• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Davaja me turizmin

by
28/07/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më kujtohet një debat i nxehtë me një grup miqsh shqiptarë e të huaj diku nga vitet 2000, ku shqiptarët ngrinin në qiell bukuritë e mahnitshme natyrore të vendit dhe për pasojë edhe potencialin për turizmin, ndërsa të huajt kundërshtonin duke thënë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme tek natyra juaj, përvec hedhurinave, erës së keqe të kalbëzimit të tyre dhe mungesës së infrastrukturës. Kuptohet, edhe unë isha një nga zërat e ngritur për mrekullinë natyrore të një vendi që laget nga dy dete, lumenj, male të lartë, bukuri vende vende tronditëse, që nuk gjendeshin në asnjë vend tjetër në botë. Dihet sa më pak dimë, aq më shumë flasim. Koha dhe shqiptarët me gabimet seriale të tyre më provuan gabim.

Asokohe kisha udhëtuar dhe pushuar jashtë, por jo mjaftueshëm për ta kuptuar që po ja fusja plotësisht kot. Në botë as që ka krahasim, por edhe në rajon, ka vende ku bukuria natyrore është nxjerrë në pah nga ndërhyrjet infrastrukturore të bëra me elegancë njërëzore. Pas afro një dekade e gjysëm më ndërmenden argumentat përse Shqipëria nuk do të mund t’i shfrytëzojë edhe ato burime që ka për shkak të zhvillimit kaotik, babëzisë së betonit, urrejtjes ndaj gjelbërimit dhe mungesës së respektit për bashkëjetesën në komunitet (kjo ndoshta edhe pasojë e alergjisë nga kinse respekti i imponuar dhunshëm gjatë komunizmit).

Pavarësisht ligjit të turizmit të miratuar në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, turizmi në Shqipëri e ka humbur davanë. E ka humbur në raport me veten, me qytetarët e tij, me rajonin, me kosovarët që e kanë mbajtur në jetë një kufomë turistike si Golemi. Dhe nga viti në vit, nga vera në verë ndjehet braktisja dhe refuzimi për t’u rrjepur fizikisht dhe figurativisht në brigjet shqiptare.

Prej disa javësh u vura në kërkim të një apartamenti me qera në zonën e Qerretit dhe Gjirit të Lalzit. Udhëtimi drejt te ashtëquajturve fshatra turistikë ishte dramatik. Pallatet shumëkatëshe nga të dyja anët e rrugëve i përngjajnë më së shumti një bombe sociale që është në pritje për të shpërthyer. Edhe nëse kanë instaluar tubacionet e ujit dhe të kanalizimeve, në ato zona, duket e pamundur ngritja e strukturave, që e kthejnë betonin në shtëpi dhe godinat në rezidenca të jetueshme. Të lëna në mëshirë të fatit, vetëm shpërthimet me eksploziv mund të jenë një zgjidhje për ta marrë në konsiderate, por edhe kjo ka kosto dhe duhen llogaritur mirë humbjet në të dyja rastet.

Kaq për panoramën deri në fillimin e fshatrave turistikë, që kishin në hyrje të tyre , tri kazanë të ndryshkur hedhurinash me erën karakteristike që të paralajmërnte për potencialin e zonës turistike. Pas hapjes së portës nga roja, shfaqeshin pallatet me lageshtirë, që i kishte kapërcyer poret e bojës së dalë boje, duke ekspozuar cilësinë e apartamenteve pa izolimin e duhur dhe të ndërtuar jashtë standardeve. Për të qëndruar në këtë kompleks duhen minimumi 700 euro për 10 ditë me një cmim preferencial, pasi tregu është shumë më lartë se kaq.

Ndërsa në Gjirin e Lalzit, me gjasë edhe për shkak të vilave të politikanëve, deputetëve, zyrtarë e të lartë të këtij shteti, cmimet jane stratosferike. Fillojnë nga 3 mijë euro minimumi për një muaj dhe në varësi të kushteve të vilës apo apartamentit rriten proporcionalisht, sic ndodh në një treg pa rregulla ku kushtet i vendos sipas dëshirës ai që ofron, dhe jo ofertë kërkesa. Në Lalëz ka edhe banorë që jetojnë me profesionet dhe bizneset e tyre dhe kanë mundur të sigurojnë një shtëpi pushimi me sakrifica, por nuk është kjo kategori që e ka bërë fshatin turisitk, të pakapshëm për shumicën e shqiptarëve. Janë ata që nuk dinë sa vila kanë, ku i kanë dhe që po të kishte një ILDKP serioze të deklarimit të pasurive nuk do dinin ku të fusnin kokën nga pamundësia për të justifikuar pronat e tyre.

Pas disa përpjekjeve vendosa që këtë verë, mund edhe të mos pushoj me këto kushte dhe me këto cmime. Nuk është ndonjë kontribut i madh në shkallën ende të ulët të refuzimit për të ushqyer një industri turizmi inekzistente që kërkon të ngrihet mbi teorinë më mirë një pulë sot se sesa mot. Duhet pritur dhe parë me kujdes si do reagojnë edhe kosovarët mot, kur ndoshta nuk do të kenë më kufizime në lëvizje dhe me gjasë do ta braktisin bregdetin shqiptar. Ndërkohë një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur edhe këtë vit, Turqinë, Greqinë dhe Malin e Zi.

Vetëm pak kilometra nga Tirana, në Budva dhe përgjatë bregdetit malazez, krahas turizimt masiv, ofrohet edhe turizëm elitar me kompani resortesh të njohura në mbarë botën me standarde dhe cilësi që i justikojnë mijëra eurot e kërkuara në bregdetin shqiptar, ku edhe nëse kanë vendosur kosha hedhurinash si në Lalëz psh, të mungon siguria si pasojë e grabitjeve të shtëpive, apo zhurmat në formë muzike upsi-dupsi që vjen nga cadrat ngjitur.

Në resortet jashtë Shqipërisë mund të paguash shumë më shumë se në vendin tonë, por cilësia është e pakonkurrueshme nga modeli i lokalit të lagjes, që faturon në copa letrash pa asnjë vlerë fiskale, rrogën mujore të një qytetari vetëm për drekën e radhës, me peshk importi zakonisht rezervati dhe sallën e stinës me zarzavate pa shije. Ligji për turizmin u miratua rishtazi sic ka ndodhur nga cdo qeveri e këtyre dekadave, por davaja me turizmin është humbur me kohë. Vetëm nëse “shpiket” ndonjë formë e re turizmi bashkëkohore si streha e Kryeministrisë, mund t’ja zëmë me gojë emrin kësaj industrie kaq të respektuar dhe fitimprurëse në vende që qeverisin me ligj, vizion dhe strategji.

Next Post

Amb.Gjermane: Të mërkurën riatdhesohen 70 shqiptarë azilkërkues në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In