• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dava e humbur, zoti Basha

by Artur Ajazi
02/08/2020 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha ka refuzuar Këshillin Politik, ka refuzuar ftesat e shumta të kryeministrit Rama, ka refuzuar këshillat e “urta” të faktorit ndërkombëtar, ka refuzuar mendimin dhe vendimin edhe të aleatëve të mbetur politikë, duke kujtuar se me mbledhjen e kryesisë apo Këshillit Kombëtar, do të vendosë sipas midesë tij “marrjen e pushtetit”. Listat e stisura, komisionet e “verifikimit” të emrave, apo më keq akoma “program i ri qeverisës” dhe ndonjë shpikje tallëse, do të jenë në fokusin e mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Nuk e di për çfarë  tjetër do të flitet dhe diskutohet në dy strukturat  inaktive të Partisë së Lulzimit, por një gjë është e sigurtë, vetëm për procese demokratizuese  brënda asaj partie, nuk  do të diskutohet kurrë. Ato i vendos  Lulzimi (në fakt Doktori) dhe i hedh  gjoja për “diskutim” në struktura. Edhe Komisioni  Verifikimit  të emrave “të rinj” që kanë 30 ditë që kanë  mbushur listat e kandidatëve në Tiranë dhe në rrethe, ishte shpikje  e Lulzim Bashës. Eshtë dava e humbur Lulzim, si mbledhjet , takimet, listat e “emrave të rinj”, si  programi  i vjetër me datë të re, si “taksa e sheshtë  9 per qind”, ashtu edhe hamendësia juaj se, duke bojkotuar  Këshillin Politik, do të fitoni kohë, aq më tepër zgjedhjet  e 2021. Eshtë dava e humbur Lulzim, gjithë  gama e përpjekjeve të Partisë Demokratike, për të rikthyer gardën e  vjetër të milionerëve në SHQUP, me gjoja pretendimin se “kthimin e tyre e do baza”. Ju e keni përdhosur bazën, ju keni përdhosur lirinë, demokracinë dhe të drejtën e brëndshme në PD. Eshtë dava e humbur  zoti Basha, të mendosh  si komunist,  dhe të sillesh si demokrat, të thuash  njëherë “PO” dhe njëherë “JO”, të luash njëherë “kryetarin autoritar” dhe njëherë  “liderin babaxhan”. Pushteti nuk  fitohet  me dëngla dhe premtime, nuk fitohet me lajka  dhe elozhe zyrave dhe  takimeve në lagjet periferike të qyteteve, por fitohet me beteja të hapura  idesh, programesh, me ballafaqime konkrete  në sytë dhe veshët e shqiptarëve. Pushteti  nuk fitohet, duke u sjellë herë si “demokrat” dhe herë si “majtist”, herë duke bërë aleanca me monarkistët  dhe ballistët, e herë duke ngritur “dolli” me “socialistët për integrim”. Nuk  fitohet pushteti  zoti Basha, duke mbajtur njërën  dorë në “revani” dhe tjetrën në “ujin e valuar”, por  merret  një  vendim, dhe i qëndrohet  besnik atij, deri në fund. Eshtë dava e humbur  zoti Basha, mendimi dhe  vendimi  yt, (dhe jo i PD)  për rikthimin e ish-ministrave të përfolur dhe akuzuar për lidhje të forta  korruptive sa kishit pushtetin, dhe se “me ardhjen e tyre  ju do të fitoni edhe pushtetin”. Mblidhi  spahot, tabakët, salianjët, dhe alibeajt  e tu, mblidh edhe kryesinë  dhe Këshillin Kombëtar nesër dhe pasnesër, tregoi  dhe kujtoi  ndonjë  histori me pushtet  “demokratësh” të rinjve  dhe të rikthyerve,  gajasi  dhe proftasi  po deshe, por  mos u premto  shpesh “marrje  pushteti” zoti Basha, sepse është  dava  e humbur  për ju edhe në 2021, apo edhe më  tej ndoshta……

Next Post
Komentatorja shqiptare e sportit: Do refuzoja futbollistët, puthin më shumë femra sesa tituj

Komentatorja shqiptare e sportit: Do refuzoja futbollistët, puthin më shumë femra sesa tituj

Comments 1

  1. Dena says:
    6 years ago

    Të lumtë!

    Reply

Leave a Reply to Dena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In