• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Davide Pecorelli tregon “vrasjen” e tij në Pukë dhe pse do kthehet në Shqipëri

by Java News
27/09/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Davide Pecoreli, italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh, flet për herë të parë për një media shqiptare.

Gazetari i Top Channel Mikel Marsi ka realizuar intervistën me italianin të cilin për muaj të tërë e njihte me emri Kristiano dhe e ka patur mik nën këtë emër gjatë kohës që Davide fshihej në Vlorë.

Pas ndalimit të Davide Pecorelit në Itali, gazetari Mikel Marsi mësoi të vërtetën e mikut të tij.

Kur ke arritur në Shqipëri për herë të parë?

Për herë të parë në Shqipëri kam qenë në 2019 ku ka kaluar pushime në Vlorë së bashku me bashkëjetuesen time që është vlonjate, ajo jeton në Itali prej shume vitesh.

Po udhëtimi juaj i fundit në Shqipëri?

Davide: Une jam nisur më tre janar 2021 nga aeroporti i Anconas dhe kam zbritur në Rinas, kam kaluar natën e parë në shtëpi në Vlorë ku duhet të tërhiqja disa produkte parukerie, kam punuar nga gushti për të hyrë në tregun e makinerive estetike dhe produkteve te parukerisë. Kam themeluar një shoqeri, pra kam hapur një nipt në muajin Gusht.

Unë vij nga 25 vite që bej biznes, por vitet e fundit kam dy vite që po vuaj në nivel ekonomik, pas kovid, u gjenda ne një situate në teë cilen pushova 40 punonjës dhe kam më shumë se 1 milion euro borxhe, u përpoqa të hap një treg në Shqipëri, ku kisha ca tratativa për një lazer të rëndësishëm, që kushton 100,000 euro, unë do e shisja tek një zotëri që ka qendër estetike por me kovid është ai po e shtynte situatën, dhe pastaj doja të hyja në tregun e ngjyrave të flokëve. Tirana është një treg i madh dhe në lulëzim, Vlora më pak dhe doja të vleresoja edhe pjesën e veriut, Shkodrën, Kukësin, për të vlerësuar të gjithë Shqipërinë.

Çfarë ndodhi në Pukë?

Mora makinën me qera dhe në datë 4 u nisa për në Pukë, kisha prenotuar, sepse ishte një qytet ndërmjet Shkodrës dhe Kukësit, ishte e rehatshme sepse merrja autostradën. Që kur mbërritur në Shqipëri në date 3 unë kam qenë tashmë në një gjendje shumë të vështirë, por doja të tentoja t’ia dilja, sepse nuk kisha më leke as për të ngrënë. Isha në depresion psikologjik. Unë kisha vendosur të vrisja veten dhe kisha blerë një tub gazi për ta bërë në makinë. Më 5 Janar përpara se të bëja këtë kërkova një prift për tu rrëfyer. Unë jam katolik, e dija që veriu është katolik, unë kam thënë edhe prokurorëve të Periugias që nuk do t’i them kurrë emrat. Kur i thashë Priftit që do të vrisja veten, mbeti i habitur dhe pasi folëm një orë ai më tha, unë kam një mundësi për ty. E di që kërkon të zhdukesh, kam mundësinë të gjej disa kocka, në një gjendje të zakonshme, nuk e prekur varrin e askujt sipas meje, ai ka ka gjetur në një liqen.

Ai më tha nëse do ndihmë nga unë do shihemi ditën më pas, pra më 6 janar.

U takuam, në një vend, më saktë një rrugë në të cilën nuk ka telekamera.
Lamë takim në një parkim hoteli në Shkodër, u nisëm së bashku me dy makina, me priftin, ai me makinën e vet dhe unë me timen. Arritëm në vendin ku do të ndodhte aksidenti sepse duhet të ishte aksident, pasi makina duhet të binte në greminë, por nuk arritëm sepse ngeci në buzën e rrugës, ja pse u duk si vrasje.

Sepse duhet të ishte aksident dhe duhet të dukej aksident.

Dy trupa ose më saktë kockat e dy trupave ku i gjete?

I solli prifti në një qeskë, nuk e di ku i ka gjetur ai, më tha që i ka marrë në një vend të përbashkët jo nga një varr.

Ai më solli dy litra benzinë, dhe këtë qesen që e kthyem në vendin e shoferit, lashë telefonin tim dhe orën time të dorës për mua me shumë vlera. Unë ia vura zjarrin makinës, ishte një Skoda e vjetër që mori menjëherë zjarr, e shtymë poshtë, makina nuk lëvizi poshtë mbeti e ngecur.

Në atë pikë ika me makinë me priftin dhe meqë kishte orë policore kemi fjetur aty, në mëngjes kam kaluar kufirin me një furgon nga veriu drejt Malit të Zi dhe pastaj Bosnjën. Dhe kam qenë në një komunitet i ndihmuar gjithmonë nga miq, në një vend ku e njihnin këtë njeri.

Kam qëndruar aty deri më datën 7 maj, që ka qenë edhe dita e kthimit tim,në Vlorë. Unë se di si e kam kaluar, po nuk na kanë kontrolluar, ndoshta ky njeri njihte policët por nuk ma kanë kontrolluar as në dalje as në hyrje. Apartamentin në Vlorë ma gjeti rrjeti i priftit, motivi për të cilin unë kam qenë 4 muaj brenda këtij komuniteti dhe një që do të vritet nuk është mirë me trurin. Më kanë dhënë gjithsej, gjithmonë ky njeri më ka dhënë lekë unë nuk erdha në Vlorë për pushime erdha për një motiv preciz, ky fakt dhe projekti mbi Montekriston mu propozuar nga shefi i komunitetit, siç i kam thënë edhe prokurorit në Itali.

Unë u ktheva në Vlorë dhe unë nuk di ti jap gomones, dhe nëse doja të shkoja në Montekristo duhet të kisha idenë e ngjarjes e gomones dhe në fakt në Vlorë çdo pasdite për tre muaj kam mësuar t’i jap gomones në çdo lloj kushti kohor dhe në çdo kohë në det, kam mësuar, me një zotëri prej aty, 40 kuaj fuqi, ai nuk di asgjë por e kam paguar dhe më ka lejuar ta mësoj. TCH

Next Post
Mësim në kohë COVID/ Zv/ministrja e Arsimit: Jaskenarët nëse përkeqësohet situata!

Mësim në kohë COVID/ Zv/ministrja e Arsimit: Jaskenarët nëse përkeqësohet situata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In