ka cilësi të lartë. Komplimente atij”, tha tekniku italian.
Next Post
Sulmi i Izraelit/ Shkon në mbi 1350 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, mbi 6 mijë të plagosur

Sulmi i Izraelit/ Shkon në mbi 1350 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, mbi 6 mijë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In